Ballina Blog Faqe 9203

Burg për nusen që vrau vjehrrën

0

Marjana Cmeta, nusja 21-vjeçare që vrau vjehrrën e saj një vit më parë, është lënë në arrest me burg. Bashkë me të, masën arrest me burg ka vendosur gjykata edhe për hoxhën Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye, Agim Lamin, vjehrrin e saj dhe Arben Saliun, nipin e tij, me akuzën për moskallëzim krimi. Vetë 21-vjeçarja nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit për atë çka ndodhi atë ditë dhe për krimin e kryer. Ndërsa hoxha Hysen Shehu ka theksuar përpara trupit gjykues se për krimin ka vënë në dijeni menjëherë bashkëshortin e saj, Oltionin. Më tej, hoxha është shprehur se atij nuk i lejohet të denoncojë rrëfimet për shkak se ia ndalon besimi. Por, Hysen Shehu e ka marrë regjistrimin në ambient zyre dhe jo në xhami. Ndërkohë, Marjana Cmeta e ka rrëfyer krimin ndaj vjehrrës 6 ditë pas ngjarjes, duke mos e ditur se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Kjo çështje po hetohet nga Krimet e Rënda.

 

 

Kokaina e Maminasit, Hajdarmataj: Hetime intensive, dhe me vendet ku u tranzitua kontenieri

0

Prokurori Besnik Hajdarmataj thotë se për sasinë e konsiderueshme të kokainës po zhvillohen hetime intensive, teksa ka nisur bashkëpunim me partnerë të vendeve ku është tranzituar kontenieri. Pa thënë diçka konkrete rreth hetimeve për sasinë e 613 kg kokainë e pastër, Hajdarmataj tha se janë përfshirë oficerët më të mirë që kanë agjencitë shqiptare. “Rastin për të cilin ju flisni, gjithë strukturat shtetërore, ligjzbatuese përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, policinë e Shtetit dhe struktura të tjerat që japin ndihmesë në këto çështje, është një rast që është vlerësuar nga të gjithë ne të bashkëpunojmë me partnerë dhe homologe të vendeve ku është tranzituar kontenieri. Hetimet janë intensive, kemi përfshirë në hetim oficerët më të mirë që ka Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijojnë hetimet dhe në momentin që do kemi diçka të deklaruar do të jemi këtu para jush”, tha prokurori Hajdarmataj.

Ministri i Jashtëm koreano-verior, vizitë surprizë në Suedi

0

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ndodhet në Suedi për një vizitë surprizë, para një takimi të mundshëm mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Peniani tha se udhëtimi i Ri Yong Ho kishte në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e interesit të përbashkët. Suedia ka në fakt një histori të gjatë ndërmjetësimi mes Uashingtonit dhe Penianit. Ndaj, vizita ka ndezur spekulimet se mund të jetë pjesë e përgatitjeve për takimin SHBA-Kore e Veriut. Javën e shkuar, Donald Trump pranoi një ftesë për bisedime direkte me Kim Jong-unin, një njoftim i papritur ky nga dy liderë që kanë shkëmbyer kërcënime dhe fyerje për muaj të tërë. Nuk ka pasur ndërkohë asnjë koment nga Koreja e Veriut që pasi ftesa u dorëzua përmes zyrtarëve koreano-jugorë në Uashington. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha për mediat vendase se nëse aktorët kryesorë duan që Suedia të luajë një rol në këtë çështje, ai është i gatshëm ta bëjë këtë. “Ne jemi një vend që ushtarakisht nuk jemi të pozicionuar dhe kemi një prezencë të hershme në Korenë e Veriut dhe me besimin që gëzojmë ne mendojmë se mund të luajmë një rol. Por, duhet të jenë aktorët kryesorë ata që duhet të vendosin se çfarë roli Suedia do të luajë”, deklaroi Lofven. SHBA tha se është në dijeni për takimin në Stokholm, por nuk e di nëse ai ka ndonjë lidhje me bisedimet e mundshme SHBA-Kore e Veriut. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SHBA pret të marrë nga Peniani një deklaratë zyrtare mbi takimin e planifikuar. Asnjë president amerikan në detyrë nuk është takuar ndonjëherë me një lider koreano-verior.

Gjendet droge ne grykederdhjen e Vjoses

0

Gjendet rreth 1 ton drogë në Vlorë. Sasia e lëndës narkotike u gjet e hedhur në një gropë në Novoselë, pranë fshatit Mifol. Nga informacionet e para lënda narkotike u sinjalizua nga banorët e zonës. Ndërsa vlen të përmendet se ende nuk dihet sasia e saktë drogës, pasi policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet si dhe për të peshuar lëndën narkotike. Paraprakisht mësohet se nuk kemi të bëjmë me kanabis me qëllim trafikimi por kanabis i qendruar në magazina dhe i prishur. Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja që kultivuesit e drogës e kanë hedhur me thasë në gropa.

Panucci “përjashton” Agollin e Memushajn, ja lista kundër Norvegjisë

0

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci bëri publike këtë të premte listën me lojtarët që do të grumbullohen për miqësoren e këtij muaji, ndaj Norvegjisë. Tekniku i kuqezinjve ka preferuar të eksperimentojë disi për ndeshjen ndaj nordikëve, që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”. Në listë bie në sy grumbullimi i talentit të Luftëtarit, Kristal Abazaj, që po lë mbresa me skuadrën gjirokastrite, si dhe mesfushori teknik i Skënderbeut, Enis Gavazaj. Panucci ka menduar gjithashtu t’i japë një mundësi Herdi Prengës, qendërmbrojtësit 23-vjeçar të Inter Zapresiç në kampionatin kroat. Përjashtim i bujshëm është kapiteni Ansi Agolli, por edhe mesfushori Ledian Memushaj. Ky takim do t’i shërbejë trajnerit Christian Panucci për të parë nga afër disa lojtarë të rinj, që mund të jenë pjesë e fushatës kualifikuese për Europianin 2020.

“Shefi” solli në Shqipëri agjentë të DIA-s italiane

0

Pala shqiptarë bëri të ditur vetëm sot për mediat disa detaje për operacionin e përbashkët antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, “Shefi”. Ka qenë prokurori Besnik Hajdaramataj që në një konferencë të përbashkët për shtyp me palën italiane dhe drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu ka bërë të ditur detajet. Ai tha se janë arrestuar 19 shqiptarë, duke bërë të ditur dhe emrat e disa prej tyre, si dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. “Në vendin tonë dhe Itali janë nxjerr urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë prej të cilëve 19 të arrestuar e dy në kërkim, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Kryesisht për lëndët narkotike të llojit kanabis sativa, ku nga operacionet e kryera në Itali përgjatë viteve 2016-2017 janë sekuestruar gjithsej 2.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Barit në Itali, drejtoria rajonale Antimafia. Në vitin 2017 mes këtyre prokurorive është krijuar një marrëveshje për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore. Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Roli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjestarë të një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, të DIA, Bari Itali dhe policisë së shtetit u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjeve të tyre, u bë arrestimi i tyre në operacioni e datës 14.3 2018. Operacioni kishte në përbërje të grupit në terren, oficerë të policisë së shtetit, forcave operacione dhe me asistimin fizik të DIA. Ky operacionshënon finalizimin e një bashkëpunimi të suksesshëm.

Është hera e parë që një operacion të tillë asistojnë dhe oficerë të DIA, që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit.

Në kuadër të hetimeve tona janë caktuar msaa sigurimi arrest në burg për dy shtetas të tjerë shqiptar, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi, ku të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar sërish nga hetimi i përbashkët për disa episode të hetuara paralelisht, të kristalizuara në vijim nga hetimi i përbashkët. Hetimet jaën ende në vijim”, tha në fjalën e tij prokurori Besnik Hajdarmataj.

Ndërsa drejtuesi i hetimeve në Itali, Ettore Cardinali tha se bashkëpunmi do të vijojë. Cardinali tha se në hetim janë vënë dy organizata të ndara, duke bërë të ditur se droga vinte nga Orikumi.

Rama:ka patur rënie të personave që janë larguar jashtë vendit

0

Kryeministri Rama në konferencën mbi sfidat e emigracionit është shprehur se ka pasur një rënie të personave që janë larguar jashtë vendit. Duke e krahasuar me vitet 2011 dhe 2013 Rama tha se ka një rënie, me 20% dhe 30% të personave që janë larguar nga vendi. Rama tha se në masë dërrmuese emigrantët shqiptarë lënë vendin për mundësi të reja punësimi, dhe pse jo për përmbushjen e ambicjeve të tyre në aspektin professional. ‘’Në vitin 2017 në krahasim me vitin 2013 kemi 20% persona më pak që emigrojnë, ndërsa me vitin 2011 në 2017 ka pasur rreth 30 %  më pak të njerëzve që kërkonin të emigronin. Sigurisht që arsyeja kryesore e emigracionit ishte domosdoshmëria për të pasur një jetë më të mirë në të gjitha aspektet. Nëse do ti vinim një emërtim të përbashkët të gjitha lëvizjeve emigruese jashtë vendit do të përkthehej në një fjali: mundësi punësimi. 84 % e emigrantëve e lidhin me punësimin largimin e tyre jashtë vendit, një nga rastet më të komentuara është dhe largimi i mjekëve specialist drejt Gjermanisë. Kjo lidhet jo vetëm me ambiciet personale të këtyre mjekëve, duke lënë edhe vende bosh në vendin tone po edhe me kushtet e punës. T’iu krijojmë kushtet në mënyrë që ata të ndihen mirë në punën e tyre këtu. Një pjesë e mirë e emigrantëve po rikthehen, ne duhet t’iu krijojmë kushtet e duhura që ata të riintegrohen”, u shpreh Rama. Nuk e dimë se ku i ka marrë këto shifra shefi i qeverisë, duke parë se pjesa më e madhe e shqiptarëve e shohin të ardhmen jashtë vendit.

Gattuso: Të gjithë gabojmë

0

Gennaro Gattuso nuk është i nevrikosur me gjykimin e ndeshjes Arsenal-Milan nga ana e suedezit Erikson. Arbitri i takimit akordoi një 11-metërsh shumë të dyshimtë për anglezët, ndërsa disa minuta më vonë nuk ndëshkoi me penallti prekjen e topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit të Arsenalit. “Nuk dua të flas për arbitrat. Edhe atyre u lejohet që të gabojnë”, tha trajneri i kuqezinjve, i cili shtoi se Milani e humbi sfidën me Arsenalin në San Siro. “Jam krenar për djemtë. Kalimin në fazën tjetër e humbëm që në Milano. U nevrikosa pasi pësuam golin e dytë, pasi u dorëzuam. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë”, u shpreh Gattuso. Në lidhje me gabimin e Donnarumës në golin e dytë të vendasve, trajneri i Milanit theksoi: “Duhet të ringrihet. Është folur shumë për Reinën këto ditë. Duhet ta lëmë të qetë”.

Rama jep lajmin për çiftet e reja

0

Kryeminsitri Rama jep lajmin e mirë për çiftet e reja. Teksa zhvilloi konferencën me temë “Sfidat e emigracionit” Rama u shpreh se po punohet për një program kombëtar strehimi për çiftet e reja. Në këtë mënyrë sipas kryministrit të rinjtë nuk do të largohen nga vendi. “Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, tha Kryeministri.

Marina Fara tregon pse është kaq e ndjekur

0

Marina Fara nuk është një personazh që e ka fituar famën duke qenë shumë prezente në botën e showbizit. Ajo gjithnjë është përfolur si vajza seksi e këngëtares Eli Fara. Veshjet e saj provokative dhe ekspozimi i tepruar i pjesëve të caktuara të trupit gjithnjë janë komentuar shumë në rrjetet sociale. Reklamimi më shumë seç duhet i të pasmeve të saj në një foto në Instagram, e ka kthyer sërish atë në qendër të diskutimeve duke e bërë burim komentesh negative e dashamirëse.