Ballina Blog Faqe 9230

Oriola Marashi me njërin gjoks jashtë

0

Me siguri ju kishin munguar fotot super seksi të Oriola Marashit pasi modelja kohët e fundit nuk ka postuar asnjë të tillë duke u tërhequr paksa nga vëmendja mediatike. Por  Oriola është rikthyer fuqishëm dhe siç di ajo, super seksi me një foto nga seti i ri fotografik. “El Dorado ose Rozafa junior”, shkruan modelja krah fotos ku shihet e veshur me një kostum rrjetë me temina ngjyrë ari.  Njërin gjoks Oriola e mbulon me dorë ndërsa tjetri duket qartë nga rrjeta të cilën mban veshur. Përpos komenteve kritikuese për faktin që shfaqet e zhveshur, qindra komentues të tjere nuk i kanë kursyer komplimentat për modelen që gjithnjë me pozat e saj djeg Instagramin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Vetingu në politikë përplas Bashën me Xhafën

0

Lulzim Basha dhe Fatmir Xhafaj u përfshinë në akuza dhe kundërakuza në Kuvend, ku po diskutohet vettingu i Policisë së Shtetit. Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është i dënuar në Itali. “Vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me vendim të formës së prerë në Bolonja për trafik heroine dhe i shpëton dënimit vetëm falë manipulimit të Kodit Penal”, tha ndër të tjera Lulzim Basha. Xhafaj replikoi duke sfiduar kreun e PD-së. “E kam thënë dhe nuk i lëviz asnjë presjeje, ta bësh atë (vettingun e politikës) është gjë shumë e mirë. Merre nismën. Duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra, edhe për atë që ke kohë që flet, edhe për SPAK-un edhe për BKH, edhe aty ka nevojë për një ndryshim, që procesi i tyre të nisë së pari nga unë, pastaj dhe tek ty, përfshirë edhe familjet tona, pasuritë tona. Do ta marr unë nismën shumë shpejt dhe besoj që do ta shohësh rezultatin sesi do të dalë, prandaj ki durim Lulzim”, tha ministri Xhafaj. Basha reagoi duke akuzuar Xhafajn për metoda komuniste. “Harroje se mund të na impresionosh! Ti vetëm tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes. Lëri dërdëllimat kot këtu. E ke fare të thjeshtë ti zotëri, këtu në ligj tani fut vetingun e ministrit. Ti mos na bëj si gardian i Kushtetuës ,se ti ke emeruar pa veting Prokuroren që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd. Ke ndryshuar kodin që yt vëlla të mos ekstradohet. Problemi është që ky është sistemi mafioz që tha sot prokurori i antimafies. Duke vënë figura kryesore të mafies për të bërë vetingun e policisë. As mos u skuq, as mos u zverdh, prano amendamentin e opozitës sot që ministi i Brendshëm të jetë i pari që vetingun. Jepi provën, shko arrseto paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla që gjezdis i lirë”, tha Basha.

Basha: Nuk ka vetting në polici pa u larguar Rama dhe Xhafaj

0

“Nuk ka veting e luftë ndaj krimit të organizuar pa larguar Edi Ramën dhe pa e çliruar Shqipërinë nga krimi i organizuar”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha në seancën e sotme parlamentare ku diskutohet projektligji për policinë dhe gardën. Basha propozon veting të thelluar i ministrit të brendshëm dhe gjithë zëvendësministrave e drejtorëve. Basha: Kryeprokurori Italian ka thënë që mafia ka pushtuar policinë, ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Nuk ka shqiptar që të besojë atë që thuhet sot nga kjo sale. Është e treta herë në 5 vite që Rama flet për vetingun në polici, të gjitha normat janë po nuk zbatohjen si nuk zbatohet strategjia për luftën kundër drogës. I kanë pasur të gjitha strategjitë e ligjet, nuk ka vend në Ballkan që të ketë më shumë ligje se Shqipëria, por nuk ka vend të kapur nga krimi e droga në eksportin kryesor se Shqipëria, policia e tëra u kthye në funksion të drogës e krimit. Kemi arritur deri këtu për shkak të ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri si bashkëpunëtor i krimit të organizuar. Vëllai i ministrit të brendshëm i dënuar për trafik heroine dhe i shpëton dënimit falë modifikimit të kodit. Kjo është dilemma që duhet të zgjidhim sot, doni veting përfshini amendamentin tonë veting i thelluar i ministrit të brendshëm dhe gjithë zëvendësministrave e drejtorëve. Ky ka qenë një projekt personal i Edi Ramës krijoi polici personale. Largoi 414 punonjës duke i zëvendësuar me persona që i kishte hequr qeveria pararendëse socialiste. Aksioni ne Lazarat kishte qëllim vendosjen e burimit të drogës nën kontroll u mbyll lazarati u bë Shqipëria Lazarat. Me urdhër të Edi Ramës ishte mbrojtja e kriminelëve, u futën në parlament biznesmenë ose kriminelë. E përdori policinë për të ushtruar trysni, për të krijuar klimë terrori duke shkelur çdo të drejtë e liri elementare.

E mbrojti me pathos Sajmir Tahirin deri sa presioni ndërkombëtar u bë i pakthyeshëm.

Nuk ka veting e luftë ndaj krimit të organizuar pa larguar Edi Ramën dhe pa e çliruar Shqipërinë nga krimi i organizuar.

Berisha:Vettingu në Polici, hipokrizia më e madhe

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij para deputetëve ne foltoren e Kuvendit,  sot ka folur për projektligjin e Vettingut në Polici, të cilin e ka konsideruar si hipokrizinë më të madhe që i është paraqitur parlamentit. “Ne mbështesim përpjekjet për transparencë në çdo institucion e qelizë të shoqërisë sonë, por këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëhërë në këtë parlament.”- u shpreh Berisha. Gjithashtu ai tha se “Vettingu sot është jetik për organet e këtij shteti, se është transparenca, por ai është iluzion. Ku të lënë 12 milionë euro kanabis mbysin çdo lloj Vettingu. Të kërkosh Vetting mbi rojet e Edi Ramës kur e tërë vila e tij është korrupsion…Të kërkoj Veting për policët tek pallati i së shoqes…” Por ndërkohë që Berisha po fliste, nënkryetarja e Kuvendit i hoqi mikrofonin me aryetimin se i mbaroi koha. Nga foltoja Berisha iu drejtua pa mikrofon deputetëve para se të largohej: “Po Edi Rama rri gjithë ditën me kriminelë, e kanë bërë zyrën e tij si zyrën e tyre.”

NEYMAR MUNGON KUNDËR REALIT

0

Gjithçka po shkonte mirë për Paris Saint-Germain në fitoren 3-0 kundër Marseille më 25 Shkurt, derisa lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në minutën e 77. Kryeqytetasit ishin në kryesim në sajë të golave të Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe një autogol të Rolando, por heshtja ra mbi “Parc des Princes” kur ylli i klubit të tyrë u largua nga fusha me barrela.  Sulmuesi brazilian u dërgua në spital për të parë gjendjen e tij dhe mësohet se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa u mendua. Megjithatë, prania e tij në ndeshjen me Realin e Madridit pas 9 ditësh është në dyshim, ndërkohë që ai nuk do të jetë në sfidat e radhës në Ligue 1. Trajneri Unai Emery u shpreh optimist në konferencën për shtyp, në lidhje me praninë e Neymar në përballjen me Realin e Madridit. “Duket sikur Neymar ka ndrydhje të kaviljes, por duhen pritur ekzaminimet mjekësore. Ai është i qetë dhe duhet të tregojmë durim me të”, tha Emery. Paris Saint Germain e fitoi sfidën me Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3-0 dhe Emery i aktivizoi të tre sulmuesit kryesorë në këtë përballje. Mbappe, që u zëvendësua në minutën e 60 nga Di Maria, dhe Cavani ishin autorët e dy prej 3 golave të parizienëve. Goli tjetër ishte autogol i Rolandos së Marsejës.

Milan fiton ndaj Romës

0

Milani me Gattuson në stol vazhdon të bindë, këtë herë më shumë se kurrë më parë. Kuqezinjtë janë hakmarrë ndaj Romës, duke triumfuar në “Olimpico” me të njëjtin rezultat që u mposhtën në fazën e parë, 0-2. Patric Cutrone dhe Calabria i siguruan triumfin Milanit në sfidën e drejtpërdrejtë për Europën ndaj Romës. Në pjesën e parë ishte Roma më kërkuese, edhe pse kontrolli i topit ishte i barabartë. verdhekuqtë krijuan disa raste për shënim, ndërsa në anën tjetër, Milani thuajse nuk e rrezikoi asnjëherë portën kundërshtare. Por pjesa e dytë nisi tërësisht ndryshe. Suso shërbehet nga e djathta dhe lëshon një asist për Cutronen, i cili tregohet më i shpejtë se Manolas dhe me një prekje të lehtë e dërgon në rrjetë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Goli i parë u shoqërua edhe nga disa raste të tjera për shënim nga kuqezinjtë. Fillimisht Kesie e më pas edhe Calhanoglu shpërdoruan raste të mira për shënim. Në minutën e 64, Roma largon Nainngolan, ndërsa aktivizohet boshnjaku Dzeko për t’i dhënë gjallëri fazës sulmuese të Romës. Milani pati edhe një tjetër rast të artë me Kalinic, por goditja e tij u ndal nga një super Alison. Por në të 74-tën, Alisson nuk pati asnjë mundësi reagimi ndaj goditjes së mrekullueshme të Calabrias, i cili e mposhti për herë të dytë. Minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat, ndërsa Milani siguroi 3 pikë të artë, ndërsa prej 5 ndeshjesh nuk pëson gol.

Basha i kërkon Hahn: Ndiko për një rekomandim pozitiv nga Komisioni

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Basha i shprehu Hahn mbështetjen e plotë  të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD thuhet se “kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni”. “Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë perqafuar vlerat e Bashkimit Europian”- u shpreh Lulzim Basha. Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri. Basha siguroi Komisionerin Hahn për  vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre.

Kabineti “Merkel”, kancelarja propozon 6 kandidatë nga CDU për postet ministrore

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prezantuar 6 anëtarët e Unionit të saj Kristian-Demokrat, të cilët ajo do të donte të shërbenin në kabinetin e saj të ri, nëse aprovohet koalicioni me Social-Demokratët. Zonja Merkel u shpreh se përmes këtyre 6 emrave të përzgjedhur, ajo është përpjekur të gjejë një drejtpeshim mes eksperiencës dhe energjisë së re. “Mendoj se kemi një skuadër efektive që i përgjigjet kërkesave të së ardhmes,” u shpreh 63-vjeçarja, duke theksuar se të gjithë ministrat e propozuar janë shumë më të rinj në moshë se ajo. Nga 6 emrat në listën e kancelares, ai që dallon është Jens Spahn, i kandiduar për pozicionin e ministrit të shëndetësisë. 37-vjeçari jo vetëm përfaqëson një brez të ri politik, por është gjithashtu një kritik i fuqishëm i politikës me dyer të hapura të zonjës Merkel. Në rradhët e konservatorëve, ai shihet si një drejtues i ardhshëm i partisë Kristian-Demokrate. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të tjera të saj për postet ministrore, Merkel ka propozuar aleatë e politikanë të cilët reflektojnë stilin e saj pragmatik dhe të moderuar të qeverisjes. Nëse aprovohet, kabineti i ri gjerman do të ketë më shumë anëtare femra se meshkuj, diçka që ndodh për herë të parë në politikën konservatore gjermane. Vetëm një javë më parë, Anngret Kramp-Karrenbauer, një tjetër pasuese e mundshme e Merkel, u emërua sekretare e përgjithshme e Unionit Kristian-Demokrat.

Regjimi në Siri injoron OKB-në, vazhdojnë bombardimet

0

Sulmet ajrore të qeverisë siriane mbi një enkalvë të kontrolluar nga rebelëtl vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Qindra njerëz janë vrarë në një javë bombardime mbi zonën e Gutës Lindore që gjendet në adfëri të kryeqytetit Damask. ironikisht sulmet e fundit, përfshirë nga ofensivë nga toka, nisën pak orë pasi OKB miratoi arnmëpushimin 30 ditor që duhej implementuar pa vonesa. Të dielën Gjermania dhe Franca i bënë thirrje Rusisë që të ushtronte presion mbi qeverinë siriane për të respektuar armëpushimin. Përmes bisedave telefonike, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i kërkuan ndihmë Vladimir Putinit për implementimin e rezolutës së OKB-së. Nuk dihet se cila ishte zyrtarisht përgjigja e Putin, por ngjarjet në terren në Siri nuk i lënë shumë vend imagjinatës. Rezoluta e OKB-së u miratua për të lejuar dërgimin e ndihmave dhe për të kryer evakuime mjekësore nga Guta Lindore, por operacionet ndaj grupeve më të mëdha xhihadiste nuk mbulohen nga ajo. Qeveria siriane i konsideron të gjithë ata që janë kundër saj terroristë duke bërë që rezoluta të mos jetë efektivë, pa llogaritur faktin se guta lindore është zona e fundit e kontrolluar nga rebelët pranë damaskut dhe marrja e saj do të ishte një fitore e madhe simbolike për regjimin e Bashar Al Asad. Pak rëndësi kanë qindrat e viktimave brenda një jave apo edhe vetë komenti i kreut të OKB-së Antonio Guterres që tha se Guta lindore është shndërruar në ferrin mbi tokë.

Marku, Prokurorit Kombëtar i Antimafias në Itali: Duam përgjigje për letër-porositë

0

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “Kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët. Sikurse vërejti kryeprokurorja Marku, ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri”. “Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”-shtoi zonja Marku. Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri.