Ballina Blog Faqe 9264

Rusia mund t’ia shesë raketat S-400 edhe SHBA-së…nëse amerikanët ndihen të pasigurt

0

Kreu i korporatës strategjike ruse të mbrojtjes, Rostec, thotë se Moska është gati të shesë sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 për çdo komb që ndjehet i pasigurt dhe dëshiron të ruajë hapësirën ajrore të tij, duke përfshirë edhe SHBA-në, nëse dëshiron.

Pak para përfundimit të vitit, Moska ra dakord të furnizonte me raketat S-400 Ankaranë, duke e bërë Turqinë shtetin e parë të NATO-s që do të integrojë teknologjinë ruse në strukturën e mbrojtjes.

Të mërkurën, Sergej Chemezov, kreu i konglomeratit rus Rostec, ua bëri ofertën për të blerë S-400, edhe vendeve të tjera të NATO-s.

“S-400 nuk është një sistem sulmues; është një sistem mbrojtës. Ne mund ta shesim atë tek amerikanët nëse duan, “ tha Chemizov për Wall Street Journal.

Aksidenti ajror me 71 viktima në Rusi, dalin pamjet e para të avionit të rrëzuar (Video)

0

Të paktën 71 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë ajror në Rusi.

Një aeroplan u rrëzua në një zonë pranë kryeqytetit rus, Moskë dhe autoritetet kanë gjetur pjesë e mjetit ajror bashkë me kutinë e zezë si dhe trupat e dy personave.

Sipas policisë ruse, kanë nisur hetimet pasi dyshohet se mund të ketë qenë një sulm i qëllimtë.

Siç raportojnë mediat ruse, piloti i avionit kishte raportuar për defekt teknik dhe kishte kërkuar të bënte ulje emergjente.

‘Mbështetës krenar kundër Brexit’ – Soros mbron ndërhyrjen e tij në politikën britanike

0

Miliarderi George Soros, e ka mbrojtur donacionin e tij në fushatën anti-Brexit, duke thënë se ai mbështet plotësisht përpjekjet për të penguar Britaninë që të largohet nga Bashkimi Evropian.

Investitori i lindur në Hungari u përball me akuzat për ndërhyrje në politikën britanike javën e kaluar kur doli se kishte dhuruar 400,000 (558,000 dollarë) euro për grupin lobues pro-BE, ‘Best for Britain’.

‘Best për Britain’ po përpiqet të rekrutojë donatorë të mëdhenj në politikë dhe udhëheqës të biznesit për të ‘minuar’ Brexit.

Grupi thuhet se po lobon me deputetët për të votuar kundër marrëveshjes përfundimtare, një masë që mund të iniciojë një referendum tjetër ose zgjedhje të përgjithshme.

Në një artikull të shkruar për ‘Mail on Sunday’, 87-vjeçari i hodhi poshtë akuzat dhe konfirmoi se ai është një ‘mbështetës krenar’ i ‘Best For Britain’, sepse ai e konsideron Brexit një “gabim tragjik’.

‘Meqë Brexit është një propozim dhe një lëvizje ku humbin të gjithë, atëherë një votë parlamentare për ta frenuar këtë gjë do ishte më e mira’ shkruan Soros

Zyrtari i lartë jep alarmin: Marinës gjermane po i mbarohen anijet luftarake

0

Një zyrtar i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes paralajmëroi se marinës po i mbaroheshin anijet me aftësi luftarake dhe kjo do pengojë vendin në pjesëmarrjen në misionet jashtë vendit. Ai tha se disa fregata dhe anije ndihmëse tashmë ishin larguar për shkak të vjetërsisë së tyre.

‘Flotës së Marinës po i mbarojnë anije të afta për t’u dislokuar aty ku ka nevojë’, tha për gazetën ‘Bild am Sonntag’, Hans-Peter Bartels, shefi i komitetit të mbrojtjes në parlamentin gjerman.

Ai tha se problemi është rënduar me kalimin e kohës, për shkak se anijet e vjetra janë jashtë shërbimit, por asnjë anije zëvendësuese nuk është siguruar.

Bartels, një deputet me ndikim i Partisë Social Demokratike (SPD), tha se gjashtë nga pesëmbëdhjetë fregata ishin tashmë jashtë shërbimtit, duke shtuar se ‘asnjë nga fregatat e reja të tipit 125 nuk mund të bashkoheshin me marinën’.

Mungesa e anijeve do të ndikojë përfundimisht në aftësinë e Gjermanisë për të ushtruar pushtetin jashtë shtetit, tha ai.

‘Shumë shpejt, nuk do të ketë misionet e reja detare për NATO, BE ose OKB’, vazhdoi Bartels.

Ishte dënuar me 1.6 vite burg për vjedhje, arrestohet në Tiranë hajduti serial

0

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

I ndaluari është Mateo Gjipali, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Gjykata e Tiranës e ishte dënuar me 1.6 vite burg, pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.

Kapen 11 kilogramë heroinë në Durrës, ku e kishte fshehur drogën shoferi dhe si u zbulua

0

Një sasi e madhe heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Droga është kapur në përpjekje për t’u dërguar drejt Italisë. Heroina u gjet nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë, pas kontrollit me anë të qenit antidrogë dhe fibroskop.

Sasia prej rreth 10 kilogramësh heroinë u kap në një kamion me targa AA 943 OO që kishte si destinacion Ankonën e më pas Firencen.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin e mjetit, 63-vjeçarin Bujar Shazivari, banues në Durrës dhe po heton për të gjetur bashjëpunëtorët e mundshëm.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Denoncimi i të riut dhe çfarë i kërkuan policët: Nuk po bëjmë pazar kaposhash, gjej 1500 euro dhe hajde hip në traget

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Vlora, i cili tregon sesi funksionin trafiku  i qenieve njerëzore në portin e këtij qyteti.

Në denoncimin e tij, i riu, i cili kërkonte të shkonte në Itali, tregon se i janë kërkuar 1500 euro nga zyrtarët e lartë të policisë së portit.

Statusi i Berishës

Ja se si çunat e krimit ne Vlore bejne trafikun e qenieve njerezore per 1500 euro gjobe!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

‘Pershendetje , doktor , desha te shpreh juve nje dicka , un Kam nje deportim nga zvicra , dhe jam dhe vet I ndergjegjshem qe Kam thyer ditet, e qendrimit ne Europ , gjith sesi thash ta provoja njer , te prisja nje bilet dhe te ikja nga porti I qytetit Tim , vlora , vete te polici per te vulosur , me tha po skalon dot ti me tha , I thash t them te drejten e Di , por mendova ta provoj megjithate I thash ska problem , Dal me tha Ku vete , do kthehem I thash , Dal tha kemi dhe nje mundesi per ty , po I thash , te kuptova , SA doni tju Jap , 100 euro , haha qeshi CA thua or djal tha , pse pazar kaposhash po bejm ketu tha , po SA do o vlla I thash , me tha futu Pak te ajo zyra atie se do vi shefi madh tha te sqaroj , u futa atie , erdhi nje eprori tij dukej , me tha djal ne smund te rezikojm punen per 100 euro se kemi dhe shkb neper kemb , I thash po un sju thash gje ju vet po thoni , bej 1500 euro tha ajd ketu , te mar per dore te fus traget tha , dhe andej tha te nxjer nje miku I’m me kamion tha , doktor sdua te zgjatem shum po ju them qe porti vlores eshte ber baz parash per kokat e policis ketu , me respekt djali nga vlora , anonim’

Vokshi: Situata e dhunës ndaj grave, alarmante. Kaosi i qëllimshëm në institucionet shtetërore i ka lënë pa mbrojtje

0

‘Statistikat e dhunës në familje alarmante’, shkruan deputetja e PD-së, Vokshi.

Ajo denoncon institucionet qeveritare, të cilat nuk kanë marrë asnjë masë dhe angazhim për zbatimin e rezolutës ‘Kundër Dhunës në Familje’, të miratuar në parlament më 4 dhjetor 2017.

Sipas statistikave, vetëm në 16 muajt e fundit ka pasur 6307 çështje gjyqësore për dhunën në familje. Vokshi i bën thirrje Ministrive të Drejtësisë, asaj të Brendshme dhe të Arsimit që të angazhohen më shumë lidhur me këtë situatë alarmante që po gërryen shoqërinë shqiptare.

Vitin e shkuar janë vrarë 10 gra dhe janë regjistruar 300 raste dhune më shumë se 2016-ta, ndërsa edhe viti 2018 ka nisur me raste tronditëse të dhunës në familje, shkruan Vokshi në një status në Facebook.

‘Nga këto të dhëna konstatohet lehtësisht se volumi i çështjeve është rritur ndjeshëm në 6307 çështje për 16 muaj në raport me të dhënat e konstatuara nga Inspektimi: 2689 vendime gjyqësore mbi dhunën në familje të dhëna për 18 muaj, në periudhën e inspektuar (2011-2012)”-ngre alarmin KLD. Kërkova nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme, që në detyrim të rezolutës të mos neglizhojë dërgimin e analizës së plotë të të gjitha problematikave të evidentuara në rastet e dhunës në famlje, proceset gjyqësore dhe në ndihmën ligjore që ju ofrohet falas viktimave të dhunës. Rezoluta për Parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje është një thirrje në detyrë e qeverisë. Shqipëria ka ligj kundër dhunës në familje dhe parandalimin e saj, por sot nuk ka ende të përcaktuara qartë funksionet në Ministrinë që duhet të koordinojë të gjithë mekanizimin e referimit të rasteve të dhunës. Me shpërbërjen e ministrisë është rrëzuar i gjithë mekanizmi institucional mbrojtës! Miliona euro dhe shumë vite eskpertizë të shkuara dëm. Fatkeqësisht në këtë kaos të qëllimshëm institucional, viktimat e dhunës janë të pambrojtura, kushdo qoftë statusi i tyre. Dhe dhunuesit janë riaktivizuar, sepse kanë modelet frymëzuese në Parlament dhe në Qeveri.’ – thekson Vokshi në statusin e saj.

Mbeten në burg 4-ish zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat te Gjiri i Lalzit

0

Gjykata la lënë në burg 4 ish-zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në burg kanë mbetur ish-kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe ish-përgjegjësi i zyrës së Bujqësisë, Enver Shima.

Po kështu, e njëjta masë sigurie është dhënë për sekretaren e Arkivës, Ornela Shëmlikaj dhe për për ish-punonjësen e Urbanistikës, Shpresa Merdita.

Katër ish-zyrtarët u ndaluan pas një hetimi të prokurorisë për abuzimet me ndarjen e tokave dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Shtohen frikshëm numrat, 7 mijë raste të reja me kancer në Shqipëri

0

Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%”. Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%”.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim”.

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

“Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.