E martë, Korrik 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Drejtoi për 12 vite, Xhelal Mziu nuk pranon të shkojë në Foltoren...

Drejtoi për 12 vite, Xhelal Mziu nuk pranon të shkojë në Foltoren e Berishës në Kamëz: Nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Xhelal Mziu ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të jetë i pranishëm në Foltoren e ditës së sotme që do të organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha në qytetin që ai ka drejtuar prej 12 vitesh.

Xhelal Mziu mbajti postin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz për 3 mandate deri në vitin 2019, kur Lulzim Basha i urdhëroi që të bojkotonin zgjedhjet lokale. Mziu deklaroi ne Top News se nuk deshiron qe ti hedhe benzine zjarrit.

“Takimi i sotëm do të jetë do të ketë pjesëmarrje e entuziazëm, është një zonë me shumicë bindje të djathtë, e për shkak origjinës dhe persekutimit që kanë pasur. Do të ketë pjesëmarrje, unë nuk do të jem pjesë e kësaj, nuk është se kam gjë me qytetarët e Kamzës, unë  i quaj pjesë organike të jetës sime. Jo se nuk kam ndonjë gjë me Sali Berishën, e gjykoj pjesëmarrjen e personave me një mandat politik, sikur ndikon pozitivisht në hendekun e PD-së, ose sikur i hidhet benzinë zjarrit të ndezur. Zjarri është gjë e pozitive, sepse fillohen e angazhohen njerëz, i jep besim“, tha Mziu.

Gjithashtu ai u shpreh se Foltorja mund t’i japë shpresë demokratët, por kjo nuk është për zotin Basha, por është për një faktor të vetëm që është rrëzimi i Ramës. “Çdo demokrat e di se kush është kundërshtar i tij, i vetmi është sot Edi Rama“, theksoi Mziu.

 

Zjarr Tv Ad