Bosi i duhanit ka treguar për herë të parë arsyen pse të gjitha femrat që kishte dalë në foto me ta mbajnë logon e kopanisë së tij në të pasme. Së fundmi Travers
, ka marrë shumë kritika nga njerëz të ndryshëm, pasi ka publikuar foto gjysmë lakuriq të femrave që mbajnë në vithet e tyre logon e kompanisë se Travers ‘Candyman’ Beynon, Free Choice. Shkak për këto kritika është bërë vetë biznesmeni, pasi ka publikuar një numër të madh fotosh në rrjetet sociale, ku vajzat me të cilat shoqërohet nëpër festa të ndryshme shfaqen gjysmë nudo dhe në vithe mbajnë logon e kompanisë se “Candyman”. Këto foto janë cilësuar nga kritikët si foto shumë seksiste, por sipas bosit të duhanit kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas tij këtë foto janë përdoruar për t’i bërë një marketing të mirë kompanisë, Free Choice. Fillimisht ka bërë një garë, në të cilën ka premtuar se 40 personat e parë që do të bënin tatuazhin në pjesë “të nxehta” të trupit të tyre emrin e kompanisë, do të përfitonin udhëtime falas në Australi dhe do të merrnin pjesë në festat e tij “të çmendura”. Të shumtë ishin femrat dhe meshkujt, të cilët iu përgjigjën kërkesës së “Candyman” dhe bënë tatuazhin. Njerëz nga Suedia, Spanja, por edhe nga Amerika pikturuan në trupin e tyre logon dhe përfituan gjithçka falas.
Bosi i duhanit merr kritika sepse ”femrat e tij” kanë si tatuazh në të pasme logon e kompanisë
Sanchez dënohet me 16 muaj burg
Alexis Sanchez është shpallur fajtor për mashtrimin e qeverisë spanjolle, me një shumë prej 890 mijë pound për të drejtat e imazhit gjatë periudhës që ka luajtur me Barcelonën midis viteve 2012 dhe 2013. Ylli i Manchester United është dënuar me 16 muaj burg, por nuk do të qëndrojë pas hekurave. Ai ka arritur një marrëveshje për të paguar paratë e borxhit, plus interesin dhe pranoi se falsifikoi shitjen e të drejtave të imazhit të tij në një kompani të huaj në mënyrë që të shmangte pagesën e tatimeve. 29-vjeçari pranoi dënimin e tij dhe ka dy vjet kohë për të paguar paratë, përpara se bashkëpunimi të prishet dhe do të detyrohet të kalojë kohë pas hekurave. Sanchez është i fundit në një linjë të gjatë të lojtarëve të mëdhenj që janë ndjekur nga gjykata spanjolle për evazioni fiskal.
PD akuza Kumbaros, Duka denoncon shkatërrimin e urave të Hoshtevës dhe Libohovës
Ura e Hoshtevës dhe ajo e Libohovës u shkatërruan si pasojë e vërshimit të lumenjëve. Por në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka, akuzoi Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për zhdukjen e tyre nga harta e monumenteve të kulturës. Sipas saj Ministria nuk ka reaguar në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave të rëndësishme të pasurisë kombëtare.
Valentina Duka: Këto janë dy ura të trashëguara 200-300 vjet më parë, të ruajtura me fantaziëm nga banorë të zonës, por edhe nga specialistë shqiptarë që e kanë dashur kulturën. Brenda 2 ditësh si rezultat i vërshimit të lumenjve ato zhduken jo vetëm nga arta e monumenteve të kulturës por edhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë për të mos i parë më kurrë. Banorët e këtyre zonave, sepcialistë të trashëgimisë kulturore kanë kohë që trokasin në derën e ministres së Kulturës për të ndërhyrë urgjentisht në riaparimin e tyre, por dera e saj ka qenë e mbyllur. Përgjigja e ministres së Kulturës ka qenë arrogante, qeveria Rama nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave kaq të rëndësishme të pasurisë kombëtare.
Burrin e rreh gruaja
Së fundmi janë publikuar disa pamje shumë të rënda në rrjetet sociale, pasi burri e pranoi se e kishte tradhtuar gruaja ushtron dhunë fizike mbi burrin e saj. Sipas medieve të huaja, gruaja e irrituar akuzon burrin e saj se e ka tradhtuar dhe se e ka mashtruar duke i shpenzuar paratë. “Ke përdorur paratë e mia, duke më tradhtuar me një grua tjetër”, dëgjohet t’i thotë gruaja bashkëshortit të saj, ndërsa e godet vazhdimisht. Mesa duket burri e ka pranuar fajin, duke qenë se nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi dhe vuan goditjet e njëpasnjëshme me levë në sy të kalimtarëve.
Moti i keq, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port
Moti i keq dhe me reshje shiu ka sjelle probleme në portin e Vlorës. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka arritur të ankorohet në kaletën e portit, si pasojë e erërave të forta. Raportohet se në bordin e tragetit ndodhen të gjithë pasagjerët të cilët kanë udhëtuar prej mbrëmjes së djeshme nga Italia për në Vlorë.
Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit “Fifty Shades Freed”
Edhe pse njoftoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetsore dhe mjeku i kishte rekomanduar që të mos këndonte në premierën e filmit “Fifty Shades Freed”, Rita Ora duket se ka vendosur që ti kalojë të gjitha e të marrë pjesë. E veshur me të bardha, flokët e lidhura pas dhe një make up të lehtë, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, dukej e mahnitshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Në rrjetin social Instagram Rita ka publikuar sekuenca të shkurtra nga premiera e filmit “Fifty Shades Freed”, i cili u mbajt në Paris.
Bella Hadid dhe Tyga në një lidhje
Duket se shumë shpejt do të ketë lajme të reja në botën e showbizz. Bëhet fjalë për supermodelen, Bella Hadid, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar një video e cila ngrë dyshime për një lidhje të re në jetën e saj. Në videon e publikuar shfaqet supermodelja në makinë duke kërcyer, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga ‘Temperature’ e Tyga-s dhe filtra me zemra mbi kokën e saj. Në fakt fansat e Tyga prisnin që ai të reagonte në lidhje me ardhjen në jetë të vazjës së ish partneres së tij, Kylie Jenner, por në fakt një gjë e tillë për të duket se nuk përbën asnjë problem.

Mbyllet një universitet privat
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave. Me propozim të Ministrisë së Arsimit, qeveria ka mbyllur shkollën e lartë universitare private “Justicia” në Tiranë për të gjitha programet e studimit. Studentët që vazhdojnë aktualisht studimet në këtë universitet, do të transferohen në universitete të tjera, ndërsa institucioni do të përgatisë dosjen e çdo studenti brenda datës 16 shkurt.“Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit apo përfaqësuesit ligjor, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 16 shkurt 2018”, thuhet në pikën dy të vendimit. Shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e këtij institucioni jopublik do të përballohen nga vetë institucioni, ndërsa do të duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët ” për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit”. “Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të arkivojë të gjithë dokumentacionin mësimor, administrativ dhe financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në përputhje me kuadrin ligjor mbi arkivat brenda datës 28 shkurt 2018“, thuhet në pikën 5 të vendimit. Qeveria urdhëron gjithashtu që shkolla e lartë universitare “Justicia”, nuk duhet të kryejë asnjë lloj veprimi financiar apo lëvizje në llogaritë bankare të institucionit. “Personi juridik privat, që përfaqëson institucionin privat të arsimit të lartë, të cilit i hiqet licenca, nuk mund të kryejë asnjëlloj ndryshimi të aksioneve apo të kuotave të shoqërisë, aseteve të luajtshme e të paluajtshme të saj, para shlyerjes së detyrimeve të parashikuara në këtë vendim”, thuhet në vendim.
Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga Sanremo
Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë). Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016 pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi. “Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo. Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.
Zbulimi, ilaçet kundër dhimbjes bllokojnë emocionet e njerëzve
Marrja e ilaçeve mund të lehtësojë dhimbjet që ju keni por studime alarmante sapo janë zbuluar. Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë është zbuluar se ilaçe të tilla si ibuprofen dhe paracetamoli mund të ndërhyjnë në mendimet dhe emocionet tona. Medikamentet për dhimbjet mund të ndikojnë në mënyrën sesi njerëzit përpunojnë informacionet, përjetojnë ndjenjat dhe reagojnë ndaj imazheve emocionuese. Hulumtuesit zbuluan se këto ilaçe mund të ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj përvojave emocionale të dhimbshme. Në studim janë marrë meshkujt dhe femrat, të cilët kishin reagime të ndryshme nga këtyre medikamenteve. Femrat që përdorën ibuprofen raportuan se ishin më pak të lënduara nga përvojat emocionalisht të dhimbshme, të tilla si përjashtimi nga një lojë ose rrëfimi i një situatë kur janë tradhëtuar. Ndërsa burrat përjetuan të kundërtën. Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se ilaçet influencojnë në aftësinë për të ndjerë dhimbjen e të tjerëve. Njerëzit të cilët konsumuan paracetamol ishin më pak të stresuar emocionalisht ndërsa lexonin rreth një personi që përjetonte dhimbje fizike ose emocionale dhe ndjente më pak respekt për njerëzit. Gjithashtu u zbulua se këto ilaçe mund të ndryshojnë aftësinë tonë për të përpunuar informacionin. Njerëzit që pinë paracetamol bënë shumë gabime të mosveprimit gjatë një loje ku u përfshinë, në kohë të ndryshme ose nuk arrinin të kryenin një detyrë. Studimi gjithashtu sygjeron se ilaçet për dhimbjet ndikojnë në reagimin ndaj objekteve emocionale. Autorja e studimit Kyle Ratner, e Universitetit të Kalifornisë, tha: “Në shumë spekte rezultatet e zbuluara janë alarmante. Njerëzit kur marrin ilaçe kundër dhimbjes mendojnë se do tu lehtësohen dhimbjet e tyre fizike por nuk parashikojnë efektet psikologjike që mund të kenë.”
