Ballina Blog Faqe 9206

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit asnjë fajtor

0

Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën  26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve. Edhe pse  kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave. Ngjarja e rëndë ndodhi  të shtunën  e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës,  pikërisht në orën  12:05 të mesditës.  Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë  me 12 mars te vitit 2012,  tre  ditë  para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë. Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes,  pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor

Conte: Messi është më i miri!

0

Antonio Conte, pas eliminimit të Chelsea-t ndaj Barcelonës në Champions League, vlerësoi në maksimum Leo Messin, i cili shënoi dy gola dhe dha një pasim për gol në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”. “Messi bëri diferencën dhe ndikoi në rezultatin e ndeshjeve. E përgëzova në fund të ndeshjes pasi mendoj se lojtarët e atij niveli duhen përgëzuar kur të jepet rasti. Ai mund të bëjë 60 gola në sezon. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, më të mirin e botës”, tha trajneri italian i “Bluve” për “BeIN Sports”. Kur u pyet nëse do t’i pëlqente ta kishtë në skuadër Messin, Conte tha: “Nuk ka për të ndodhur kurrë sepse ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Është i lumtur aty ku është”. Conte foli edhe për episodin e penalltisë së mundshme për Chelsea-n në fillim të pjesës së dytë. “Ishte një episod që mund të shtonte presionin te Barcelona, por nuk e di a do të ndryshonte rezultatin. E përgëzoj Barcelonën që shfrytëzoi rastet”, deklaroi Conte.

 

Kelly Brook mer pushimet

0

Format bombastike i dhanë famë Kelly Brook si një modele e veshjeve të brendshme, duke e kthyer atë në një superyll. Kohët e fundit, ajo ka pranuar se ndihet më e sigurt se kurrë më parë më trupin e saj edhe pse duket qartazi se ka shtuar disa kilogram. Kelly Brook është shfaqur së fundmi në Tajlandë, ku në krahët e të dashurit të saj dukej e mrekullueshme dhe tejet e lumtur, ndërsa ekspozonte format e saj të bëshme, teksa ishte me bikini.

 

Rama sot përballë opozitës për skemën e ndihmës ekonomike

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar rreth dy javë më parë, në seancën e sotme parlamentare do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama. Debati është kërkuar nga PD lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin, e cila pretendon që janë hequr pa të drejtë. Partia Demokratike e cilëson kriminal dhe të papërgjegjshëm aktin e përjashtimit të mbi 20 mijë familjeve në nevojë, duke i lënë në mëshirën e fatit, pa u dhënë asnjë sqarim dhe duke u hequr të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 52.

Korçë, sekuestrohen 686 kg kananis në një banesë

0

Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë në Korçë.  Policia thotë se ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës. “Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin  Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën  e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaroi policia. Ndërkohë policia po  punon për kapjen e shtetasit K.G.

Sevilla shtang United, Roma përmbys Shakhtar dhe kalon më tej

0

Roma dhe Sevilla janë dy skuadrat e rradhës që sigurojnë biletën për në çerekfinalet  e Champions League, duke iu bashkuar kështu skuadrave si Real Madrid, Manchester City, Juventus dhe Liverpool.  Italianëve iu mjaftoj një gol i Edin Dzeko për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. Sulmuesi boshnjak përfitoj nga një gabim në vendosjen e mbrojtësve miq për të mposhtu më pas Pyatov me një goditje mjaft elegante. Dalja me të kuq e mbrojtësit Ordest ia bëri më të lehtë punën verdhekuqve që menaxhuar siç duhet rezultatin në minutat e mbetura. Dy gola të  Yedder i cili e nisi takimin nga stoli i majftuan spanjollëve të Sevillas për të befasuar “Old Trafford” dhe djemtë e drejtuar nga Jose Mourinho, e për të qënë ata në fazën e nxehtë të Champions. Reagimi i Manchester United nuk mungoj, por goli i Romelu Lukaku 5 minuta nga fundi nuk i majftoj “djajve” për të shmangur eliminimin. Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen me short, me goglat që do të hidhen këtë të premte në Nyon të Zvicrës.

 

Ndahet nga jeta Stephen Hawking, fizikanti që studioi origjinën e universit

0

Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, ishte shkencëtari më i famshëm britanik i kohëve moderne, një gjeni që ia dedikoi jetën zbulimit të sekreteve të Universit. I lindur më 8 janar të vitit 1942, 300 vite pas vdekjes së babait të shkencës moderne, Galileo Galilei, ai besonte se shkenca ishte fati i tij. Por, fati u tregua edhe i ashpër me të. Pjesën më të madhe të jetës, ai e kaloi në një karrige me rrota, i prekur nga skleroza laterale amiontrofike, “ALS”, një sëmundje e rrallë e neuroneve motorike që prek nervat që kontrollojnë lëvizjet. Sidoqoftë, ai sfidoi parashikimet e mjekëve, që i kishin dhënë atij vetëm pak vite jetë, duke kapërcyer pamundësinë e tij për të lëvizur e folur, dhe e bëri këtë duke komunikuar përmes një sintetizuesi të zërit. “Shpesh më pyesin: Si ndihesh me sëmundjen që ke?”, shkruante ai dikur. Dhe përgjigjja e tij ishte “Nuk më pengon shumë. Përpiqem të kem një jetë normale dhe nuk mendoj për gjendjen time, as nuk më vjen keq për gjërat që nuk mundem t’i bëj, që nuk janë edhe aq shumë”. Në fakt, Hawking ishte shumë larg normales. Brenda “grackës” së trupit të tij të palëvizshëm kishte një mendje të mprehtë, të magjepsur pas Universit, krijimit dhe fundit të tij. “Qëllimi im është i thjeshtë, – thoshte ai. – Një kuptim i plotë i Universit, përse ai është siç është dhe përse ekziston”. Puna e tij u përqëndrua kryesisht te bërja bashkë e Relativitetit, natyrës së hapësirës dhe kohës, dhe Teorisë Kuantike, si grimcat e vogla në univers lëvizin, për të shpjeguar krijimin e Universit dhe funksionimin e tij. Hawking ishte martuar me Jane Wilde në vitin 1965 dhe kishte 3 fëmijë. Çifti u nda 25 vite më vonë dhe ai u martua me infermieren Elaine Mason, por edhe kjo martesë dështoi. Jeta e Hawking është trajtuar edhe në një film të vitit 2014, “Teoria e gjithçkaje”, që u vlerësua madje edhe me çmimin “Oscar”.

 

Merkel fiton besimin në Bundestag

0

Angela Merkel është rizgjedhur Kancelare e Gjermanisë këtë të mërkurë, duke zyrtarizuar kështu mandatin e katërt të saj në postin më të lartë të vendit. Mes 709 votave të deputetëve gjermanë, përmes një votimi të fshehtë në “Bundestag”, 364 vota (11 më shumë sesa nevojiten për shumicën absolute, por 35 më pak sesa duhej nëse të gjithë anëtarët e koalicionit të ri do të votonin në favor të saj) shkuan në favor të mandatit të ri të 63-vjeçares, udhëheqëse e kristiandemokratëve të CDU-së, ndërsa 315 vota ishin kundër. Vetëm 9 deputetë abstenuan në këtë proces votimi. E ndërsa Kancelarja merrte duartrokitjet e deputetëve gjermanë, takohej me disa prej tyre dhe një buqetë lulesh prej delegatëve të të gjithë spektrit politik, e gjithë kjo u pa nga afër edhe nga e ëma e saj 89-vjeçare, Herlind Kasner, e ulur në hollin e “Bundestag”-ut në krah të bashkëshortit të Merkelit, Joachim Sauer, si dhe këshilltarit Beate Baumann. Rizgjedhja e Merkelit dhe betimi zyrtar i kabinetit të saj brenda kësaj të mërkure i hap rrugën kështu qeverisjes përmes një koalicioni të madh të përbërë nga CDU-ja e qendrës së djathtë të Merkelit, partisë simotër të saj bavareze, Unioni Kristian-Social, si dhe prej socialdemokratëve, për të nisur kështu qeverisjen e vendit plot 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit të vitit të kaluar. Duke parë periudhën e trazuar të negociatave për koalicion, më e gjata në historinë e postluftës në Gjermani, qeveria e re e Merkelit do të ketë vetëm 3 vite e gjysmë kohë tashmë për të ecur përpara me programin e saj. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier do ta caktojë zyrtarisht Merkelin si Kancelare të Gjermanisë në pallatin “Schloss Bellevue”, përpara se ajo të betohet në Bundestag.

 

Mitchell: Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështetin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinws dhe zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell. Ai i ka bërë këto komente ne Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Është koha që të punohet së bashku në zgjidhen e problemit”, ka thënë Michell. Sipas tij, Kosova ka të drejtë të formojë forca profesionale, të cilat do të merreshin me sigurinë dhe nuk do të paraqisnin kurrfarë kërcënimi për Serbinë apo serbët. Mitchell ka thënë se SHBA e mbështet këtë të drejtë të Kosovës, por ka theksuar se për këtë janë të nevojshme ndryshimet kushteteuse. Mitchell po ashtu ka thënë se SHBA e sheh Serbinë si bazë të të gjithë Ballkanit.“Duam të kthehemi në rrugën e vjetër të afërsisë dhe bashkëpunimit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ne besojmë se vizioni i Serbisë së lirë dhe të begattë është në harmoni me paqen fqinjësore”, ka thënë Mitchell. ”Shoh mundësi të mëdha për zgjidhjen e problemeve që po zvarriten në rajon për vite me radhë. Kjo është punë për të gjithë ne dhe një rast për liderët në rajon”, ka shtuar ai.

Operacioni “Shefi” në Itali, kapen 20 trafikantë shqiptarë

0

Nen emrin e koduar “Shefi” është zhvilluar mbrëmjen e se martës dhe gjate oreve te para te se mërkurës, operacioni i Drejtorisë Investigatime Anti-Mafia te Barit dhe Policisë Shqiptare, per ekzekutimin e 43 urdhër arresteve, mes tyre, per 21 shqiptare. Të gjithë ata akuzohen per trafik ndërkombëtar te lendeve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, hetimet kishin nisur qe ne vitin 2016, kur jane sekuestruar dhe sasitë e para te lendeve narkotike te cilat i përkisnin dy grupeve te fuqishme kriminale, siç cilësohen nga DIA italiane. Me shume se 200 efektiv janë vene ne lëvizje per te ekzekutuar urdhër arrestet e Prokurorisë se Barit, ku disa prej tyre janë finalizuar edhe ne Shqipëri. Ndaj te prangosurve tashme rendon akuzat e trafikut ndërkombëtar te marijuanes, kokainës dhe hashashit. Gjate hetimeve te nisura qe ne vitin 2016 janë gjurmuar disa gomone te fuqishme, te cilat te nisura nga Shqipëria me sasi te mëdha lende narkotike, zbarkonin ne brigjet e Puljas.