E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet Bordi i Transparencës rrit përsëri çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës rrit përsëri çmimin e naftës dhe të benzinës

0
44

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e radhës të mbajtur këtë të shtunë, më 25 prill, ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Kështu, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, nga sa ishte vendosur në mbledhjen e kaluar, kurse i benzinës me 5 lekë.

Çmimet e reja:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku mund të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në sqarimin e dhënë, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet që në rast se çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër, zbatohet akciza në nivelin 80%. Megjithatë, duke qenë se çmimet aktuale janë nën këtë kufi, do të vijojë zbatimi i plotë i akcizës në masën 100%.

Zjarr Tv Ad