Ballina Blog Faqe 9217

Matteo Renzi lë PD

0

Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së majtë në Itali, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp që ishte parashikuar në orën 17, u shty për në 18 dhe sërish nisi me disa minuta vonesë. Renzi ka marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve në Itali, por këtë ia ka faturuar fushatës me shumë gënjeshtra që është zhvilluar në Itali. Për më tepër, ai thotë se Italia gaboi që i mbajti zgjedhjet në këtë periudhë, në një kohë që duhej të votonin në vitin 2017, në vazhdën e zgjedhjeve në Holandë e Francë. “Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me axhendë europiane”, thotë ish-kryeministri italian. Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”. “Sot situata politike në Itali është kjo që shohim: ai që ka fituar zgjedhjet politike nuk ka numrat për të qeverisur dhe kushdo që është i ndershëm në aspektin intelektual duhet të pranojë se ky problem lind nga referendumi kushtetues”, shpjegon kreu i dorëhequr i PD-së. Paradoksalisht, sipas tij, është folur shumë për personalizim të atij referendumi, por jo për faktin që sot, ata që kontestonin reformën kushtetuese “janë viktimat e parë të zgjedhjes së tyre për të kontestuar”, tha Renzi. Renzi ka përmendur gjithashtu se ka pasur prova të qarta për një rritje të ekstremizmit në Itali. Për këtë ka thënë se qeveria e majtë e drejtuar prej tij ka ndaluar një sulm të mundshëm terrorist në vitin 2014, por sërish nuk ia doli që të ndalë ardhjen e “ekstremistëve” në pushtet. Renzi ka premtuar se nuk do të hyjë në diskutime për koalicion, por do të mbetet në opozitë, ndërsa ai vet si senator.

Zbardhen emrat e anëtarëve të komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”

0

Zbardhen propozimet e opozitës për anëtarë të komisionit hetimor për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë propozuar 5 emra deputetësh si anëtarë të këtij komisioni. Drejtimin e komisionit “Tahiri” do ta ketë PD-ja si propozuese. Kryetar do të jetë Edi Paloka. Anëtarë të Komisionit nga PD: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka. Anëtar i Komisionit nga LSI: Endrit Braimllari. Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste.

Kokainë në Durrës, ministri kolumbian përgenjështron Ramën

0

Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi shprehet se operacioni për kokainën e sekuestruar në Durrës u krye si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në Shqipëri me shërbimet e huaja.Vigellas shtoi se “Klani i Golfit”, prej nga e blenë drogën shqiptarët, ka humbur 200 ton kokainë vitet e fundit. Deklaratave kundërshtuese mes politikës shqiptare se kush e kapi kokainën në Durrës, i jep një përgjigje zyrtare vetë Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, i cili thotë se agjencitë lizgjbatuese në Shqipëri u informuan nga shërbime të huaja. Luis Carlos Vigellas tha mes të tjerave se “Droga, kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”. Ministri kolumbian ka dashur ta japë qartazi mezazhin e luftës ndaj klanit famëkeq mafioz që operon atje, “Klani i Golfit”. Teksa vizitonte bazën e Policisë Kombëtare, Vigellas u shfaq me Ambasadorin amerikan atje,  Kevin Withaker dhe deklaroi se në 4 vitet  fundit, kësaj organizate kriminale në Kolumbi, i janë sekuestruar jo pak, por 200 ton kokainë. Kjo humbje droge, përfshi edhe 613 kilogramët e kartelit shqiptar që e solli në Durrës, sipas Ministrit, përkthehet në miliarda dollarë, ndërsa megaoperacioni i koduar “Agamemnon”, ende vijon në Kolumbi ku sekuestohen sasi të mëdha kokaine, të destinuara për në Europë.

Berisha tregon tre mbiemrat e Taulant Ballës

0
Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS, Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Kryetari i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama si “garantorin” e kokainës së Xibrakës por dhe ngarkesës prej 613 kg kokainë që u sekuestrua më 27 shkurt  në Durrës. Nga foltorja e Kuvendit Basha e quajti qeverinë “karteli politiko kirminal” që ndaloi një ngarkesë për të lejuar ngarkesat e tjera me drogë. Basha foli për “linjë droge që funksionon pa ndërprerje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës”.  “Nuk i ka hyrë asnjë gjëmb në këmbë.  Kaluan 97 ngarkesa  dhe u kap vetëm kur partnerët sinjalizuan dhe ia futën të dy këmbët në një këpucë njësoj si në rastin e Xibrakës. U la të kapet vetëm pasi siguruan që cdo kush që mund të conte drejtëpërdrejtë me kupolën qeveritare të jetë jashtë. E njëjta skemë. Kapet shoferi, hamalli, ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathën dhe mbetemi me një shofer që thotë se malli është për partizanët. Në replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri një retrospektivë për të akuzuar PD-së si model që mbështeti kanabizimin e vendit i cili u luftua pas 2013 kur në qeveri erdhi Partia Socialiste. Më pas komentoi dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili tha se Taulanti veç mbiemrit  Balla mund të ketë dhe disa mbiemra të tjerë.

Sali Berisha: Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike, kaloi Fatos Gjurën një nga narkotrafikantët kryesorë të Librazhdit në Maqedoni
Taulant Hoxha, kësaj here jo pse këndonte këngë për Enverin. Sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u vra në zyra, ndërsa tjetri u ekstradua. 
Taulant  trajneri, ai trajneri i i sportklubit të Librazhdit  

Kufirin detar çon ambasadoren greke te Meta

0

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë paradite një takim me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri Eleni Sourani.  Burimet kanë bërë të ditur se takimi ka zgjatur për rreth gjysëm ore dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri mbi kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmëri në bisedimet me Greqinë.  Mësohet se ka qenë Ambasadorja greke e cila ka kërkuar takimin dy palësh. Burimet thanë se Kreu i Shtetit mbështet negociatat dy palëshe por gjithashtu ka theksuar rolin kushtetues përgjatë procesit.

Basha ne Kuvend: Rama, garantori i kokainës kolumbiane

0

Rasti i sasisë së konsiderueshme të kokainës kapur në portin e Durrësit, për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ka të njëjtën skemë si rasti i kokainës së Xibrakës. Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se kjo është një linjë droge që funksionon e pandërprerë që nga ardhja e Edi Ramës. “Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin dhe dërgimin drejt tregut europian. Këtë ka patur parasysh dhe DASH deh Europol ku kanë thënë se Shqipëria në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës është kthyer në një bazë të krimit të organizuar. Prej kohësh opozita ka thënë se ka tre laboratorë tëpërpunimit të drogës në Shqipëri. Cilat janë faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionar dhe aksionerë të kokainës mundohen ti fshehin me çdo kusht e çdo çmim. Një publikim i thjeshtë tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia”, tha Basha. Basha tha se Arbi Garden ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. “Kontenieri në portin e Durrësit për 9 ditë. Është larguar 24 orë para se droga e tij të ndalohej. Është larguar pasi ka mbyllur dhe niptin dytësor. Partnerët prej kohësh kishin sinjalizuar të shkuarën kriminale të Çekajt, në vendet e tyre. Një nga të arrestuarit,shoferi, në faqen e tij në Facebook shkruante se puna që bën është transportoj miell për partizanët. Kush janë partizanët e vërtetë për të cilët është porositur droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë?  180 milionë euro, afro 300 mije euro për kg, që do të thotë duke parë analizën e tregut të kokainës nga Europol, se bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër, që duhet prerë, pra, që duhet përzier me substanca të tjera, para se të jetë e gatshme për tu hedhur për konsum. Droga do të shkonte në një laborator në territorin shqiptarë për përpunim të mëtejshëm. E njëjta kompani kishte sjellë përmes portit të Durrësit 97 herë të tjera ngarkesa nga Kolumbia. Është një fakt botërisht i njohur se për çdo ngarkesë që kapet 10 kalojnë, është një fakt botërisht i njohur që në ngarkesat e drogërave të forta me vlerë të lartë komerciale, kurrë nuk eksperimentohet pa patur dy faktorë, prova të mëparshme të suksesit të trafikut dhe një garanci të fortë politike. Para se të kalonte një sasi prej 620 kg, kartelet kanë tentuar e provuar me sukses ngarkesa të tjera për t’i garantuar për suksesin e operacionit. Sa kanë qenë? 10 kg, 100, 200, burime mediatike përflasin për sasi më të mëdha se kjo prej 620. Sa herë janë kontrolluar ngareksat e mëparshme të Arbi Garden? 97 herë? 50 herë? 20 herë? 10 herë? 5 herë? 1 herë? Apo asnjëherë? Pse pronari e la për më shumë se një javë në port. Pronari është sinjalizuar prej vitesh te auotritetet shqiptare si i dyshuar dhe përfitues i trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Pse Rama mohoi në deklaratën e tij bashkëpunimit me partnerët?”, tha Basha në fjalën e tij.

City “rrëzon” nga froni Chelsea-n

0

Manchester City tregon dhe njëherë se këtë sezon nuk ka rival.  “Qytetarët” mposhtën me një gol kampionët në fuqi të Chelsea, por që i mjaftoj për të marrë 3 pikët dhe për të lënë me 18 pikë distancën me ndjekësit e Liverpool. Si në të gjitha takimet e zhvilluara këtë sezon dhe ndaj “bluve” ishin djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola ata që kishin frenat e lojës. Por pavarësisht kësaj duhej të vinte minuta  e 46-të e takimit që citizens të gjenin rrugën e rrjetës.  Një sulm model nga të besuarit e Guardiolës, nxori të lirë mesfushorin portugez Bernardo Silva që shumë pranë portës e kishte të lehtë të shënonte. Goli demoralizoj akoma më shumë miqtë, që nuk vendosen për asnjë çast në vështirësi portierin Ederson.

Messi arrin shifrën e 600 golave në karrierë

0

Lionel Messi është padyshim njeriu i rekordeve.  Me golin e realizuar përballë Atletikos së Madridit, sulmuesi argjentinas arriti në kuotën e 600 golave si futbollist profesionist. Javën e kaluar argjentinasi theu dy rekorde,  duke u bërë asistuesi më i mirë në histori të La Ligës me 148 asistime dhe u bë lojtari i parë që i ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në La Liga, plot 36 skuadra. Pesë herë fituesi i Topit të Artë edhe sot theu një rekord tjetër, duke treguar edhe një herë që është ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit. Messi, gjatë karrierës së tij ka shënuar 539 gola me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, ndërsa, 61 gola tjerë kanë ardhur me fanellën e Argjentinës.

Modelja shqiptare që të gjithë do donin veshur si police

0

Oriola Marashi është zyrtarisht një ndër personazhet më provokues të shoëbizit shqiptar dhe ky tani është fakt. Ajo di shumë mirë se si ta përdorë profilin e saj në Instagram për benefite të sajat. Ky mesa duket është dhe një marketing i mirë përpara se ajo të lançojë këngën e parë që do të mbajë vulën e labelit “OTR”.

 

Vetingu në polici, LSI votë pro

0

LSI do të japë votën e saj për vetingun në polici nëse 19 amendamentet e saj do të pranohen, ashtu siç është rënë dakord politikisht me maxhorancën. “Vetingu në polici është një instrument i jashtëzakonshëm për situatën në të cilën jemi sot, projektligj i rëndësishëm për të pasur parasysh etapat e tjera, sepse situata me të cilën gjendet policia është e mjerueshme për shkak dhe të implikimit të shumë segmentëve, tregon që vetingu është i domsdoshëm. Ne jemi në pritje të aprovimi të 19 amendamenteve të paraqitura nga LSI. Nuk kanë të bëjnë thjesht asnjë lloj kapriço politike, por përgatitjes dhe përafërimit të një legjislacioni jo vetëm evropian po dhe demokratik për të pasur një legjislacion që larogn çdo abuzim me segmentet e policisë”, tha znj,. Kryemadhi. Por ky bashkim votash mes PS dhe LSI për znj. Kryemadhi nuk mudn të shkaktojë ndonjë problem me PD-në, pasi forca politike që ajo drejton është në funksion të qytetarëve. “Unë nuk mendoj se ka problem në të, se dhe raste të tjera ka pasur gjithmonë, Një nga qëndrimet që LSI ka patur dhe nuk kompleksohet. Ka bërë të qartë qëndrimin e saj përsa i përket bashkëpunimit të ligjeve për qytetarët nuk ka qëllim tjetër vetëm angazhim të LSI për një politikë në funksion të qytetarëve dhe shtetasve shqiptarë”, tha kryetarja e LSI. Ajo i kërkoi kryeministrit Edi Rama të distancohet nga deklaratat se kapja e një sasie të konsiderueshme kokaine është operacion tërësisht shqiptar. “I bëj thirrje të distancohet, të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë e veta si kryeministër dhe të largohet çdo ditë e më shumë nga krimi i organizuar. Nuk ka ngelur më gjë tjetër, vetëm një telekomandë në dorën e tyre. Ajo që dua të them se kjo sasi kaq e madhe e kokainës, tregon fatkeqësinë dhe mjerimin në të cilin është zhytur Shqipëria”, vijoi ajo.