E hënë, Gusht 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Blog Faqe 9163

Jozefina Topalli hedh në gjyq kuvendin!

0

Deputetë dhe ish-deputetë të opozitës dhe pse bojkotuan parlamentin me vullnetin e tyre në periudhat qershor 2014 Janar 2015 dhe shkurt 2017 qershor 2017 kërkojnë pagat e tyre në gjykatë.

Ndër politikanët që kanë trokitur në Gjykatën Administrative janë ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben ristani, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj e Kastriot Islami.

Këta nuk janë të vetmit pasi të njëjtën padi për përfitimin e pagës dhe të drejtave që u lind nga statusi i deputetit kanë depozituar dhe Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha, shkruan Report Tv.

Më herët dëmshpërblim page në gjyq ka fituar kreu i grupit aktual të PD, deputeti Edmond Spaho, ku gjyqtari Emiljano Ruli me vendimin e datës 20.09.2017 i pranoi padinë.

Por përse iu ndalua paga deputetëve dhe ata i janë drejtuar Gjykatës?

Sipas padive gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 –Maj 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore, kërkesat për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës si Kryeministër të cilat kulmuan me ngritjen e çadrës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Daily Mail”: Në Elbasan, aty ku Klodjan Copja kishte ngritur “perandori” me lekët e drogës!

0

Gazetarët e ‘Daily Mail’ kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të investiguar pasuritë e baronit të drogës Klodjan Copja i dënuar me 17 vite burg në ngeli pasi importoi kokainë me vlerë 150 milionë stërlina. Ata kanë zbuluar se lokali më luksoz në Elbasan.

Personi që shihni në foto është Klodjan Copja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtoi një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milionë stërlinave. Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.

Klodjan Copja

“Nuk jemi në lagjen e qejfit në ‘SOHO’ në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin “Living””, shkuan “Daily Mail”

Artikulli vijon me një pyetje: Kush mund të ketë aq shumë para për të ndërtuar një lokal kaq luksoz si ‘Living’ në një qytet si Elbasani?

“Daily Mail” në vijim të artikullit shkruan se, në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. “Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”, theksohet në artikull.

Për mirë apo për keq thotë “Daily Mail” të gjithë në Elbasan e njohin Klodjan Copjan. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Copja u shkatërrua kur u diktuan korrierët e grupit”, transmeton Shekulli.

Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për tu fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit. Muajin e kaluar, deputeti David Lammy gjithashtu përmendi lidhjen shqiptare me drogën në vend.

Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjat.

Në dëshimë për “Daily Mail” një qytetar nga Elbasani ka thënë:

”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.

“Daily Mail” thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Copjat është regjistruar në emrin e nënës së tij 62-vjeçare.

Kapet me 26 kg drogë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

0

Një 44-vjeçar që u kap me 26 kg e 15 gr lëndë narkotike të tipit Cannabis Sattiva në makinë është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

“Shtetasi me iniciale F.GJ po udhëtonte me automjetin e tij “Fiat Miltipla” kur po bëhej kontroll në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.

Pas hetimeve, u zbulua se mund të jetë pjesë e këtij aktiviteti kriminale dhe shtetasi B.J, 25 vjec që ka qenë i dënuar më parë për trafikim narkotikësh.

Materialet kanë kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër për të marrë vendimin e veprës penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’”, njoftoi Policia

Itali, shqiptari i merr jetën gruas në sy të djalit

0

Ditën e sotme një tragjedi ka ndodhur në familjen e një shqiptari në Itali. Sipas mediave italiane 57-vjeçari shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piaçenca të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në kuzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre.

Ishte djali minoren i çiftit ai që telefonoi policinë për ngjarjen.

57 vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur emrat e autorit dhe viktimës.

Lulzim Basha shpjegon pse i ndali protestuesit tek Ministria e Brendshme

0

Kryetari i PD doli edhe njehere nga zyra e tij dje pasi kishte mbyllur fjalimin ne proteste per te kerkuar terheqjen e protestuesve qe po perplaseshin me policine tek ministria e Brendshme.
Nderkohe qe shume njerez e shikuan me kritika kete veprim, Basha ne fakt e ka shpjeguar aresyen e vendimit ne fjale diten e sotme:

Deklarata e Bashes:

Mirënjohje dhe respekt të thellë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që dëshmuan dje, se në Shqipëri ka një popull europian dhe një qeveri antieuropiane, e cila nuk ndahet dot nga krimi dhe nga dhuna.

Protesta i tregoi mbarë botës të vërtetën e krimit dhe të drogës, të vërtetën e vëllezërve Xhafaj, të vërtetën e një kryeministri i cili është lidhur aq ngushtë me krimin, sa nuk gjen dot një njeri pa lidhje me drogën që të drejtojë Ministrinë që duhet të luftojë drogën.

Qëndrimi ynë është i pandryshuar dhe i pakompromis: Fatmir Xhfaj duhet të largohet dhe do të largohet. Për sa kohë ai është ministër, nuk do të ketë hetim dhe drejtësi të vërtetë për të dhe për të vëllain dhe nuk do të ketë luftë të vërtetë kundër krimit dhe drogës.

Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Ajo është parti e njerëve që besojnë tek liria, demokracia dhe vlerat europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna.

Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn i rrëzon e vërteta dhe jo dhuna. Dhuna nuk është zgjidhja, e vërteta është zgjidhja.

Ndaj nuk duhet të shpërqëndrohemi nga e vërteta: Shqipëria nuk mund të ketë një ministër të brendshëm që ka mbrojtur dhe mbron vëllain e tij trafikant. Qeveria nuk mund të jetë instrumenti i kriminelëve nga Arben Ndoka tek Armando Prenga tek Elvis Roshi tek Saimir Tahiri tek Agron Xhafaj tek Vangjush Dako, e qindra të tjerë. Qeveria duhet t’i përkasë popullit dhe të punojë për popullin.

Vodhën dosjet e prokurorisë së Durrësit, autorët në gjyq: Atë natë ishim për peshk

0

Dy personat e arrestuar për vjedhjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kanë mohuar autorësinë e ngjarjes.

Ndaj tyre, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Besnik Bushi tha sot përpara togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, se natën e ngjarjes ishte duke peshkuar në det, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar në prokurori dy herë më parë si elektricist.

Besnik Bushi deklaroi ne gjyq:

Natën e ngjarjes kam qenë duke peshkuar me nipin dhe një shokun e tij në det. Kam ardhur vetëm dy herë në ambientet e brendshme të prokurorisë, shtate vite me pare kur punoja si elektricist dhe bëmë ca punime brenda prokurorisë dhe dy vite me pare kur u paraqita pranë oficerit të policisë gjyqësore për një vjedhje për të cilën akuzohesha.

Artur Isa, thotë se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e brendshme të Prokurorisë:

Nuk kam qenë kurrë në ambientet e brendshme te prokurorisë. Mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja isha në shtëpi me nënën dhe familjen time, ditën e nesërme shkova ne pune. Jo vetëm për rastin në fjalë por në asnjë rast të vetëm nuk kam shkelur brenda në Prokurori. Nuk di të shpjegoj se si ka përfunduar prova shkencore ne zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Nuk di të them se si kanë përfunduar shenjat e gishtave te mi nën tavolinën e prokurorit dhe mbi kapakun plastik të serverit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, ku autorët dëmtuan serverin qëndror të prokurorisë së Durrësit dhe morën dokumente hetimore në dosjen e prokurorit Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë gjyqësore.

Mes dokumenteve të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Ishmit.

Berisha nxjerr mesazhin: Si i bënë presion gjyqtares për të mos arrestuar Saimir Tahirin

0

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama përmes kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, bënë presion për të dhënë masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha gjyqtarja e çështjes është kërcënuar se do vendosjes pas hekurave nëse nuk vendoste siç kërkoi Rama

“Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetues Rama vendos per masen e sigurise se Saimir Trafikut!

OPGJ dixhital denoncon kercenimin nga kryegjykates dhe kryeprokuror Rama me hekura te gjyqtares qe vendosi per Tahirin!”, shkruan Berisha.

Mesazhi

“Mirembrema dr Jam nje opgj po te coj nje informacion.

Diten e gjygjit te mases se sigurimit te Gjykata e Krimeve te Renda,me urdher direkt kryeministrit Edi Rama, Prokurorja e Krimeve te Renda znj.Donika Prela i ka bete presion Gjyqtates se seances per ta lene Samir Tahirin ne arest shtepie.

Duke i thene po nuk e bere do te ve hekurat ty.

Kete informacion e keni shume te sigurte!”

U shuan tragjikisht dy të rinj nga Tirana, policia: Ky ishte shkaku i aksidentit në Mamurras

0

Automjetit me të cilën po udhëtonin katër persona, dy prej të cilëve humbën jetën mbrëmë në autostradë ne Mamurras fillimisht i ra njëra nga gomat. Mjeti tip Volkswagen ishte me shpejtësi dhe për pasojë, kur pësoi defektin ka vazhduar dhe 100 metra të tjera, derisa në fund u përplas keq.

Të katër personat që udhëtonin në të u dërguan në Spitalin e Traumes në Tiranë, por drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Erald Uzuni, dhe njëri nga pasagjerët 21-vjeçari, Klodian Vladi, të dy banues në Tiranë, ndërruar jetë.

Njëri nga të plagosurit gjatë natës, sipas mjekëve, është rënduar, kurse i plagosuri i dytë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makina po udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Skandali i Ministres Nikolla

0

(Source: 27.al)

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç ka ngjallur indinjatë tek prindërit.

Rezultatet e studimit supozohet të bëhen të ditura pas përpunimit të një pyetësori të cilit do t’i përgjigjen fëmijët.

Ndër të tjera në pyetësor nxënësit duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale, ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral.

Ministria e Arsimit ka mbështetur kërkesën për realizimin e këtij studimi në shkollat e planifikuara në shkallë vendi.

Kryetarja e Komisionit për median, Albana Vokshi i ka drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla një kërkesë ku parashtron problemin dhe shtron disa pyetje.

“Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor. Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, thuhet në kërkesën e Vokshit.

 

                                                   Pyetësori ku nxënësit preteen nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale

          Dokumenti ku ministria ministria miraton studimin

       Kërkesa e Albana Vokshit drejtuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla

Heroinë në gjimnaze të Tiranës, arrestohen 3 persona

0

​Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit.

Blutë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Enri Manaj, 35 vjeç, Marjus Filipi, 34 vjeç dhe Gloria Hasaj, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin heroinë në gjimnazet e Tiranës.

Policia ka sekuestruar në total 44 doza heroinë.