Join our community of SUBSCRIBERS and be part of the conversation.
To subscribe, simply enter your email address on our website or click the subscribe button below. Don't worry, we respect your privacy and won't spam your inbox. Your information is safe with us.
Dy ligjvënës hungarezë u dëbuan nga selia e televizionit shtetëror, pasi bënë përpjekje të transmetojnë një peticion kundër politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.
Deputetët e pavarur janë tërhequr zvarrë jashtë ndërtesës në Budapest, pasi kanë tentuar të shmangin rojet e sigurisë.
Nje prej deputeteve e transmetoi incidentin drejtpërdrejt në Facebook. Dy ligjvënësit kanë qenë në mesin e dhjetëra të tjerëve që kanë kaluar natën në zyrat e kanalit kryesor të lajmeve MTVA, në përpjekje për të transmetuar listën e kërkesave.
Peticioni bën thirrje për tërheqjen e, siç thuhet, “ligjeve të skllavërisë” dhe për media e gjykata të pavarura. Në Buapest po zhvillohen protesta antiqeveritare që disa ditë.