E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Dosja ‘Partizani, ja kur mund të përballen në gjyq Edi Rama dhe...

Dosja ‘Partizani, ja kur mund të përballen në gjyq Edi Rama dhe Sali Berisha

0
24

Kryeministri Edi Rama pritet të thirret si dëshmitar në seancat e radhës që do të mbahet për dosjen “Partizani”, pasi është kërkuar si dëshmitar për kohën kur ka qenë ish-kreu i Bashkisë së Tiranës. Kërkesa e Sali Berishës është pranuar nga Gjykata e Posaçme.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ballafaqim Rama-Berisha, të cilët siç e ka cilësuar kryedemokrati do të jetë “përballja e shekullit”. Megjithatë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan u diskutua se kur mund të jetë data më e përafërt e këtij ballafaqimi, nëse do të ndodhë…

Blendi Fevziu: A ka një datë të përafërt se kur duhet të zhvillohet kjo seancë?

Eugen Beci: Duke iu referuar faktit që është provë e mbrojtjes, e kërkuar nga mbrojtja. Duke iu referuar faktit që ka shumë dëshmitarë të tjerë, që do mblidhen dhe do thirren për shqyrtim nga prokuroria, do të kemi një kohë të gjatë për të diskutuar nëse do të shkojë, apo jo kryeministri.

Klodiana Lala: Ndoshta nga fundi i dhjetorit, ose fillimi i janarit të vitit të ardhshëm.

Eni Ferhati: Ndoshta e “karikuam” në publik që do të kemi një përballje nesër. Mbas verës mendohet, sepse vetëm lista e SPAK, që ka kërkuar si dëshmitarë, duke nisur nga 30 prilli, që janë 7 dëshmitarët e parë në mos gaboj, por ndërkohë që janë më shumë se 30 dëshmitarë që do të pyeten, duhen disa seanca. Muaji gusht është pushim, mendoj që ndoshta nga tetori do të jemi në këto ujëra.

Zjarr Tv Ad