E martë, Gusht 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dhuna në familje, 1500 gra kërkuan urdhër mbrojtje në tre vite në...

Dhuna në familje, 1500 gra kërkuan urdhër mbrojtje në tre vite në Shkodër

0
77

1500 gra i janë drejtuar gjykatës së Shkodrës në tre vitet e fundit me kërkesë padi për urdhër mbrojtje, por vetëm 1 e 3 e tyre e ka përfituar mbrojtje. Mbi bazë të këtyre shifrave të frikshme, 22 shoqatave akuzuan institucionet për dështim.

1500 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtje në qarkun e Shkodrës në tre vitet e fundit për ti shpëtuar dhunës në familje.

Por vetëm 500 prej tyre e kanë përfituar.

Denada Shpuza: Edhe pse dhuna në familje konsiderohet nga kodi penal si vepër penale fatkeqësisht nga shoqëria dhe ndonjëherë dhe nga institucionet vazhdon ende të mos konsiderohetnjë vepër e tillë.

Shifrat e frikshme u bënë të ditura nga përfaqësues të 22 shoqatave të shoqërisë civile në Shkodër në një reagim kundër dhunës ndaj grave, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Rreshën e Durrës.

Denada Shpuza: Shprehim indinjatën, zhgenjimin, dhe shqetësimin e madh që lidhet me pafuqinë e organeve kompetente shtetërore për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet e dhunës që ndodhin ndaj vajzave e grave.

3 janë kërkesat kryesore të këtyre shoqatave përballë këtij realiteti të zymtë.

Denada Shpuza: Dinjiteti njerëzor i vajzave dhe i grave të respektohet dhe të mbrohet me cdo kusht. Sistemi i mbrojtjes në rang kombetare të jetë funksional për çdo individ, duke i kushtuar rëndësinë e duhur çështjeve që kanë lidhje me dhunën në familje.Ashpërsimin e masave ndaj dhunuesve dhe trajtim të detyrueshëm rehabilitues për secilin prej tyre.

Hapi i radhës që do të ndërmarrin këto shoqata është hartimi i një peticioni ku do të kërkojnë forcimin e reagimit të institucioneve përballë burrave që dhunojnë gratë.

 

Zjarr Tv Ad