Adela Hysenaj, u arrestua në datën 24 Korrik me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ajo ka mbajtur postin e drejtorës së Taksave dhe Urbanistikës dhe më herët nënkryetare e bashkisë së Fierit. Sipas prokurorisë, përveç të tjerash Adela Hysenaj, nuk ka marrë masa për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet publike.
Prokuroria e Fierit, pas një hetimi disamujor zbuloi se 4 zyrtarë shpërdoruan detyrën, duke shkaktuar një dëm financiar prej 422 mijë eurosh. Kjo është një goditje e Prokurorisë së Fierit, e cila në mënyrë të pavarur ka bërë një punë të mirë por, ne si media na duhet ta shofim në mënyrë kritike.
Nëse vetëm njerën nga këto vepra do e kishte një qyetetar i thjeshtë, a do e përkedhelnin njësoj????
Vepra penale e shpërdorimit të detyrës është një ndër veprat penale më të zakonshme në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në legjislacionin penal të Shqipërisë. Ajo është e parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Kryerja ose moskryerja e veprimeve apo mosveprimeve në kundërshtim me ligjin nga ana e personit që ushtron funksione publike, duke dëmtuar interesat e shtetasve ose të shtetit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
”Në raste më të rënda, nëse vepra lidhet me vepra të tjera penale (p.sh. korrupsion aktiv/pasiv), mund të ketë edhe akuza shtesë.
Ku janë këto akuza???
Shpërdorimi i fondeve publike (Neni 248/a): Lidhet me keqpërdorimin e buxhetit apo mjeteve financiare publike. Në datën 27 Korrik u mbajt gjyqi i rivlerësimit në të cilin Adela Hysenaj, nuk u paraqit pasi sipas avokatit të saj ishte në gjendje të rënduar psiqike gjë e cila nuk është aspak e vertet dhe lidhur me kete do te kemi nje informacion te detajuar ne ditet ne vijim. Ne kete seanc morem vesh se cila ishte detyra e një këshilltareje të kryetarit përgjigje të cilën e dha në seancë avokati mbrojtës kur pyeti gjyqtarja e çështjes: Çfarë pune bën një këshilltare? (post ky i mbajtur nga Hysenaj muajt e fundit para se të arrestohej)
Dhe përgjigja ishte e thjeshtë: Kur Kryetari ka nevojë, ajo shkon.
Në vijim Zjarr Televizion do coj deri në fund investigimin pse policia e Fierit nuk bashkëpunon për të bërë të mundur arrestimin e Armando Subashit, i cili është po kaq fajtor ose ndoshta dhe më shumë.
Shumë shpejt do të zbardhin fakte dhe detaje se si qytetarët fierak vuajnë shumë padrejtësi nga një kryetar që bën haremet e tij brenda institucionit të bashkisë me taksat e komunitetit!




