Ballina Blog Faqe 9119

Humbja e Interit, Spalletti: Për një penallti

0

Humbja 1-0 ndaj Sassuolos është e rëndë, por trajneri i Interit, Luciano Spalletti kërkon qetësi, edhe pse skuadra e tij nuk i pëlqeu aspak në ndeshjen e parë të Serisë A.

Pas përfundimit të ndeshjes, Spalletti deklaroi: “Nuk ndikuan mungesat e Skriniar dhe Nainggolan. Kundërshtari luajti mirë në kundërsulm dhe diti se kur të bënte presion”.

Më pas, trajneri i zikaltërve tregoi pse u humb ndeshja: “E humbëm vetëm për një penallti. Nuk ishim në vështirësi dhe nuk na dominuan. Thjesht na kapën në 2-3 kundërsulme dhe episodi që zgjidhi gjithçka ishte ai i 11-metërshit”.

I riu humbi jetën sot me motorr, mesazhi i ndjerë i ish-kryebashkiakut: “Do mbetesh në zemrat tona”

0

foto ilustruese

Ervis Taka 33 vjeç ka ndërruar jetë sot teksa ishte duke udhëtuar më motor dhe u përplas nga një makinë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, ish-kryebashkiaku i Sarandë, vend nga i cili ishte dhe Ervisi, Stefan Çipa ka reaguar duke shkruar një mesazh të ndjerë për të.

Çipa në një postim në Facebook, shkruan se Ervis, do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

Postimi plotë i Stefan Çipës

Cfare dite e zeze kjo e sotme Visi per ty, familjen tende, dhe ne miqte e tu!

Si ike kaq heret nga jeta, nuk mund ta besojme! Kishe kaq endrra dhe deshira per

Tentoi të godiste me thikë policët, vritet i riu në Spanjë

0

Një person është qëlluar për vdekje nga ana e policisë në Spanjë, pasi kishte sulmuar me thikë vetë efektivët.

Personi rreth të 30-tave mësohet se ka thërritur ‘’Allahu Ekber” dhe pas kësaj ka tentuar që të qëllojë me thikë në drejtim të policëve.

Derimë tani mediat raportojnë se i riu ka qenë me orgjinë algjeriane, dhe ngjarja është cilësuar si terroriste.

Ngjarja  ndodhi rreth orës 6 në një stacion policor në Cornella në periferi të kryeqytetit katalanas, i cili aktualisht është i mbyllur nga hetuesit.

Shqiptarët janë populli më gjumash në botë! Ja statistikat

0

Derisa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem. Të paktën, kjo konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli.

Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.

Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.

Në rajon pothuajse është e vetmja Serbia që është etiketuar në hartë. Amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë. Brazili është në vendin e dytë me 56.628.

Policia filmon me dronë parakalimet e manovrat e gabuara në rrugë (Video)

0

Policia e shtetit ka nisur monitorimin e rrugeve me drone te pajisur me kamera qe filmojne parakalimet dhe manovrat e gabuara ne akset kombetare. Lajmi konfirmohet nga nje video e hedhur ne faqen e policise se shtetit dhe Ministrise se Brendshme.

Droni i policise se shtetit dokumenton me pamje shkeljen rrugore dhe te dhenat e mjeti qe kryen kundravajtjen i dergohen patrullave ne terren qe bejne ndalimin e makines dhe vendosin me pas masat ndaj shofereve kundravajtes.

Postimi i policise: Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.
Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON👮♂Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;

2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/398192654041286/

Zbulohet vlerësimi, si i shpëtoi vetingut kryeprokurorja Arta Marku!

0

Kontrolli i pasurisë është një ndër tri kriteret kyçe të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Megjithatë, ky kriter është testuar si më efikasi në praktikën e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke rrëzuar shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga sistemi.

Një analizë e vendimeve të arsyetuara të KPKsë tregon megjithatë se vendimet e shkarkimit përmbajnë shkelje në të paktën dy prej pikave të nenit 61 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar…”. “Deklarimi i pamjaftueshëm” ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimet e arsyetuara në faqen e vet zyrtare.

Në shumicë, subjektet e vetingut janë ndëshkuar edhe për “cenim të besimit të publikut te drejtësia”, ndërsa një numër më i vogël kanë rezultuar me pasuri sa dyfishi i asaj që mund të argumentonin ligjërisht. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vlerësime edhe për zyrtarët që i mbijetuan procesit. Për 3 nga 12 gjykatësit e prokurorët e konfirmuar, KPK-ja ka dhënë vlerësim minimal të aftësive profesionale, në katër raste vlerësimi ka qenë maksimal, ndërsa në rastet e tjera subjekti është cilësuar “i pranueshëm” apo “i mjaftueshëm”.

Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas 48 seancash dëgjimore, deri në fillim të gushtit janë shkarkuar 27 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë rikonfirmuar në detyrë 21 subjekte.

Megjithatë, një pjesë e mirë e vendimeve të shkarkimit janë apeluar nga gjykatësit dhe prokurorët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Po ashtu, edhe disa prej konfirmimeve nga KPK-ja janë apeluar nga Komisioneri Publik edhe me këmbënguljen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përfshi këtu edhe konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Deri tani, KPA-ja ka marrë dy vendime në dhomë këshillimi pa i dërguar çështjet në seancë gjyqësore, duke i dhënë formë të prerë shkarkimit të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva.

ARSYET PAS SHKARKIMEVE

Procesi mbështetet në ndryshimet kushtetuese të verës së vitit 2016 dhe ligjit nr. 84/2016 për “Rivlerësimin kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëve”, i cili parashikon në nenin 61 se shkarkimi vendoset për pesë arsye që përfshijnë: deklarimin e më shumë se dyfishin e pasurisë që mund të justifikohet me të ardhura të ligjshme, kontaktet me krimin e organizuar apo kontaktet e papërshtatshme, deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, paaftësinë dhe në pikën e pestë “cenimin e besimit të publikut te drejtësia”.

BIRN gjeti pas një analize të vendimeve të zbardhura, se në të gjitha rastet kur është aplikuar shkarkimi, gjykatësit dhe prokurorët e shkarkuar kishin bërë të paktën deklarim të pamjaftueshëm “për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë”, sipas pikës 3 të nenit 61, të ligjit 84 për “Rivlerësimin kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëve”. Ndërkohë, në tri raste në vendimet e zbardhura, KPK-ja thotë se veç shkeljes së pikës tre, është provuar se ishte “cenuar besimi i publikut te drejtësia”.

Këtu përfshiheshin anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjykatësi Besim Trezhnjeva dhe prokurori Gentian Trenova. Në 2 raste, përfshi ishanëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe prokuroren Besa Nikëhasani, shkarkimi është dhënë për mospërmbushje të pikës 3 dhe po ashtu pikës një të ligjit, ndërsa KPK-ja ka arsyetuar se pasuria e deklaruar prej tyre ishte më shumë se dyfishi i pasurisë që mund të justifikohej nga të ardhurat e ligjshme. Në dy nga 7 shkarkimet, subjektet janë konsideruar shkelës të vetëm njërës prej 5 pikave. Sipas vendimeve të zbardhura, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, dhe prokurori i Apelit, Luan Kaloçi, nuk kishin bërë “deklarim të mjaftueshëm” për kriterin e pasurisë. Ndërkohë, në rastin e prokurorit Gentian Trenova, KPK-ja thotë se shkarkimi është bërë bazuar në tri pika të ligjit për rivlerësimin. Trenova, sipas treshes së KPK-së që shqyrtoi çështjen e tij, kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm, ka cenuar besimin e publikut te drejtësia dhe është cilësuar i paaftë profesionalisht.

VLERËSIMI I PROFESIONALIZMIT

Profesionalizmi sidoqoftë është shqyrtuar gjerësisht në rastet kur gjykatësit dhe prokurorët kanë marrë konfirmimin, ku shumica e “kaluesve” janë vlerësuar nga KPK-ja me cilësimet “aftësi minimale, aftësi të mjaftueshme dhe aftësi të pranueshme”. Ndërkohë në një rast, relatori i cili bën edhe vlerësimin profesional, është shprehur se “Nuk kishte dyshim për aftësitë”. Ligji për rivlerësimin ka parashikuar në fakt tri shkallë për kriterin e aftësisë profesionale: “I aftë, me mangësi dhe i papërshtatshëm”.

Nga vendimet e zbardhura deri tani, BIRN-i gjeti se në të gjitha rastet e konfirmimit në detyrë KPK-ja i ka cilësuar gjykatësit apo prokurorët të aftë, duke aplikuar vetë pikën e parë të nenit 44, të ligjit për rivlerësimin dhe megjithëse ka shprehur rezerva në disa raste, duke i cilësuar aftësitë minimale, nuk ka aplikuar deri tani të drejtën për të rekomanduar program trajnimi pranë Shkollës së Magjistraturës. Në një nga këto raste, KPK-ja gjeti siç thuhet në vendimin e zbardhur për gjyqtaren Alma Brati, vendime të cilave u mungonte qartësia apo ishin shkruar me gabime drejtshkrimore.

Me vlerësim minimal kaloi procesin edhe gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, por në këtë rast KPK-ja gjeti si problem vonesat në zbardhjen e vendimeve. Ndërkohë, me notën “pranueshëm” në aftësitë profesionale u vlerësua Kryeprokurorja Arta Marku dhe prokurorja Anila Leka. Në vlerësimin profesional të Markut, KPK-ja tha se gjeti “mangësi formale”, por nuk i cilësoi këto si “shkarkuese”.

Në disa raste të tjera, përfshi atë të Gjykatëses Kushtetuese, Vitore Tushe, KPK-ja nuk ka bërë cilësim të veçantë të aftësive, por ka theksuar se subjekti arrinte “nivel të besueshëm”. Më mirë në vlerësimin profesional kanë rezultuar kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe gjyqtarja Marçela Shehu.

Të katërt, sipas KPKsë, kanë treguar profesionalizëm të lartë. Megjithatë, Dedja dhe Islamaj nuk e kanë mbyllur procesin, pasi vendimet për konfirmimin e tyre janë ankimuar tashmë nga Komisioneri Publik dhe pritet të shqyrtohen edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit./BIRN

Lezhjani rrezikon jetën në det për të shpëtuar dy vajza nga Kosova

0

Dy adoleshente nga Kosova kanë qenë me fat pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga rojat bregdetare në zonë.

Ngjarja ndodhi kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.

Edhe pse në distance të largët vrojtuese Lucjano Marku arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin te notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij, shkruan OraNews.

Ai tregoi se gjatë transportit të tyre kishte pire mjaft ujë duke u përpjekur që t’i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.

Tragjedia në Itali, zbardhet lista e urave të rrezikshme në Shqipëri

0

Ura e Tapizës, në dalje të segmentit Kamëz-Fushë Krujë, e ndërtuar në vitet ’70 , paraqitet në gjendje të degraduar dhe përveç kësaj mungon sinjalistika e cila tregon tonazhin e lejuar të automjeteve të cilat mund të kalojnë mbi të.

Kushtet teknike të disa prej urave të ndërtuara para viteve ’90 në vendin tonë janë në gjendje të dobët, edhe pse qarkullimi i automjeteve është i lartë. Më alarmante gjendja paraqitet tek urat e Dragotit dhe ajo e Leklit në Tepelenë. Tv Klan mëson se një ndërhyrje emergjente kërkojnë edhe ura e Zemblakut ne Korçë dhe ajo e Kaludhit në Përmetit.

Burime zyrtare nga ARRSH bëjnë me dije se edhe dhjetëra ura të tjera kërkojnë ndërhyrje për shkak të gjendjes së amortizuar. Ky autoritet ka bërë gati edhe studimin e këtyre ndërtimeve infrastrukturore si dhe fondin e nevojshëm për ndërhyrje.

Përveç ndërhyrjeve teknike Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë nisur edhe një inspektim të sistemit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale për tregimin e peshës së lejuar për kalimin e mjeteve mbi këto ura.

Pas ngjarjes tragjike në Genova të Italisë ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 41 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, ekspertët e ndërtimit në Shqipëri ngritën alarmin për strukturat rrugore dhe godinat e ndërtuara përpara viteve ’90, të cilat sipas tyre kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi nuk janë të sigurta.

Shifra e frikshme, Ferrari fiton 69 mijë euro për çdo makinë të re të shitur. (Lista e plote)

0

Shpeshherë flitet për “premium” duke iu referuar imazhit, ekskluzivitetit dhe përmbajtjes.

Megjithatë, gara për produkte luksoze, përfaqëson për prodhuesit një prej zgjidhjeve më të efektshme për të rregulluar të ardhurat pa qenë e nevojshme që të zhvlerësojnë produktet e tyre me ulje të tepruara.

Për një shtëpi automobilistike, “të hysh” në segmentin premium do të thotë të ofrosh një veturë me një çmim të lartë, që zakonisht nuk përputhet me atë që të ofron automjeti dhe veçoritë e tij ekstra, shkruan revista automobilistike “HDMOTORI”.

Këtë e shohim më së miri në fushën e elektronikës së konsumit (ku “Apple” që la marzhin më të lartë të fitimit për çdo smartfon të shituar) dhe konfirmohet edhe në sektorin automobilistik, sipas një studimi të kryer nga profesori i ekonomisë i Universitetit të Duisburgut, Ferdinand Dudenhoffer, ku “Ferrari” është marka automobilistike me marzhin më të lartë të fitimit në gjashtë muajt e parë të vitit.

Me një fitim prej 69 000 eurosh për çdo veturë të re të shitur, prodhuesi i superveturave në Maranelo mund të gëzojë nga të ardhura të shkëlqyera. Kjo është meritë e disa faktorëve, si ekskluziviteti i markës që mundëson rritjen e çmimeve, prodhini në seri i kontrolluar (me lista të gjata pritjeje që rrisin edhe më shumë joshjen nga produktet), por mbi të gjitha aftësia e punonjësve të marketinut të “Ferrari”-t për të propozuar programe personalizimi shumë fitimprurëse, në gjendje të rrisin vlerën bazë me më shumë se 50%.

Nëse tek “Ferrari” arrijnë të bëjnë më mirë nga të gjithë (ne fakt disa prodhues is “Lamborghini” dhe “Rolls-Royce” nuk i bëjnë publike këto të dhëna) prodhuesit e “Porche” nuk mund të qahen, me 17 000 euro fitin për çdo veturë të shitur. Marzhi i fitimit nga prodhuesi i Zufenhauzen është rreth dy herë më i lartë se sa prodhuesit e tjerë gjermanë, si BMW-ja, “Audi” dhe “Mercedes-Benz”, të ardhurat e të cilëve janë rreth 9 000 euro për veturë, transmeton Atsh.

Më pak eficent është “Maserati” (5 000 euro), për të mos folur pastaj për “Jaguar” dhe “Land Rover”, që fitojnë vetëm 800 euro për veturë.

Por, mes prodhuesve të markave “premium” dhe “luksoze”, ka edhe më keq, madje harzhojnë para për çdo veturë të shitur, ky është rasti i “Tesla” (- 11 000 euro) dhe “Bentley” (- 17 000 euro).

Por arsyeja e këtyre shpenzimeve vjen për shkak të mungesës së të ardhurave nga investimet e rëndësishme që dy markat kanë bërë, në njërën anë për të rritur gamën e produkteve dhe në tjetrën për të nxitur elektrifikimin. Një situatë e përkohshme, pra janë në pritje të momentit të kthesës (çasti në të cilin fillohen rekuperohen investimet e bëra dhe gjenerohen të ardhura).

Çiftit mysliman i refuzohet shtetësia zviceriane për një detaj shumë të çuditshëm

0

Qyteti zviceran i Lozanës ka bllokuar bllokuar e një çifti mysliman për t’u bërë shtetas zviceran pasi ata refuzonin të shtrëngonin duart me njerëz të gjinisë së kundërt.

Bashkia refuzoi të japë aplikimin e shtetësisë së çiftit për shkak të “mungesës së respektit për barazinë gjinore” tha kryebashkiaku i Lozanës, Gregoire Junod, shkruan DailyMail.

Ai tha se një komision komunal e kishte vënë në dyshim disa muaj më parë për të përcaktuar nëse ata përmbushënin kriteret për shtetësi, por kishin vendosur në vendimin e bërë publik të premten se ata humbën këtë të drejtë.