Ballina Blog Faqe 9309

20 biznese kallëzojnë në prokurori përmbytjet e nëntorit

0

Në vijim të hetimit për përmbytjet e shkaktuara në fund të nëntorit të kaluar në autostradën Tiranë- Durrës, Prokuroria e Tiranës kërkon nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që t’i vendosë në dispozicion projektin e ngushtimit të rrugës në afërsi të Urës së Limuthit.

Pas përmbytjeve të shumë bizneseve në nëntor të vitit të kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, prokuroria e kryeqytetit i kërkoi zyrtarisht Atoritetit Rrugor Shqiptar, dosjen e projektit për ngushtimin e përroit në urën e Limuthit.

Organi i akuzës fillimisht i kërkoi bashkisë së Vorës vënien në dispozicion të planit urbanistik që devijonte ngushtonte gjërësinë e rrugës në përgjatë dy anëve të autostradës. Por ndërhyrjet në rrugët kombëtare është kompetencë e ARRSH, ishte shprehur zyratarisht në prokurori Bashkia e Vorës. Autoriteti Rrugor sipas prokurorisë ka firmosur ngushtimin e shtratit të përroit e për pasojë ka ardhur edhe përmbytja e zonës, si biznese e banesa nga shirat e dendur të datës 30 nëntor 2017.

Prej më shumë se 10 ditësh prokurori i çështjes Ervin Karaxha i ka dërguar zyrtarisht ARRSH-së, vënien në dispozicion të projektit për ngushtimin e rrugës, dhe të shtratit të përroit të Limuthi, ku në mesin e tyre u mbollën palmat.

Deri më tani janë paraqitur në prokurori 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtimin e pronës nga përmbyetja. Po kështu edhe kryefamiljarë kërkojnë dëmshpërblim pasi përmbyetja sipas tyre ka ardhur nga devijimi i projektit fillestar. Ndërkohë nuk ende një shifër nga komitetit i emrgjenca që u ngrit për të përllogaritur dëmin e shkaktuar nga vërshimi i përroit të Limuthit përgjatë autostradës Tiranës-Durrës.

Basha: Vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë

0

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet. Kreu i opozitës iu referua rastit flagrant kur një mësuese e sëmurë me kancer pohoi përballë Ramës atë që opozita ka  denoncuar prej kohësh ,mungesën e ilaçeve në spitalet publike.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”-tha Basha.

Për të treguar se paratë nga taksat e shqiptarëve nuk investohen në shëndetësi, arsim apo për të hapur vende pune, por për të pasuruar Edi Ramën, kreu i opozitës iu referua parave që paguhen në një vit për konçesionet apo i falen klientëve të ARMO-s nga taksat e papaguara.

“140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”-tha Basha.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se i do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria.

Ne shkojmë atje më nje objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në rradhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar.”- u shpreh në Berat Kryetari i Partisë Demokratike.

Fier, naftëtarët bllokojnë rrugën e marshojnë përmes qytetit

0

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës Armo kanë dale në rrugë edhe këtë të premte në Fier. Ata nuk e pranojnë argumentimin e qeverisë për mbylljen e uzinës. Naftëtarët kërkojnë rivënien e saj në punë dhe janë kundër trajtimit të tyre me asistencë me vetëm 11 mijë lekë të reja në muaj. Kësaj here naftëtarët janë revoltuar dhe perveçse protestuan para Prefekturës dhe bllokuan rrugën ata nisën marshimin mes për mes qytetit duke shkaktuar kaos.

Kapshticë, sekuestrohet heroinë në një autobus

0

Një sasie heroine është sekuestruar në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se lënda narkotike u gjet në një autobus.

Nuk dihet sasia e heroinës së sekuestruar dhe as poseduesi i lëndës narkotike.

Ndërsa burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se droha u sekuestrua gjatë një operacioni ndërkombëtar.

360° Gradë – GJYKATA KUSHTETUESE RRËZOI KËRKESËN E FRROKUT PËR RIGJYKIM

0

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim e çështjes se vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Me 4 vota pro dhe 2 kundër, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën të mos e pranojnë kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim në lidhje me vrasjen e Lamajt. 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për rishqyrtim të çështjes së tij. Ai është akuzuar, gjykuar dhe në fund dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, në shkurt të 2013. Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja. Avokatët argumentuan si shkelje faktin se të njëjtët gjyqtarë që lanë në fuqi dënimin e përjetshëm, në fakt kanë shqyrtuar më herët edhe masën e sigurimit personal. Sipas avokatëve, gjykimi është paragjykuar ndaj dhe vendimi i Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe të rigjykohet. Gjatë gjykimit, Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm, ndërkohë që me të njëjtat prova, Gjykata e Shkallës së Dytë (Apeli) vendosi burg të përjetshëm. Por vendimi i Shkallës së Parë që i dha atij lirinë, i dha gjithashtu kohë të arratisej nga Shqipëria, edhe pse muaj më vonë u arrestua në Holandë nën një identitet të rremë dhe me dokumentet e një shtetasi grek, të quajtur Renato Tsepa.

360° Gradë – NAFTËTARËT E ARMO S VIJOJNË PROTESTAT NË FIER, KUNDËR EDHE PËR VENDIMIN E AHMETAJT

0

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fieri janë mbledhur sërish sot përpara prefekturës. Ata kundërshtojnë vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë.  Ata sërish kanë dalë në protestë dhe kundërshtojnë tu drejtohen në zyrat e punës për tu regjistruar si të papunë.

Punonjësit e Kompanisë ARMO kanë protestuar edhe sot para prefekturës së Fierit. Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit dhe Ballshit janë shprehur kundër vendimit të ministrit Arben Ahmetaj për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat.

 

Naftëtarët kanë bllokuar segmentin rrugor përpara prefekturës së Fierit.Janë 1200 punonjës të rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit që aktualisht janë të papunë ndërsa kompania IRTC u largua.Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ftoi të gjithë investitorët e interesuar të sjellin propozimet për rafineritë e ARMO-s.

Denoncimi: Kryebashkiaku i Krujës Bushi, po na shkatërron shëndetin me gropat e gëlqeres

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Kruja, i cili denoncon kryebashkiakun Artur Bushi si dhe drejtorët dhe sekserët e bashkisë marrin për çdo gropë gëlqereje paraq për t’i lënë të punojnë duke dëmtuar kështu mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Statusi i Berishës

Lexoni si mbush xhepat me 100 gropat e gelqeres Bushi i Rames! sb

“Mirembrema ju uroj shendet. Gjithmon flitet per mbyllen e gropave te djegies se gelqeres ne territorin e bashkis kruje se demtojn shendetin ambientin dhe shkaktojn dem ekologjik.mbyllja eshte e pamundur se sekseret e bashkis ose drejtor drejtorish ne bashkin kruje qe jane nje me kry e bashkis z artur bushi shkojn ne cdo grop gelqerje e mbledhin nga 500 deri 700 mije lek te vjetra per cdo grop qe digjet.keta drejtor te forte me foristrada nga klerinku me hashash i versulen gelqerexhive e keshtu cdo aksion deshton dhe e pakta eshte 100 gropa I cojn klanit te kry te bashkis z artur bushi 70 milion lek te vjetra ne xhep.”

360° Gradë – PALLATI DREJT SHEMBJES, SHËRBIMI GJEOLOGJIK BANORËT TË KTHEHEN, S’KA RREZIK

0

Drejtori i shërbimit gjeologjik në Gjirokastër Çano Nora Drejtori iu bëri thirrje të gjithë banorëve të pallatit 5-katesh qe rrezikonte te shembej qe të kthehen në banesat e tyre. Sipas tij bazuar në studimin e fundit nuk ka më rrezik për jetën.

Pallati që futi në panik banorët në lagjen Punëtori në Gjirokastër është i sigurtë. Kështu thuhet në raportin e dytë të gjeologëve për situatën e krijuar një pallat pesëkatësh dhe dy ndërtesa dy dhe trekatëshe pas rrëshkitjes së shpatit të kodrës. Megjithëse shkarjet janë thelluar, drejtori i shërbimit gjeologjik të Gjirokastrës thotë se banorët mund të qëndrojnë në banesat e tyre. Drejtori i shërbimit gjeologjik në Gjirokastër, Çano Nora i bëri thirrje të gjithë banorëve të kthehen në banesat e tyre dhe t’i kthehen jetës.

 

Raporti përfundimtar parashikon marrjen e masave sipas një plani afatmesëm dhe afatgjatë. Të menjëhershme priten të jenë ndërhyrjet në drenazhimin e ujërave, ndërsa me përmirësimin e motit mendohet të fillojnë punimet për ndërtimin e mureve mbrojtëse. Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër po bëhen përherë  e më të pranishme. Një masiv dheu rrëshqiti mëngjesin e kesaj te enjte ne rrugën poshtë kullës së kalasë, cka sipas specialistëve cilësohet e rrezikshme për vetë kalanë e Gjirokastrës.

Ish-ministri i Drejtësisë: Rregullorja anti-SPAK e hashashit

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, ka analizuar ndryshimin e rregullores për SPAK.

Sipas tij, Rilindja kërkon të kontrollojnë SPAK-un duke i kërkuar atij provat para se ato t’i paraqiten gjykatës.

Duke i shkatërruar provat, gjykata nuk i merr si të rregullta dhe e gjitha puna e SPAK shumëzohet me zero.

Statusi i Manjanit

Rregullorja anti-SPAK e hashashit.

E lemë mënjanë argumentin që rregullorja e Kuvendit për herë të fundit u miratua me konsensus, të kërkuar nga Edi Rama. Në fakt në emër të konsesusit që ju dha, ai shtyu në kohë marrjen e statusit Kandidat. Por, nejse! Ta lëmë menjanë këtë. Të merremi pak me arsyen përse po e ndryshojnë rregulloren tani? Duan të kontrollojnë SPAK-un. I kërkojnë atij prova para se ato ti paraqiten gjykatës!!! Kushdo e di tashmë që provat kur dalin në pazar, nuk ka gjykatë që i vlerëson si të rregullta. Pra le të lodhet sa të dojë SPAKU për të mbledhë prova se i shkatërron Rilindja me rregullore! Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme! Natyrisht kjo procedurë vlen për Rilindasit, jo për të tjerët. Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur spaska pasur as rregullore?! Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë bllof dhe i zë në flagracë duke dhunuar çdo ligj! Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?! Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Ne emigracion? Të shohim!Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!

360° Gradë – BASHA RAMA PO MBRON PESHQIT E MËDHENJ

0

Lulzim Basha deklaroi se pas një propozimi të mazhorancës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, fshihet një ligj i posaçëm për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj” nga drejtësia. Sipas kreut të demokratëve, ligji e shndërron Kuvendin në gjykatë dhe opozita do të votojë kundër.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Partisë Socialiste për të shtrënguar rregullat mbi arrestimin e deputetëve. Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur ‘peshqit e mëdhenj’ nga arrestimi.

 

Kreu i PD deklaroi se partia që ai drejton do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt të Ramës, që sipas tij, synon që asnjë ministër apo deputet i korruptuar dhe i lidhur në krim të mos dalë para drejtësisë.