E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina LAJME “E kam takuar para se t’i njihja djalin”, moderatorja flet për marrëdhënien...

“E kam takuar para se t’i njihja djalin”, moderatorja flet për marrëdhënien me Jozefina Topallin

0
67

Prej disa kohësh, moderatorja sportive, Cindy Marina është duke përfolur se është në një lidhje me djalin e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, Genarin.

Mirëpo, sot ajo e ka pranuar publikisht, duke theksuar se politikanen e ka njohur përpara se të lidhej me të birin e saj. Cindy ka treguar se marrëdhënien me të e ka shumë të mirë.

“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”, u shpreh ajo për Rudina Magjistarin.

Zjarr Tv Ad