E enjte, Qershor 18, 2026
Ballina Aktualitet Deputetët e Partisë Demokratike shkojnë me pankarta në Kuvend: Na gjeni një...

Deputetët e Partisë Demokratike shkojnë me pankarta në Kuvend: Na gjeni një ministri pa korrupsion!

0
11

Në seancën plenare në Kuvend deputetë të Partisë Demokratike u paraqitën në Kuvend me pankarta në duar, ku shkruheshin mesazhe si “Rama në burg, Belinda në burg” dhe “Na gjeni një ministri pa korrupsion”.

Opozita e cilëson aksionin si një formë proteste kundër asaj që e konsideron korrupsion të përhapur në qeveri, ndërsa kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për zyrtarët e akuzuar për abuzime.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit këtë të enjte zhvillohet protesta e 19-të ku qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim politik, luftë ndaj korrupsionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga drejtuesit e qeverisë.

Zjarr Tv Ad