Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK

Share

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mile, është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes apo çështjen për të cilën deputetja është kërkuar të japë shpjegime.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se burime shumë të sigurta i kanë deklaruar se Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje. 

SPAK po heton dyshimet se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste.

Sipas informacioneve, dosja në fjalë ka mbërritur në SPAK nga Elbasani. Hetimet lidhen me dyshime për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve të tjera për të ndikuar te votuesit gjatë procesit zgjedhor.

Sara Mila është deputetja më e votuar në qarkun e Elbasanit, ndërsa paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme vjen në kuadër të hetimeve për këtë çështje. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me objektin e plotë të hetimit apo cilësinë në të cilën është thirrur deputetja. Gjithashtu, nuk ka të dhëna nëse ndaj saj ekziston ndonjë akuzë konkrete.

Deputetja e qarkut të Elbasanit, sot në SPAK është thirrur në rolin e deklarueses. Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mile nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Read more

Local News