Ballina Blog Faqe 9227

Hoteli në Dubai i preferuar për Jennifer Lopez kushton 15 mijë paund nata

0

Kuzhinierë të zgjedhur nga e gjithë bota, një pishinë private dhe abazhur që peshon 3 ton brenda suitës 15 mijë paundëshe në Dubai, ku çdo detaj është disenjuar nga Donatella Versace. Është ky hoteli 500milion paundësh që ka brenda tij 215 suita.  Mban emrin e brandit të njohur Versace dhe është një hotel befasues. Së fundmi, ky hotel është vizituar edhe nga ylli Hollivudian Jennifer Lopez, e cila ka qëndruar aty në shumë raste, ku më i fundit ishte në Nëntor. Apartamentet private shpesh janë në shërbim të familjeve mbretërore, njerëzve të shquar dhe futbollistëve milionerë. Modeluar sipas arkitekturës së shekullit XVI-të, sapo hyn në sallën kryesore të bën përshtypje abazhuri prej xhami që peshon 3 ton. Një mozaik i mrekullueshëm i përbërë nga 1.5 milion copëza është krijuar nga “Fantini Mosaici”, një firmë italiane prej katër gjeneratash që kanë punuar në shtëpinë e të ndjerit Gianni Versace, që tregon kokën e Meduzës si logon kryesore të hollit.

 

Spiun i të huajve? Gjunkshi: Dosja e Meçollarit kompromentuese

0

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi, sot deputet i Partisë Demokratike, thotë se  Kapiteni i  Rangut të Parë Artur Meçollarin, është një   ushtarak i përgatitur, por që në dosjen e tij në vitin 2012, u zbuluan dokumente që e komprometonin atë.  Gjunkshi  thotë se Meçollarit iu ndërpre marrja e gradës gjeneral pikërisht për disa informacione të ardhura nga shërbimet inteligjente.

GjunkshiKa qenë një ushtarak i përgatitur për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë investuar si për shumë ushtarakë të tjerë. Ai gjatë përballjes për t’u graduar në gradën e gjeneralit dhe për të avancuar në detyrë dhe në dosjen e tij personale u gjetën informacione kompromentuese dhe nuk mund të avanconte. 

Ish-gjenerali i Forcave të Armatosura, sot i rreshtuar në politike thotë se informacionet komprometuese për Artur Meçollarin i ka përpiluar, komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, i cili në atë kohë kishte detyrën e Komandantit të Qendrës Personel-Rekrutimit.  Ashtu sikurse  Artur Meçollari i akuzuar si spiun,  edhe Ylber Dogjani është pjesë e grupit negociatior për kufirin me Greqinë.

GjunkshiEdhe vetë komandanti i Forcave Detare që është sot, gjeneral-major, Ylber Dogjani, ka informacion shumë të qartë. Ndoshta shumë pyetje që ju kërkoni në raport me këtë individ mund t’ua japë ai vetë sepse ai vetë ka qenë personi që ka sjellë materialin në zyrë dhe duke qenë në pozicionin e komandantit të qendrës së rekrutimit, më pas në pozicionin e drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak.

Artur Meçollari është Akuzat në adresë të Artur Meçollarii si agjent i shërbimeve të huaja u bënë nga ish-kryeministri Berisha, pak orë pas publikimit të emrave të ekipit që do të negociojnë me Greqinë. Por ministria e mbrojtjes beri të ditur se Mucollari dispononte certifikate të larte sigurie nga NATO.

Aksident masiv te tuneli i Elbasanit, përplasen 9 makina

0

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar problematika të shumta në disa prej rrugëve në vend. Më serioze u duk situata pranë tunelit të Elbasanit, ku u raportua për një aksident me 9 automjete të përplasura. Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar vetëm me disa dëme materiale. Drejtuesit e automjeteve ishin të papërgatitur për këtë situatë, çka shkaktoi radhë deri në 1 kilometër. Ndërkohë, policia rrugore ka bërë të mundur devijimin e qarkullimit të automjeteve nga Elbasani në drejtim të Durrësit.

‘Pagova për seks me Megan Fox dhe Candice’ biznesmeni padit agjencinë australiane

0

Një biznesmen kinez ka paditur një agjenci australiane të eksortave për mashtrim, duke i shkaktuar një dëm prej 3.7 milionë dollarësh. Biznesmeni Yu Xu pretendon se ka paguar në total 3.7 milionë dollarët për “Royal Court Escort” për shërbime seksuale nga aktorja Megan Fox dhe modelja Candice Swanepoel. Xu thotë se një agjente e agjencisë i premtoi se përkundrejt shumave të caktuara mund të përfitonte shoqërinë e yjeve hollivudianë dhe të pasarelave të modës, ku në “paketë” përfshiheshin edhe marrëdhëniet intime. “Ramë dakord që nëse unë paguaja shumën në fjalë, agjencia do të më siguronte takimin me Megan Fox, Candice Swanepoel dhe Angelababy si eskorta për shërbime seksuale”, thuhet në deklaratën e biznesmenit kinez. Çështja ka përfunduar në një gjykatë në Sidnej.

Heronjtë e vërtetë, FA, 3 orë në këmbë në mes të dëborës për të transportuar të sëmurën

0

Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë. Për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës. Pas marrjes së 38-vjeçares, efektivët e transportuan me barelë deri te mjeti i rëndë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ish-kreu i Rrugëve mbetet në burg

0

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Gjithashtu, në burg kanë mbetur edhe ish-zyrtarët e ARRSH, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Pas Vendimi i Apelit për ish-zyrtarët e ARRSH, Avokatët kanë deklaruar se do t’i drejtohen Gjykatës së lartë. Dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan më 2 shkurt me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë janë ndaluar edhe  Rexhep Tarba (mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit të shtëpisë. Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria e cila paralajmëron se do të ketë edhe arrestime të tjera për këtë çështje  e cila ndodhet në prokurori prej prillit të vitit 2017. Në këtë procedim penal akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë. Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara. Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. 11 arrestet janë firmosur nga kryeprokurori i Elbasanit Ardian Nezha. Mësohet se kjo dosje është një nga procedimet për të cilat prokurorja Amanda Xhaferri pati konflikt me ish-drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina i cili vendosi që t`ia hiqte nga duart hetimin në fjalë bashkë me disa dosje të tjera. Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013 ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017.  Arrestimet janë kryer pas hetimit të nisur nga prokuroria e Elbasanit më 11 prill 2017 për  veprat penale “vjedhje dhe shpërdorim detyre”. Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Reshje të dendura dëbore edhe në Tiranë, ARRSH apel shoferëve

0

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë vendin. Në orët e pasdites së sotme, reshjet kanë nisur me intensitet edhe në Tiranë, duke zbardhur pjesën më të madhe të qytetit. Ndërkohë thotë se reshjet krahas zonave malore, kanë përfshirë edhe ato fushore. ARRSH dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, te lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe te respektojnë në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor. ARRSH bën me dije se “kompanite e mirembajtjes dhe forcat e shtuara te Policise Rrugore jane ne terren per te garantuar nderhyrjen ne kohe sa me te shpejte”.

Autobusi me 30 çamë ndalohet në kufi nga autoritetet greke

0

Një autobus me 30 çamë është ndaluar në kufi nga autoritetet greke. Sipas mediave fqinje, 30 çamë kanë nisur një udhëtim nga Shqipëria drejt Greqisë, pa mundur ta çojnë atë deri në fund. Ata ishin nisur drejt Prevezës për atë që mediat e quajnë pelegrinazh për të kërkuar pronat e tyre. Po sipas mediave greke, me ndërhyrjen e ministrisë së jashtme greke, grupi u ndalua të kalojë në kufi dhe u kthye mbrapsht. Ky veprim shkaktoi reagimin e personave të kthyer të cilët akuzojnë qeverinë shqiptare se është e përulur përpara Athinës e cila iu ndalon të moshuarve të udhëtojnë për të parë vendin ku kanë lindur.

Pezullohet mësimi në 321 shkolla të vendit

0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se për shkak të motit me dëborë dhe temperatura të ulëta në 321 shkolla mësimi është pezulluar. Nikolla tha se kryesisht mësimi është pezulluar në zonat veriore të vendit, aty ku edhe situatë e motit është më e përkeqësuar. Sipas Nikollës këto orë mësimi do të zëvendësohet dhe se kur do të zëvendësohen do të vendoset nga drejtoritë arsimore. Deklarata e ministrës së Arsimit u bë gjatë një aktiviteti në Shkollën e Kuqe, në kuadër të nismës “Të bëjmë detyrat e shtëpisë”.

SADIKU E NIS KEQ AVENTURËN NË LA LIGA

0

Një debutim jo ashtu siç pritej për Armando Sadikun, me bomberin kuqezi që ishte titullar në humbjen 2-0 që Levante pësoi ndaj Real Betis. Në “Estadi Ciutat de València” dominimi i miqve ishte i dukshëm që në startin e takimit, por shkëndijën e parë e dha sulmuesi elbasanlli. Pjesa e parë nuk kishte raste të pastra shënimi, ndërsa Sadiku vendosi në provë portierin Adan. Kur po luhej minuta e 10-të, 26 vjeçari i transferuar këtë merkato janari tek skuadra nga Valencia, shkarkoi një të majtë nga jashtë zonës, me topin që u ndal pa shumë vështirësi nga gardiani mik. Fraksioni i dytë ishte katastrofal për Levanten, pasi në minutën e 55-të mbrotjësi Cema ngatërroi shenjestër duke realizuar në portën e tij. Debutimi i Sadikut në La liga zgjati 65 minuta, pasi numri 7-të i la vëndin Giampaolo Pazinit. 4 minuta pas daljes së Sadikut,  Sergio Leon realizoi dhe të dytin. Kjo fitore i jep shpresë Betis për një vend në Europë vitin e ardhshëm, ndërsa Levante vazhdon të mbetet shumë afër zonës së ftohtë, pasi gjendet vetëm 1 pikë lart Las Palmas së vendit të 18-të.