E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Briken Calja është fantastik, siguron titullin Kampion Bote dhe dy medalje argjendi

Briken Calja është fantastik, siguron titullin Kampion Bote dhe dy medalje argjendi

0
33
Zjarr Televizion Adccccc

Briken Calja ka shkruar historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi ne shtyje dhe dygarësh.

Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qene ndër të fundit që u ngjit në pedane duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.

Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë ne tentatvën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses. Për fat të keq, indoneziani Abdullau realizoi provën e fundit në pesëën 192 kg dëe i mori medaljen e arte ne shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullau e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram më shumë se Calja. Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.

Zjarr Tv Ad