E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME ‘Burra që vrasin gratë’, sociologu zbulon pse ndodhin dhe nga se nxiten...

‘Burra që vrasin gratë’, sociologu zbulon pse ndodhin dhe nga se nxiten krimet e tmerrshme

0
142
Zjarr Televizion Adccccc

Vrasja e grave nga burrat është një fenomen shumë shqetësues dhe në rritje. E fundit ishte ngjarja e rëndë që ndodhi dy netë më parë në Fier, ku Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, në prani të dy fëmijëve të mitur.Sociologu Gëzim Tushi thotë se është një fenomen i nxitur edhe nga mentaliteti në vendin tonë. Ai shton se ndikojnë edhe probleme të shëndetit mendor, por ajo që është më shqetësuese sipas tij është një problem i shoqërisë, si koncepti për gratë, që duan t’i kontrollojnë dhe disa komponentë tradicionalë që nxisin krimet e rënda brenda familjes.
“Gjithmonë gjejmë arsye të shëndetit mendor për vrasësin, por kam përshtypjen se kemi një kornizë kulturore në shoqëri, një koncept maskilist dhe totalitar. Nuk e përjashtoj rastin se janë probleme të shëndetit, por kemi një problem në shoqëri që nuk po rregullohet, koncepti që kanë për gratë, duan t’i kontrollojnë, është një problem i shoqërisë, janë disa komponentë tradicionalë, kulturorë, që nxisin këto krime. Mentaliteti është më i fortë se problemet mendore. Për mua është përtej kësaj gjëje”, u shpreh Tushi për ‘Shqipëria Live’.

Zjarr Tv Ad