E shtunë, Gusht 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Dy ditë më parë Rama shpalli Shqipërinë si superfuqi energjetike, sot shpalli...

Dy ditë më parë Rama shpalli Shqipërinë si superfuqi energjetike, sot shpalli krizën e rëndë

0
53

Dy ditë më parë, Top Channel lajmëroi me të madhe se kryeministri shqiptar, Edi Rama i kishte befasuar të pranishmit në një konferencë botërore në Abu Dabi të Emirateve.

‘Rama nënvizoi se Shqipëria ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike që prej vitit 2014 dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë,’ raportonte që në titull Top Channel.

‘Jemi të përqëndruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë’, tha Rama.

Por kryeministri vizionar nuk e kishte planifikuar krizën energjetike që mbërriti brenda dy ditësh. Në një konferencë me tone paniku dhe horrori, ai shpalli se na pret një krizë tronditëse, më e rëndë se pandemia dhe tërmeti.

Rama tha se shumë shpejt do të përballemi me çmime marramendëse.

Nëse i parashikon kështu krizat dhe nëse i menaxhon siç ka bërë me tërmetin dhe pandeminë, mjerë vendi.

Zjarr Tv Ad