Deklarata e Mira Kazhanit dhe Dritan Hilës kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.
Vetëm pak orë pas vr asjes tr agjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.
Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: ‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’
Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi therëse regjisori i njohur Kastriot Çipi.
‘’Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës.’




