E martë, Korrik 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Çfarë mund të bëhet në një shesh 100 m2 në mes të...

“Çfarë mund të bëhet në një shesh 100 m2 në mes të 5 pallateve? Një pallat tjetër sigurisht!”-Shihni marrëzinë më të fundit që vjen nga ndërtimet në Tiranë

0
513
Zjarr Televizion Adccccc

Kur vjen fjala te ndërtimet, ato dihet që në shumicën e rasteve janë kaotike në Tiranë, me pallate ngjitur mes tyre, e që nuk respektohen as hapësirat e gjelbërta.

Por çudia e radhës që ka vjedhur vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme është ajo që ndodh në zonën e Unazës së Re, ose siç njihet ndryshe zonën e Astirit, ku në sheshin mes 5 pallateve, po ngrihet një tjetër pallat.

Ka qenë aktivisti Endri Tafani ai që ka publikuar i pari fotot e kësaj masakre, teksa thotë se gjithësecili prej nesh të dalë në dritare, dhe të shohë betonizimin që i është bërë çdo zone të kryeqytetit, duke zhdukur çdo gricmë të mbetur të historisë dhe kujtimeve.

Postimi i Tafanit:

E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?

Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues. Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre.

Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj. Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra. Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë.

Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër.

Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.

Zjarr Tv Ad