Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, por epiqendra e aktiviteteve dhe festës do të jetë në Prishtinë. Me rastin e 10 vjetorit nga ana e autoriteteve të Kosovës janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ku të ftuar janë edhe liderët shqiptar të Shqipërisë, Maqedonisë, e Malit të Zi. Që në orët e para të mëngjesit për këtë 10 vjetor kanë ardhur urime edhe nga lider botëror. Ndërkaq, në Shqipëri të parët që kanë uruar pavarësinë e Kosovës kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët do të jenë pjesë edhe e festimeve në Prishtinë. Ndërsa nga liderët e huaj, i pari që ka uruar pavarësinë ishte ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili ka një rol të rëndësishëm gjatë viteve të luftës në Kosovë por edhe për pavarësinë. Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK do të jetë ditën e diel, më 18 shkurt. Sot dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë.
Trump viziton të plagosurit në masakrën e Floridas
Donald Trump dhe zonja e parë Melani vizituan të plagosurit e masakrës së shkollës së mesme në Florida. Të dy falenderuan agjentët e policisë dhe ekipet mjekësore për punën e bërë dhe përkushtimin. Presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës Donald Trump i shoqëruar nga zonja e parë Melani, ka vizituar të plagosurit e masakrësn në gjimnazin e Florida ku ka lavdëruar punën e mrekullueshme të ekipit mjekësor dhe shërbimeve të urgjencës. Duke konfirmuar se ishte takuar me viktimat e kësaj ngjarjeje, presidenti amerikan u shpreh para mediave se ishte shumë trishtueshme që një gjë e tillë mund të ndodhë. Më pas kreu i shtëpisë së bardhë dhe zonja e parë lavdëruan forcat e rendit ku Trump theksoi se kishte qenë në spital me shumë prindër dhe ata ishin shumë mirënjohës ndaj agjentëve të policisë. Të pranishëm ishin dhe guvernatori i Florida dhe senatori Marco Rubio. Trump theksoi se të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë ishin në gjendje të qëndrueshme duke marrë në konsideratë atë që kishin përjetuar. Edhe pse vizita ishte planifikuar për të hënën e ardhshme, presidenti amerikan u shpreh se nuk kishte duruar dot. Zonja e parë falenderoi personalisht agjentët e policisë duke thënë se kishin shpëtuar të rinjtë dhe të ardhmen e vendit. Më pas ajo bëri apel që të tregohej kujdes për brezin e ri. Ndërkohë CNN bën të ditur se 19 vjeçari Nikolas Cruz, autori i masakrës i cili vrau 17 persona, gjatë vitit 2017 kishte blerë të paktën pesë armë zjarri.
Negociatat me Greqinë, tjetër takim Bushati – Kotzias
Shefat e diplomacisë të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias kanë zhvilluar një tjetër takim kokë më kokë, në kuadër të ministeralit të BE-së, Gymnich, që u mbajt në Sofie. Lajmi, i shoqëruar edhe me dy fotografi nga takimi, është publikuar nga ministria e jashtme greke. Sipas burimeve diplomatike në Athinë, Bushati e Kotzias “kanë analizuar aspektet teknike që do të duhet të ndiqen javët e ardhshme në negociatat për çështje të ndryshme që po zhvillohen ndërmjet të dy vendeve”. Që prej nëntorit të vitit të kaluar dy ministrat e jashtëm kanë intensifikuar negociatat, me qëllim përmbylljen e gjithë çështjeve të diskutueshme. 24 orë para këtij takimi, ministri i jashtëm grek kishte deklaruar në një intervistë televizive se “para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”. Në të njëjtën intervistë, Kotzias kishte thënë se shpresonte që negociatat të mbërrinin një përfundim të mirë. Të dy palët synojnë që më e largta në muajin prill të nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, gjatë një vizite që pritet të zhvillojë në Tiranë kryeministri grek.
Urimi nga Dua Lipa për Pavarësinë e Kosovës
Fama e Dua Lipës po rritet dita ditës në arenën ndërkombëtare, por asnjëherë ajo nuk ka harruar origjinën e saj. Në një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, në 10-vjetorin e Pavarësisë, ka ardhur edhe urimi i këngëtares me famë botërore. “Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram, ku bashkëngjitur ka vendosur edhe një foto ku shfaqet vetë këngëtarja e veshur në njërin rast me flamurin e Kosovës dhe në tjetrin me atë të Shqipërisë.
Tërmet 4.3 ballë në Ersekë
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ersekës. Lëkundjet janë regjistruar në orën 05:33 minuta me një thellësi prej 2 km dhe epiqendër 9 km nga Erseka. Tërmeti është ndjerë edhe në zonat e tjera të qarkut të Korçës. Paraprakisht raportohet se nga tërmeti nuk ka demë.
Bashkohet politika shqiptare, njëzëri uron 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Politika shqiptare ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar kanë përcjellë mesazhet e tyre në këtë ditë, e cila është e rëndësishme për mbarë popullin shqiptar. Kreu i shtetit, Ilir Meta në mesazhin që i dërgoi homologut të Kosovës Hashim Thaçi shprehet krener për përparimin që ka bërë shteti më i ri i Evropës. “Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe”, shprehet Meta. Ndërsa kryeministri Edi Rama urimin për Pavarësinë e Kosovës e ka bërë që mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Haradinajve, duke trokituar gotat me kryeministrin Ramush Haradinaj. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. Gëzuar festën e Pavarësisë”, shkruan Rama në FB. Edhe Kreu i PD, Lulzim Basha shpreh urimet e tij, duke theksuar se të gjithë ndihen krenarë për Kosovën. Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë”, shkruan Basha në FB. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në urimin e tij theksin projektet që kanë dy vendet në 10-vjeçarin e ardhshëm. “Heqja e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët i gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm”, shkruan Bushati. Një mesazh urimi ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili thotë se kjo është një ditë reflektimi. “Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe rezultate pozitive sesa problematika. Për ato gjëra që nuk shkojnë ka ardhur koha të mobilizohemi jo vetëm të kritikojmë, po të shikojmë cfarë mund të bëjë secili prej nesh Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë,. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”, shprehet Veliaj.
Mesazheve të urimit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
James harron Danielën, ndjek pornostaren amerikane
Sulmuesi i Bayern Munichut, James Rodriguez, nuk ka humbur kohë për të marrë një partner të ri pas divorcit me bashkëshorten Daniela Ospina. Ish-lojtari i Realit të Madridit thuhet se ka nisur një lidhje dashurie me Kendra Lust . Siç raportohet nga “The Sun” James dhe Lust kanë nisur romancë pasi ata ndjekin njëri-tjetrin në Twitter. Në tetor të vitit 2017, mesfushori 26-vjeçar pëlqeu një numër sekuencash sexy të postuara nga Kendra Lust dhe disa yje pornografie të tjerë. Për fat të keq, James parashikoi se nuk guxon të njohë më nga afër me gruan 39-vjeçare, sepse, Kendra Lust është e martuar me një oficer policie që ka shërbyer në Teksas, Shtetet e Bashkuara. Kendra Lust filloi karrierën e saj në industrinë e pornografisë në vitin 2012 dhe ka luajtur në mbi 120 filma me “pullë të kuqe”. Para se të bëhej yll i pornografisë, Lust kishte punuar si infermiere për shtatë vjet.

Devin Brugman gjithmonë seksi
Devin Brugman është një modele australiane, e rritur në Hauai dhe e fejuar me Greg Little, lojtar i futbollit amerikan me skuadrën Buffalo Bills. Ajo nuk rresht së ekspozuari linjat e saj sensuale, duke u dhuruar kënaqësi plot 1.3 milionë ndjekësve të saj në “Instagram”. Sigurisht fiziku i saj dhe bukuria e skalitur nuk kanë sesi të mos bien në sy.
Françeska nxjerr të pasmet
Pasi i dha fund lidhjes me milionerin nga Tirana ,Françeska Jace nuk ka humbur kohë dhe ka vrapuar për të kaluar disa ditë relaksi në vendet më të shtrenjta. Gjithandej në rrjetet sociale ajo ka ndarë foto mjaft të nxehta. E fundit ka qënë nga Republika Domenikane. Françeska ka nxjerre në pah të pasmet e saj bombastike dhe krah foto ka shkruar ‘Thjesht.’ Pas kësaj foto ka pasur reagime të personave që e kritikojnë për ekspozimet e eksagjeruara. Njeher gjoksin tani b…n, po pse nuk del nudo komplet apo i ben pjes pjes’ shkruan komentuasja. Dhe Françeska nuk e ka lënë me kaq. ‘Do vesh çarçaf per plazh here tjeter’ i kthehet modelja komentueses.
















