E enjte, Maj 21, 2026
Ballina Aktualitet Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Jetonte me mua deri...

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk

0
9

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur sot në GJKKO ku ka dëshmuar në gjyqin për pasuritë e të birit.

Në dëshminë e tij babai i Ervis Martinajt tha se djali i tij merrej me pika llotosh me licencë dhe se kishte të shlyer çdo detyrim të bizneseve të tij. Për banesën të cilën Ervis Martinaj i kishte falur Elio Hatos, ai shprehu se i biri e bëri në shenjë respekti sepse ky i fundit i kishte shpëtuar jetën.

Më tej ai shpjegoi se Ervisi në vitin 2018 iku nga Tirana dhe shkoi të jetonte me të në Laç, ku sipas tij qëndroi deri ditën kur u zhduk, më datën 9 gusht 2022. Martinaj tha gjithashtu se pas zhdukjes së të birit policia i ka shkuar 23 herë në shtëpi.

Pjesë nga dëshmia e Mustafa Martinajt:

Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë se mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati union e kam patur unë, është llogari transfertash, lotari fati unë personalisht skam patur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vëlla kanë patur prokurë për të kryer veprime me mati union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij. Jemi përballur tek ansambli çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë… A.  Kaçorri është nipi im, Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14 vjeçar (e pyeti prokurorja çfarë marrëdhëniesh ka Ervisi me nipin). A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje fjala bie 1000 € se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar me lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë tek pastrimi i parave. Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe është vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato, djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjell shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.

Në 2018, ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022. Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë, pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, në dijeninë time asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Zjarr Tv Ad