Ballina Blog Faqe 9306

360° Gradë – 7 VITE NGA 21 JANARI ENDE ASNJE FAJTOR

0

Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste. Familjaret e viktimave I drejtohen Gjykates se Strasburgut dhe fitojne demshperblim, por ende ceshtja nuk eshte marre ne shqyrtim nga gjygjesori shqiptar.

Shtatë vite më parë, vrasjet përgjaken protestën me te madhe të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste. Teksa njerëzit protestonin prej disa orësh para kryeministrisë, e madje disa sapo kishin nisur te ktheheshin, forcat speciale te Gardës se Republikës qëlluan mbi turmën me plumba te vërtete. I pari u vra Ziver Veizi qe ndodhej pranë portës se hekurit. Pas tij Hekuran Deda e Faik Myrtaj. I shtrire ne boulevard, i pajete, mbeti edhe Aleks Nika. Qe te katërt, te pa armatosur, duke protestuar paqësisht. Dosja voluminoze e 21 janarit, e cila pati edhe mbështetjen e FBI e mbylli kalvarin ne Gjykatën e Larte në vitin 2015. U dënuan ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me një vit, si dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet, por sot qe te dy janë te lire. Por për familjarët drejtësia nuk ishte dhënë. Më 5 dhjetor 2012, ata ishin drejtuar Strasburgut, me një kërkesë për zbardhjen e shkeljeve të panumërta nga drejtësia shqiptare, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm. Në atë kohë, Strasburgu konstatoi shkeljen e të drejtave në gjykim, vendosi dëmshpërblimin e familjarëve dhe pranoi deklaratën e qeverisë për të rihapur çështjen. Deri më tani dosja e 21 janarit nuk është rihapur, ndërsa e vetmja shpresë e familjarëve mbeten institucionet e reja të reformës në drejtësi. Organet që pritet të ngrihen këtë vit Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat e Posaçme pritet të kenë një rol të veçantë në hetimin përfundimtar të dosjes dhe gjykimin e saj shterues. Kjo për shkak se Kushtetuta dhe ndryshimet e procedurës penale kanë hequr kufizimet kohore për Byronë e hetimit dhe Prokurorinë Speciale, në rastet kur të përfshirë janë zyrtarë të lartë, ndërsa veprat penale janë ato të rëndat, si vrasja në rrethana cilësuese.

Disa minuta shi dhe Durrësi mbulohet nga uji ( Video )

0

Kanë mjaftuar vetëm disa munuta shi dhe rrugët e qytetit të Durrësit janë mbuluar nga uji.

Kolektorët dhe rrjeti i kanalizimeve kanë dalë jashtë funksionit të tyre duke bërë të mundur që ujrat e zeza të dalin në sipërfaqe dhe të vështirësojnë lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

Përmbytjet e rrugëve të Durrësit tashmë janë normale dhe banorët janë mësuar me këtë pasi gjithmonë pas disa minutash shi uji vërshon nëpër rrugë. Kjo tregon menaxhim të keq të institucioneve lokale të kanalizimeve dhe kolektorëve.

Vdekja e dyfishtë në Vlorë, ekspertiza gjen shenja dhune në trupat e viktimave

0

Të tjera detaje të rënda janë bërë të ditura në lidhje me tragjedinë në Vlorë, ku nënë e bir humbën jetën tragjikisht pasi u dogjën nga zjarri në banesë.

Nga ekspertiza paraprake u shenja dhune në fytin e gruas dhe dëmtime në kafkën e djalit duke bërë që autoritetet të kryejnë ekspertiza më të thelluara.

Salkie Hoxhallari 73 vjeç dhe Novruz Hoxhallari 43 vjeç u gjetën të vdekur nga zjarri që përfshiu banesën e tyre në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 04:20.

Berisha denoncon/ Avokati i bllokon qytetarit llogarinë bankare në mungesën e tij

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të “vjedhjes” të një shume parash të një qytetari nga avokati i tij.

Nëpërmjet mesazhit të qytetarit dixhital, Sali Berisha ka denoncuar rastin në të cilin avokati Envi Hiçka i ka bllokuar llogarinë bankare të një qytetari nëpërmjet një gjyqi në mungesë të tij.

Denoncuesi V.M, ka thënë se problematika ka erdhur pasi avokati Hiçka ka përfaqësuar në një çështje gjyqësore kundrejt OST për marrjen e 20 pagave për largim të padrejtë nga puna.

Sipas V.M ai e fitoi gjyqin nëpërmjet një avokati tjetër pasi Hiçka nëprmjet një emaili të mëparshëm e kishte njoftuar klientin e tij që ishte e kotë të vazhdonte gjyqin sepse OST e kishte larguar V.M në mënyrë të rregullt nga puna. Por V.M në këtë rast kontaktoi një avokat tjetër dhe fitoi gjyqin, dhe kërkoi që të paguane zyrën e avokatisë ku punonte Hiçka për të shlyer detyrimet e tij por ai nuk e kontaktoi për 3 muaj dhe pas kësaj afati i kërkoi që ta dëmshpërblente me dy rroga ose në të kundërt do i merrte të gjitha paratë.

Pas këtij rasti avokati Hiçka i ka marrë V.M nëpërmjet një gjyqi pa praninë e tij shumën e parave të fituara nga dëmshpërblimi i OST-së për largimin nga puna.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Arrestohen dy shpërndarës kanabisi në kryeqytet, njëri prej tyre i dënuar edhe më parë

0

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Andi Fejzo, 37 vjeç i dënuar edhe më parë dhe Engli Zhegu, 28 vjeç, të dy të kapur me përkatësisht 15 dhe 25 doza kanabisi .

Materialet i janë dërguar Gjykatës së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Debati për Skënderbeun/ Pasi Xhufi e quajti të palexuar, reagon Lubonja: Kjo është injorancë

0

Është rikthyer edhe një herë debati mes akademikut Pëllumb Xhufi dhe analistit Fatos Lubonja lidhur me figurën e Skënderbeut.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Debati në Channel One”, Xhufi akuzoi Lubonjën si të palexuar duke i sugjeruar të mos merret me figurën e Skënderbeut pasi dëgjoi shkrimin e tij për heroin kombëtar.

Kohë më parë Lubonja kishte deklaruar për Skëndebreun: “Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale. Pra kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet të shtruar si ka qenë Skënderbeu por si dhe në ç’konteks është strukturuar miti i Skënderbeut. Për mua Skënderbeu është një miti rimarrë dhe i rikonstruktuar mëse një here”.

Por një deklaratë e tij nuk ka mbetur pa përgjigje as nga ana e Lubonjës, i cili i është shprehur se falë njerëzve si Xhufi vendi shihet ende si një vend Stalinist.

“E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri.”-është shprehur Lubonja.

Kryemadhi nga Fieri: 27 Janari do të jetë një protestë kundër mashtrimit të qeverisë

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar takimet nëpër rrethe në kuadër të protestët së 27 janarit.

Në ditën e sotme Kryemadhi ishte në Fier ku është shprehur se protesta e 27-Janarit nuk do të jetë as për flamurin e LSI-së apo PD-së por do të jetë për shqiptarët.

“Data 27 Janar do të jetë një protestë kundër flamurit të mashtrimit, sot qytetarët ndihen keq ekonomikisht dhe shpirtërisht, shumë janë larguar nga Shqipëria për jetë më të mirë. Sot shikojmë se si politizohen institucionet shtetërore, prandaj ne themi se njerëzit do të dalin në 27 janar që të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët. Sa më shumë të varfër dhe të pashkolluar të jenë qytetarët aq më shumë nënshtrohen nga qeveria,” shtoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi ka prekur edhe temën e naftëtarëve, për të cilët është shprehur se janë pikërisht ata që janë mashtruar më shumë nga qeveria.

360° Gradë -BASHA QEVERIA PERGJEGJESE PER VARFERINE

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura.

 

Në Vaun e Dejës, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.

 

Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët,

 

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.

360° Gradë -BUSHATI KOTZIAS, DITA E DYTË E BISEDIMEVE

0

Në Korçë vazhdon sot dita e dytë e takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzias. Zyrtarisht për takimin nuk ka asnjë informacion, ndërsa është raportuar se në prill mund të ketë një takim mes kryeministrave të dy vendeve

Në Korçë vazhdon sot dita e dytë e takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzias. Zyrtarisht për takimin nuk ka asnjë informacion, ndërsa është raportuar se në prill mund të ketë një takim mes kryeministrave të dy vendeve. gjatë ditës dy ministrat do të bëjnë një vizitë në Katedrale, ku do të mbahet edhe meshë. Më pas një vizitë në Mesonjëtoren e Parë Shqipe, më pas në Konsullaten Greke dhe në mbëmje ministrat do të ndjekin një koncert. Pas Kretës, Korça ishte qyteti pritës për bisedimet tri ditore me fqinjin tonë jugor pa praninë e mediave. Nga burime jo zyrtare,  mësohet se diskutimet dypalëshe fokusohen në çështjet e hapura mes dy vendeve, ndër të cilat mund të përmenden ligji i luftës, çështja e kufirit detar, varrezat e ushtarëve grekë dhe minoriteti grek në Shqipëri. Në përfundim të bisedimeve të pasdites së djeshme, gjatë mbrëmjes dy ministrat Bushati dhe Kotcias zhvilluan së bashku një vizitë në pazarin e Korçës, një monument kulture në këtë qytet

https://www.youtube.com/watch?v=aMbFrGT8AMw

“Përmasat groteske të fushatës – kërkohet arrestimi i KE të FSHF-së!”

0

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së kanë përfshirë të gjithë, tifozët, opinionistët, gazetarët, ish-futbollistët apo trajnerët, por edhe politikën, sepse natyrisht përfshirja e një deputeti të partisë në pushtet në zgjedhje nuk mund të mos ndikojë direkt te vota e bashkive, të majta e të djathta.

Ditën e djeshme u nxeh edhe më shumë debati, me akuza në distancë dhe kërcënime për arrestime në lidhje me shoqatat që votojnë në zgjedhje, por nuk janë të regjistruara në gjykatë.

Kjo histori dhe këto kërcënime janë ndjekur me vëmendje edhe nga Roland Luçi, ish-futbollisti dhe tashmë trajner, i cili gjithnjë ka qenë kritik në qëndrimet e tij, sidomos ndaj Dukës e Federatës, por këtë radhë del kundër Finos…

STATUSI

Po, po.
PS, deputeti i grupit te saj parlamentar zoti Fino nëpërmjet avokatit që mbron interesat e tij në fushatën për kreun e FSHF-së, kërcënoi publikisht në një emision televiziv me arrestim gjithë anëtarët e KE-së!
Është fjala se kane falsifikuar dokumente shteterore ne bashkepunim.
Burg hapu, kuqezinjve Muhedin Targaj e Bardh Jera u qenka rezervuar një vend te ti!
Dhe a e dini se kush është shkaku, ku fshihet fajtori i gjithë kësaj gjullurdie?
Jo, jo që kandidati i partisë në pushtet tha qe do konkurrojë duke u ndjere komfort si deputet prej 20 vitesh dhe sekretar organizativ i partisë së tij, jo se e kuptoi se kjo ishte një gafë dhe bëri sikur u tërhoq nga posti partiak, jo se ka mbështetjen e funksionareve socialiste nëpër bashkitë votuese dhe si reaksion daljen kundër të kolegëve demokrato-lësëiste në bashkitë e tjera, jo se juridikisht është në të drejtën e tij të kandidojë sa të mundet paçka se moralisht as duhet të hedhë sytë nga zyrat e Federatës. Se në fund te fundit kush pjerdh për moral në vendin me parlamentarë hajdutë, kontrabandistë e kriminelë, me gjyqtarë e prokurorë te korruptuar deri në palcë, me kryepolicë baronë droge që ikin në drejtim të paditur sapo sinjalizohen nga koleget e tyre se u hap loja.
Jo, jo!
Jo se nuk ka ca interesa ekonomike në këtë mes, por shkaku, strumbullari i të gjithave është “i mallkuari” Europian, ku Kombëtarja jonë ne sajë të kushedi sa peripecive të papërsëritshme arriti të jetë pjese e tij, arriti të performojë atje shkëlqyeshëm, arriti t’i mbushe mendjen dhe më budallait se është një mjet i fuqishëm propagandistik, një hallke-PR (Public Relations) që i duhej pushtetit te lustrohej bashkë me heronjtë kuqezinj në tribuna dekorimesh, festimesh, emërtimesh e honorifikimesh inflacioniste pa fre.
Pikërisht për këtë shkak dhe në këto momente në zyrat kryeministrore të dekoruara autodidaktisht u mor vendimi që Kombëtarja duhet të jete “e tyrja”, presidenti i Federatës duhet të jete njëri nga ata. Dhe kandidati u gjet, pikërisht ai me biografinë më të pasur sportive, ai që sipas thënieve të tij kishte shkëlqyer si…tifoz!
Dhe prandaj në vend të një gare elektorale sportive po përjetojmë një “dirty election”, një fushatë elektorale që ka vënë përballe të gjitha forcat politike të vendit sipas barrikadave përkatëse, fushatë që nuk po kursen as banalitetin rrugaçëror ndaj kundërshtarit. Fushatë që më tepër duket si pragzgjedhjesh parlamentare alla-arnaute, si një konkurrim për një OJQ, si po del në mode të quhet FSHF.
Mbas këtyre që po shohim e dëgjojmë, te paktë janë ata që besojnë sinqerisht se do të ketë fitues më 7 shkurt. As të tillë juridikisht, se zgjedhjet do të kontestohen. Për turpin e futbollit shqiptar!