E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Distria Krasniqi përsëri na bën krenarë, xhudistja shqiptare fiton medalje të artë...

Distria Krasniqi përsëri na bën krenarë, xhudistja shqiptare fiton medalje të artë në Portugali

0
67

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix që u mbajt në Portugali. Shqiptarja ka mposhtur në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz, teksa një veprim fantastik i saj ka shtrirë në tokë kundërshtaren për të siguruar pikët që në fund ishin deçizive.

Distria e kishte garën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, teksa për të shkuar në finale kaloi edhe katër kundërshtare të tjera. Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios, Krasniqi e nis mbarë vitin me një tjetër sukses të merituar, duke treguar edhe njëherë se xhudo në Kosovë është ndër sportet më të suksesshme.

Zjarr Tv Ad