Ballina Blog Faqe 9233

Çështja çame, Berisha: Të ngrihemi në revoltë kundër klikës neobllokmene

0

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sa i takon çështjes çame.

Sipas Berishës ministri i Jashtëm i Greqisë një deputet grek informoi me një letër të botuar në media, se në negociatat me qeverinë shqiptare siguroi jo vetëm fushat e gazit dhe naftës, por sipas tij edhe dakordësinë për të fshirë fjalët “çam” dhe “Çamëri”.

“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar”, shkruan Berisha.

Junker nga Shkupi: Jeni në rrugë të drejtë për integrimin në BE

0

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Vizita e parë e Juncker është zhvilluar në Maqedoninë, ndërsa pasdite pritet të mbërrijë në Tiranë për të vijuar turin në Serbi, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë e Bullgari.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Junker u shpreh se Maqedonia është në rrugë të drejtë për hapjen e negocioateve me BE-në.

“Faleminderit që zgjodhët të na vizitonit, do të takohemi sërish në qershor për nisjen e bisedimeve për negociatat në lidhje me integrimin në BE”-u shpreh Zaev gjatë fjalës së tij.

Ja se sa e duan shqiptarët Ramën që i heq bukën e gojës

0

Prej 2-ditësh me radhë,familjarët e hequr nga Skema e Ndihmës Ekonomike në qytetin e Beratit,kanë pritur për të takuar kryeministrin Edi Rama, pas takime që ai ka kryer në qytet. Edhe pse ndënjën mbrëmjen e djeshme përpara Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” dhe paraditen e sotme përpara bashkisë,askush prej tyre nuk ka mundur dot ta takojë Ramën. I rrethuar nga garda dhe forca të shumta policie,Rama është larguar menjëherë pas takimeve dhe jo vetëm që nuk i ka dëgjuar por edhe u ka bërtitur. Dhe qytetarët i japin përgjigjen…..

 

Kotzias flet për kufirin: Nuk kemi arritur marrëveshje me palën shqiptare

0

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka folur sërish për bisedimet me palën shqiptare për përcaktimin e kufirit detar. Ai ka thënë se pala shqiptare po pret plotfuqishmërinë nga presidenti Meta duke e cilësuar këtë si një çështje të brendshme të Tiranës zyrtare. Kotzias ka sqaruar edhe njëherë se ka pasur diskutime mes palëve por ka thënë se gjithçka që është thënë për arritjen apo përcaktimin e një marrëveshje, i përket fantazisë. Ministri i jashtem grek Nikos Kotzias ka folur përsëri për marreveshjen e kufirit detar me Shqipërinë. “Presim dhënien e autorizimit nga presidenti shqiptar, kjo është një procedure institucionale e Shqipërisë“, ka thënë kreu i diplomacisë greke në deklaratën e fundit lidhur me bisedimet mes dy vendeve. Ministri i jashtëm Kotzias, në intervisten e dhënë për radion publike greke ka theksuar se mes dy vendeve ka pasur negociata por asgje nuk eshte mbyllur.”Gjithçka thuhet per pikat e marreveshjes i përket fantazisë”, ka theksuar Kotzias duke komentuar deklaratat politike dhe raportimet e medias në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar. Së fundi Kotzias është thirrur në interpelancë nga ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis e cila firmosi në Tiranë marrëveshjen e vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Çështja e negociatave për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë në qendër të mediave në Tiranë dhe në athinë gjatë dy muajve të fundit. Së fundi presidenti Ilir Meta kërkoi sqarime shtesë nga ministria e jashtme në lidhje me bisedimet me palën greke para se të jepte plotfuqishmërinë për ekipin e bisedimeve të palës shqiptare.

Arrihet një konsensus për votimin e demarkacionit

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmon një pajtim për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës. Në një postim në facebook ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t’i përcjellë edhe në proces tjera. “Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli, për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Të mirat e sodës së bukës

0

Produkti i cili nuk mungon asnjëherë në kuzhinën tonë është soda e bukës. Me një konusm të madh, ajo na ndihmon për shumë gjëra në përditshmërinë tonë. Ajo ndihmon në strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij. Ndihmon dhe kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet e ndryshme.

Soda e bukës kundër urthit. Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të dini se pirja e sodës së bukës të shkrirë në ujë ndihmon në neutralizimin e acidit hidroklorik dhe eliminon dhimbjen e urthit. Bulëzat e ujit ndihmojnë në çlirimin e gazrave dhe largojnë fryrjet.

Pehashi dhe shërimi. Aciditeti i tepërt në organizëm nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve si osteoporoza, kanceri dhe artriti të cilat lulëzojnë në një mjedis me aciditet të lartë. Pirja e ujit me sodë buke balancon pehashin dhe promovon mirëqenien apo ushqen trupin me energji.

Kundër inflamacionit. Inflamacioni i kyçeve shkakton shumë dhimbje. Toniku me sodë buke ndihmon kundër akumulimit të acidit uric në urinë, gjak dhe inde.

Kundër infeksioneve urinare. Uji, lëngu i boronicës së kuqe dhe uji me sodë buke rekomandohen kundër infeksioneve urinare. Soda e bukës ul nivelin e aciditetit në urinë.

Më shumë energji dhe gjallëri. Nëse kryeni aktivitete fizike atëherë keni nevojë për shumë energji, të cilën mund ta merrni duke përzier katër gota me ujë me gjysëm luge çaji me sodë buke, një lugë çaji me kripë deti, dy lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me lëng limoni.

Autori i aksidentit në Golem është dikush tjetër

0

Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Malin e Robit në Kavajë, ku makina përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen e tij, ndërsa nipi 8 vjeçar ndodhet në spital. Burimet bëjnë me dije se dikush tjetër ka qenë në drejtimin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik dhe jo 30 vjeçarja e cila u shoqërua në polici menjëherë pas përplasjes. Dyshohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është Halil Kola. Dy ditë më parë policia i kishte bllokuar patentën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Dyshohet se shtetasi Halil Koka i ka kërkuar shtetases I. P., 30 vjeçe të merrte përsipër fajin. Aktualisht Halil Koka dhe Ilda Parroji ndodhen në Komisariatin e Kavajës dhe po merren në pyetje. 

Studimi: Njerëzit nuk i kanë frikë alienët

0

Ideja që mund të ekzistojnë civilizime jashtëtokësore nuk i tremb njerëzit, përkundrazi u pëlqen shumë. Ky është rezultati i tre studimeve të publikuara në revistën shkencore “Frontiers in Psychology” dhe të zhvilluara në SHBA nga Universiteti i Shtetit të Arizonës, bazuar në analizimin e artikujve dhe intervistave të publikuara nëpër gazeta. “Nëse do të gjendeshim ballë për ballë me jetë aliene do të ishim shumë të lumtur. Deri tani ka pasur shumë spekulim se si do t’i përgjigjeshim këtij lloji njoftimi, por në fakt gati nuk ka aspak studime empirike”, theksoi koordinatori i njërit prej kërkimeve, Michael Varnum. Në studimin e parë janë analizuar artikujt e publikuar nga viti 1996, viti që u zbulua meteori që kishte ngritur hipotezën e ekzistencës së mikroorganizmave të fosilizuara, deri tek lajmet e fundit mbi zbulimin e “Tabby Star”, që ka ushqyer imagjinatën për ndërtime gjigante nga një civilizim alien dhe mbi asteroidin “Oumuamua” që kishte ardhur nga një sistem i ri planetar. Duke analizuar gjuhën e gazetave me ndihmën e një programi, janë shfaqur emocione dhe qëndrime gati gjithnjë e më pozitive. Në studimin e dytë të njëjtët studiues i kanë kërkuar 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre të mundshme ndaj njoftimit të zbulimit të jetës jashtëtokësore në formën e mikroorganizmave, edhe në këtë rast përgjigjet kanë qenë optimiste. Në studimin e trete i është kërkuar më shumë se 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre mbi dy zbulime të së shkuarës të përshkruara nëpë gazeta, gjurmët e mundshme të mikroorganzimave antike në një meteor marsian dhe krijimi i jetës njerëzore sintetike në laborator, edhe në këtë studim kanë mbizotëruar emocionet pozitive.

OKB, shtyhet votimi i rezolutës për armëpushim në Siri

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka hasur sërish vështirësi në miratimin e një rezolute për arritjen e armëpushimit në Siri, votim që është shtyrë në kohë për të disatën herë që prej së enjtes. Rusia kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor, në mënyrë që t’u jepet mundësi ndihmave mjekësore dhe evakuimeve të civilëve. Diplomatët e Perëndimit akuzojnë Rusinë, aleatin kyç të Sirisë, se po përpiqet të fitojë kohë. Franca tha se dështimi për të vepruar shpejt mund të përcaktojë fundin e vet Kombeve të Bashkuara. E gjithë vëmendja është fokusuar mes zemërimit mbi gjendjen e civilëve në enklavën rebele të Ghoutës Lindore. Aktivistët thonë se 462 persona kanë humbur jetën tashmë atje, brenda kësaj jave. Avionët luftarakë sirianë kanë vijuar bombardimet edhe gjatë së premtes, sipas dëshmitarëve në vendngjarje. Douma dhe Hamouriyeh janë mes zonave të goditura më rëndë. Fuqitë perëndimore dyshojnë se Moska po kërkon t’i japë kohë Sirisë për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave që mbrojnë enklavën e kontrolluar prej rebelëve në periferitë e Damaskut. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë bërë thirrje që rezoluta të miratohej pa vonesa. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura tha se paqja duhej arritur urgjentisht, e rrjedhimisht të lejohej edhe qasja e pakontestuar e ndihmës në Ghoutën Lindore. Duke komentuar situatën gjatë pasdites së të premtes, presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin e fajit vetëm te Siria dhe aleatët kyç të saj, Rusia dhe Irani, për krizën humanitare. “Ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete për popullin gjatë kësaj periudhe të fundit e të shkurtër kohe është një fatkeqësi për të ardhur turp”, tha ai, duke folur në krah të kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, që ndodhej për vizitë në Uashington.

Dafina Zeqiri “çmend” fansat, duke u zhveshur

0

Dafina Zeqiri na surprizon gjithmonë me fotot seksi që ajo poston në rrjetet sociale. Format e saja bombastike provokojnë fansat e shumtë që e ndjekin. Në përgjithësi jemi mësuar ta shohim Dafinën me veshje sportive dhe të gjera, por së fundi ajo na ka surprizuar me disa foto shumë seksi ku ka ekspozuar format e saj seksi. Në një foto të publikuar në “Instastory”, Dafina shfaqet e veshur me vetëm një fund të zi, ndërsa në pjesë e sipërme është zhveshur tërësisht duke provokuar me gjoksin e saj.Ajo ka pozuar para aparatit teksa mbulon gjoksin me dorë, duke u shfaqur mjaft sensuale dhe joshëse.