E enjte, Maj 28, 2026
Ballina Aktualitet Cllevio paraqitet në GJKKO, thirrje publike për Noizyn: Hajde përballu!

Cllevio paraqitet në GJKKO, thirrje publike për Noizyn: Hajde përballu!

0
11

Reperi Kleviol Ahmeti është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku ka marrë pjesë në seancën gjyqësore që lidhet me çështjen ndaj Laert Haxhiu. Seanca e kësaj të enjteje është shtyrë, pasi nuk ishin të pranishëm reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe as familjarët e tij.

Në një prononcim të shkurtër per mediat jashtë ambienteve të Gjykatës, Cllevio i ka bërë thirrje Noizyt që të marrë pjesë në seancat gjyqësore, duke u shprehur më tej se mungesa e palës tjetër e shtyn procesin dhe se ai vetë është paraqitur rregullisht sipas thirrjes së togave të zeza.

Gjatë fjalës së tij reperi nuk kurseu as ironitë dhe shakatë duke thënë se në seancën e ardhshme do i duhet edhe një veshje tjetër, e kjo ka kostot e veta.

“Se mungon ai të vij unë për pak këtu? Të vijë të përballet këtu, të japë intervistat që jap unë, a do gjejmë zgjidhje apo nuk do e gjejmë. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Unë do vij të paraqitem këtu se më thanë të paraqitem. Te procesi i parë sa kam qenë i akuzuar, atje kam qenë nën një pozicion tjetër, sot kam qenë në një pozicion tjetër.

Sot ishte seancë miqësore dhe mu drejtua gjyqtari miqësisht, korrektësisht më pyeti për datën e ardhshme që mos të kisha unë problem, gjetëm një zgjidhje për datën e ardhshme. Thjesht tani po iki me kokën mbrapa se duhet të vij prapë, edhe herën tjetër duhet të gjej një veshje tjetër se s’mund të vij prapë me këtë veshje. Nuk do vijmë tani me të njëjtën veshje, e vesh dhe dy herë, por jo te kjo seancë, kupton”, tha reperi.

Ai gjithashtu vlerësoi funksionimin e institucioneve të drejtësisë, duke u shprehur se krijimi i SPAK dhe GJKKO është një zhvillim pozitiv për sistemin e drejtësisë në vend.

“SPAK dhe GJKKO shyqyr që janë krijuar, shyqyr. Këtë opinion kam, mirë që i kemi”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad