Ballina Blog Faqe 9160

Shqipëria turpërohet 3-0 nga Kosova

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi thellë ndaj kosovës në miqësoren e zhvilluar në Zyrih, në një ndeshje ku trajneri Panucci pa se si skuadra bëri 90-minutëshin më të keq që kur ai drejton kuqezinjtë. Eksperimentet me formacionin nuk sollën asgjë pozitive, madje, veç disfatës së thellë, përfaqësuesja e Shalandit ishte superiore edhe në lojën e zhvilluar. Rashica dfhe Avdijaj testuan fillimisht prapavijën e Shqipërisë, por ekuilibrat u prishën në minutën e 20 me golin e Arbër Zenelit. Dy zëvendësime të kuqezinjve pa shkuar skuadrat në pushim ishin një sinjal i qartë nga pankina se duhej ndryshuar gjithçka, por disfata e Shqipërisë mori përmasa më të rënda.Në një aksion model të përfaqësueses kosovare, Zeneli shkarkoi në rrjetë të djathtën e tij, i pashqetësuar nga mbrojtja si në rastin e avantazhit. As goli i dytë nuk i zgjoi kuqezinjtë nga loja letargjike, madje prapavija thuajse inekzistente mashtroi Etrit Berishën në një krosim që përfundoi në portë, në tentativën e Zhegrovës. Kosova ruajti e pashqetësuar avantazhin komod, madje mund të kishte shënuar për herë të katërt nëse shtylla nuk do të ndalte goditjen e Taipit. Fatmirësisht disfata erdhi në një miqësore, e njëjtë me atë që rezervon Ukraina në qershor, por trajneri Cristian Panucci mori përgjigjet e kësaj humbjeje që bën të bien këmbanat për Ligën e Kombeve në shtator.

Banesa e bllokuar, dyshime se u përdor nga rrëmbyesit e Çollakut dhe Stafukës

0

Zbulimi i një arsenali armësh në një banesë të braktisur, mund të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale, që kanë ndodhur vitet e fundit në Durrës.

Bëhet fjalë për snajper e silenciatorë, automatikë, pistoletë, si dhe veshje e fenelina të Policisë. Pikërisht, nisur nga uniformat e Policisë, ka dyshime se personat që kanë fshehur armët në apartamentin pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, mund të kenë realizuar rrëmbimin në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut, shkruan “Panorama”.

Po me uniformë Policie ishin të veshur personat që rrëmbyen Enver Stafukën në Fushë-Krujë. Nisur nga ky fakt, grupi hetimor dyshon se mund të kemi të bëjmë me një grup kriminal mjaft të rrezikshëm, duke mos e përjashtuar një lidhje të mundshme të këtij arsenali të zbuluar me dy ngjarjet e mësipërme.

Arsenali i armëve u gjet në apartamentin e 56-vjeçarit Xhevahir Lushka, me orgjinë nga Fieri. Pas sekuestrimit, Policia e Durrësit i ka dërguar në laboratorin e Kriminalistikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale të pazbardhur.

Policia dyshon se arsenali i armëve, mes të cilave edhe katër silenciatorë, krehra me fishekë, fenelina, mjete dhe veshje Policie e kapuça, si dhe sasi e vogël e lëndës narkotike e dyshuar marijuanë, i përket një grupi të strukturuar kriminal, në Durrës e më gjerë.

Ekspertët kriminalistë kanë marrë edhe shenjat e gishtërinjve dhe prova të tjera në vendin ku zbuluan armatimin, me qëllim për të identifikuar poseduesin e tyre. Mësohet se apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xhevair Lushka, 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, banesën, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vite më parë ai e përdorte gjatë periudhës së verës.

Por prej disa kohësh, banorët nuk kishin pikasur asnjë person të futej dhe të dilte nga apartamenti. Hetuesit e Policisë dyshojnë se apartamenti përdorej nga persona me precedentë kriminalë, të cilët e kishin kthyer në strehën e tyre, duke fshehur edhe armatimet dhe uniformat e Policisë, që dyshohet t’i kenë përdorur në aktivitetin e tyre kriminal.

“Personi që kishte në posedim apartamentin, është shpallur në kërkim, por kemi mësuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka emigruar në SHBA. Dyshojmë që ky apartament, në dijeni ose jo të poseduesit, përdorej nga një grup i strukturuar kriminal. Tani, Xhevahir Lushka (pronari) ia ka lënë ndonjë të afërmi apo të njohuri çelësat e apartamentit apo personat ende të panjohur kanë pikasur që ai ndodhej në SHBA dhe kanë hyrë në këto ambiente pa dijeninë e tij, këtë nuk e dimë.

Por, duke marr parasysh faktin se janë gjetur armë, të cilat i disponojnë vetëm grupe kriminale, dyshojmë se kemi të bëjmë me një bandë kriminale që vepron në Durrës e më gjerë”, thanë burime nga grupi hetimor për gazetën, duke shtuar:

“Në rrethin e Durrësit janë disa ngjarjet që kanë ndodhur nga persona të maskuar me uniforma Policie, siç është rrëmbimi dhe më pas ekzekutimi i Gazmend Çollakut, rrëmbimi i Enver Stafukës në Fushë- Krujë, grabitja e dy automjeteve në autostradë, si dhe grabitja e një kambisti në qendër të Durrësit.

Ngjarje, të cilat mbeten ende pa autorë. Ne dyshojmë se këto armë dhe uniforma Policie janë përdorur në këto ngjarje. Por, megjithatë, hetimet do t’i vërtetojnë këto dyshime”, bëjnë të ditur burime pranë Policisë Durrës.

Debate te komisioni i medias Fidel Ylli: Kryeredaktori i ‘RD’ nuk u godit nga policia

0

Opozita ka vijuar strategjinë edhe sot në komisionet parlamentare duke mos lejuar rrjedhën normale. Në Komisionin e Medias kryetarja Albana Vokshi ka rikthyer akuzat ndaj ministrit Xhafaj, ndërsa ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ‘RD’ në protestë, që sipas saj ishte e qëllimshme. Por deputetët e shumicës, ndër të cilët Fidel Ylli u shpreh se kryeredaktori i ‘RD’ nuk ishte në rolin e gazetarit në protestë, pasi vajti dhe futi kokën te policia.

Ndjekje penale për të rinjtë e FRDP që protestuan dje kundër Xhafës

0

Policia referon për ndjekje penale organizatorët e protestës së ditës së djeshme para Ministrisë së Brendshme. Për ndjekje penale janë referuar të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Akuza për të rinjtë e FRPD është organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme. Të rinjtë demokratë protestuan, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhafaj dhe largimin e kryeministrit Rama. Protesta simbolike prej 30 minutash ishte një organizim i Forumeve Rinore të dy partive kryesore të opozitës PD-LSI, të mbështetur dhe nga deputetë të këtyre dy forcave dhe militantë. Në protestë nuk munguan edhe simbolika, si improvizimi i një gomoneje me drogë dhe para saj fotot e Ramës, Tahirit dhe Xhafaj të identifikuar nga opozita si “peshqit e mëdhenj”.

Basha viziton minatorin në spital: Mafia e kromit ka marrë peng qeverinë Rama

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise të Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku. Sipas shefit të opozitës kjo situatë duhet ndalur dhe që të ndalet duhet larguar kjo qeveri.
Në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet ti japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni. Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, e lojërave të fatit kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin.
Duke e cilësuar si pengesën kryesore për Shqipërinë europiane, Basha se qeveria Rama nuk përfaqëson më interesat e popullit por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit.
Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapra në kurriz të shqiptarëve dhe lexohet qartë dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ndaj është një arsye më shumë për gjithë shqiptarët të kuptojnë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit dhe që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Deklaratat Basha i bëri pas vizitës në Spitalin Ushtarak të prej minarorëve që u plagosën dje në minierën e Bulqizës. Basha tha se Selim Zeneli është jashtë rrezikut për jetën.
Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe 31 vjeçari Mentor Xheka, të cilin Selimi u fut ta shpëtonte. Selimi është dëmtuar më rëndë sesa Mentori i cili ndodhet në spitalin e Peshkopisë. Gjendja e tij paraqitet stabël dhe pse mjekët kërkojnë ti bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm në Tiranë.

Arrestohen shqiptaret ne Spanje – Grabiten shtepine e Luis Suarez (Video)

0

Video:

EMRI/ Kush ishte babai i 3 fëmijëve që vrau veten në Fier, si e gjetën familjarët

0

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar vrau veten me armë gjahu.

Kliko per me shume info
Alush Kumanaku rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu, njoftoi policia.

Të afërmit e viktimës janë shprehur për BalkanWeb se 55-vjeçari kishte dalë me delet dhe kur është rikthyer në shtëpi, është mbyllur në dhomë.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali.

Kumanaku ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë, mëson BalkanWeb.

Njoftimi i policisë

“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,” njofton policia.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.

Policia grushton nje grua ne plazh (VIDEO)

0

Policia grushte kokës një gruaje në plazh (Video)
Policia në shtetin amerikan të New Jersery’t ka hapur një hetim pasi një video doli duke treguar një oficer që dhunoi një grua në kokë gjatë një arrestimi.

Pamja, e postuar në mediat sociale të shtunën, tregon tre oficerë të Departamentit të Policisë Wildwood duke u përpjekur të arrestojnë Emily Weinman, 20 vjeç.

Zonja Weinman u akuzua më pas për posedim ilegal të alkoolit në plazh dhe për rezistencë ndaj arrestimit.

SKANDALI/ Ministri kapet mat me një vajzë gjysmë të zhveshur (VIDEO)

0

Një skandal i vërtetë ka kapluar Rusinë këto ditë, kur një ministër i rendësishëm është kapur “mat” me një vajzë gjysmë të zhveshur.

Ngjarja ka ndodhur më datë 25 maj në rajonin Saratov të Rusisë, ndërsa mediat e kanë publikuar sëfundmi.

Policia i ka ndaluar të ty gjatë natës, teksa udhëtonin me makinën e shtetit, të zyrtarit të lartë.

Për ministrin do të ngrihet një komision i posaçëm për të hetuar në lidhje me atë që ndodhi.

Vlorë: 200 Vespa ne qytetin bregdetar

0

Te pershkosh shqiperine me nje vespa. 200 motorriste italiane,me mjetet e ttyre mottorike vespa,prodhime te viteve 70-80,ne nje udhetim turistik ne vendet e ballkanit,ndersa destinacioni i tyre ka qene Vlora ,por edhe zona te tjera turistike. Ne itenerarin e tyre,200 motorristet italiane kane pershkuar Kroacine,Malin e zi,per et vijuar ne territorin shqiptar. dhe padyshim nje vizite en Vlore,nje nga destinacionet e tyre ne kete tur turistik dhe vijim pergjate rivierese shqiptare deri ne sarande dhe vijim ne Greqi. Nje promovim i jashtezakonshem per turizimin shqiptar dhe qytetin e Vlores,cka tregon se Vlora,por edhe Shqiperia mbeten nga detsinacionet e preferuara te turisteve te huaj

Vlora dhe riviera shqiptare,mbeten padyshim ne destinacionet e preferuara te turisteve te huaj,ndersa kete here behet fjale per nje grup prej rreth 200 italiane,ne nje udhetim turistik ne bordin e nje motorri. dhe nje nje promovim i sezonit turistik ne Vlore.