Ballina Blog Faqe 9117

Lirimi i Edmond Begos, flet avokati i tij: Arrestim është i qëllimshëm nga grekët, çfarë do të bëjmë pas kësaj

0

Pas lirimit nga burg grek i biznesmenit Edmon Bego, ka folur avokati i tij Ardian Leka.

Ai ka thënë se Bego është liruar dhe po kthehet në Shqipëri.

“Edmond Bego ka dalë nga burgu dhe tani po bën tërheqjen e sendeve personale në komisariatin e policisë.

Kjo situatë u krijua për efektet e gabimeve të sistemeve greke. Kjo nuk është një situatë e re. Autoritetet greke i nxjerrin shpesh herë shtetasve shqiptarë.

Çdo ditë në kufi krijohen radha kilometrike për shkak të problemeve që iu nxjerrin edhe personave pa precendentë. Megjithatë situata u qartësua nga autoritetet italiane”, është shprehur Leka.

I pyetur nëse do ketë ankimim nga avokatët e biznesmenit, Leka tha se do të konsultohet me kolegët grekë dhe më pas do nis procedura.

“Kjo është një procedurë që do fillojë në shtetin grek nga avokatët grekë. Pas konsultimit në Shqipëri do fillojmë procedurën. Mendojmë se është një gjë me dashje, jo gabim por ky është mendimi im”, tha avokati i Edmond Begos.

Alarmi i FBI-së: Pas pak ditësh hakerat do sulmojnë bankomatët në gjithë botën

0

Bankomatet në të gjithë botën ndodhen përball një kërcënimi hakerash dhe pritet qe miliona të zhduken nga llogaritë. Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një lidhje të besueshme me bankat dhe është publikuar nga eksperti Brian Krebs.

Sipas FBI paralajmërimi u është dërguar bankave ndërkombëtare të premten duke thënë se hakeret po përgatisin një sulm masiv në bankomatet botërore në ditët në vijim. Raporti thotë që FBI ka mbledhur prova që tregojnë se hakëret po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM.

Analistët kanë paralajmëruar bankierët të ngrënë një skemë të koordinuar mirë globale të quajtur “ATM-cash out”. Mesa duket kriminelët e internetit po planifikojnë të vjedhin procesorin brenda ATM dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të në mbarë botën duke vjedhur miliona brenda disa orëve.

Më të prekura do të jenë bankat e vogla, të cilat nuk i kanë pajisjet të rregulluara sipas standardeve më të fundit të sigurisë./scan/

Radhë kilometrike, bllokohet totalisht qarkullimi në Rrugën e Kombit

0

Rradhe kilometrike makinash jane krijuar në Rrugën e Kombit. Mediat informojne se prej ores 04.30 te mengjesit te sotem deri ne 08:00 ne Piken Kufirare ne Morine kane hyre 33.040 shtetas me 156 autobuze dhe 6700 mjete te vogla.

Sic duket edhe nga fotot e publikuara ne rrjetet sociale, radha e makinave eshte kilometrike dhe mesa duket kjo kerkon ore per tu zhbllokuar nderkohe qe fluksi i levizjes eshte shume i larte.

Një tjetër shkak i bllokimit të qarkullimit nga Morina deri në Urën e Kukësit është edhe problemi me urat e papërfunduara.

Taulant Balla pranon njohjen me Edmond Begon: Nuk është në kërkim

0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka pranuar njohjen e tij me Edmond Begon, i cili u arrestua dy ditë më parë në Korfuz.

Reagimi i Ballës:
Lidhur me 100 akuzat e hedhur për rastin në fjalë nga PD, unë do përgjigjem vetëm për një peëej tyre. A ka qenë ligji i njëjtë për këtë person, po e them shumë qartë, personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij të shkëlqyer, njëri prej tyre është moshatar me tim bir.

Kaq mund të them, për pjesën ligjore përgjigjen e ka dhënë dje më së miri Policia e Shtetit.

Për mua është e rëndëisshme që të hiqet dorë nga përdorimi i njerëzve të zakonshëm për qëllime të hedhjes baltë ndaj politikës.

Është e qartë se pëesoni nuk ka qenë në kërkim në vendin tonë dhe as ka qenë në kërkim ndërkombëtar, në fund të procesit ju mund ta pyesni vetë atë nëse ka pasur një mburojë politike.

Një ditë pas aksidentit ku vdiq gruaja shtatzënë Rama publikon video nga bypassi i Fierit

0

Nje dite pas aksidentit tragjik ku humbi jeten nje grua shtatzene, Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me pamje nga projekti i unazws lindore tw Fierit, ndërsa thotë se në vjeshtë do të nisin punimet për Bypass-in e Fierit që do të çlirojë trafikun e automjeteve drejt jugut për sezonin e ardhshëm veror.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 😊”- ka shkruar Rama në facebook.

 

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë🌹Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit për të mos u ndalur më, do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 😊

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. August 2018

Gruaja kap armën pas dhunës nga burri, parandalohet vrasja në familje në Cërrik

0

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda të një konflikti familjar. Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes arrestohet në flagrancë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë edhe bashkëshortja pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshortin duke qëlluar në ajër me automatik. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe 18 fishekë

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se:

Shtetasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale të parashikuara nga nenet 130/a,278/3 dhe 84 të Kodit Penal.

Kryeministri Edi Rama uron Bajramin: Do rimëkëmbim të gjitha xhamitë

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, me disa pamje nga punët që janë bërë për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë.

Basha uron Kurban Bajramin: Nuk ka sprovë që nuk kalohet me besimin tek Zoti!

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Basha në urimin e tij, thekson se, lutjet e tij shkojnë për njerëzit në nevojë duke shtuar se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim në Zot.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.

Autobusi me turistë përplaset me shkëmbin në Librazhd, i shpëton humnerës

0

Një autobus me turistë eshte aksidentuar në Lunik të Librazhdit diten e sotme, ndërsa udhëtonte drejt zones turistike te Fushë Studen.

Shoferi e ka përplasur autobusin me një shkëmb në pjesën e sipërme, duke rrezikuar që mjeti të të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë.

Por per fat te mire të gjithë turistët kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime.

I bllokon daljen nga parkingu – Shikoni cfare i ben ky shofer makines! (Video)

0

Video: