Ballina Blog Faqe 9357

James është me fat, ndihmës e ka Martinezin

0

Javier Martinez mund të mos jetë kapiteni i Bayern-it, por ka marrë përsipër një detyrë shumë të rëndësishme jashtë fushe.

Spanjolli, siç ka zbuluar vetë, po ndihmon mesfushorin James Rodriguez që të përshtatet sa më shpejt me skuadrën e re.

Kolumbiani është huazuar për dy vite nga Real Madridi dhe dihet se kalimi nga Spanja në Gjermani nuk është diçka e lehtë.

Gjithsesi, Martinez e ka provuar si përvojë në vitin 2012 dhe tani është praktikisht ndihmësi personal i 26-vjeçarit.

“James nuk flet gjermanisht. Anglishtja e tij nuk është edhe aq e mirë, kështu që bashkë flasim spanjisht dhe e ndihmoj”, është shprehur qendërmbrojtësi për gazetën “TZ”.

Zyrtare: Legjenda e Juventusit merr drejtimin e Partizanit

0

Ashtu siç ishte raportuar prej disa ditësh, trajneri i ri i Partizanit është Mark Luliano.

Italiani është zyrtarizuar nga klubi nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut, ku njofton se prezantimi i tij do të bëhet të mërkurën.

“TE MERKUREN, KLUBI PREZANTON TRAJNERIN E RI PER SEZONIN 2017 – 2018. Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së mërkurës në ambientet e klubit, datë 26 korrik, ora 11:00, Mark Iuliano dhe ndihmësi i tij Alexandro Dossena do të prezantohen zyrtarisht përpara medieve”, – shkruhet në postimin përkatës.

Luliano është zgjedhur nga drejtori i përgjithshëm i “Demave të kuq”, Luciano Moggi, i cili ka marrë gjithçka përsipër për të ndërtuar një Partizanin të fortë për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Milan turpëron Bayern Munichun

0

Milan i ka dhënë leksione Bayern Munichut.

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut, me rezultat 0:4, në kuadër të turneut, Champions Cup, i cili po zhvillohet në Kinë.

Golat për Rossonerët i kanë shënuar: Franck Yannick Kessie (14), Patrick Cutrone (25 dhe 43) dhe Hakan Calhanoglu (85).

Në këtë takim ka debutuar edhe blerja më e madhe e Milanit, Leonardo Bonucci. Ky i fundit është inkuadruar në lojë në vend të Cristian Zapatas në minutën e 64-të.

Thyen të gjitha rekordet, Reali ofertë të pabesueshme për Mbappen

0

Real Madridi është duke tentuar me çdo kusht transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Monacon dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por Real Madridi duket favorit për transferimin e sulmuesit dhe tani ka një plan konkret për transferimin e tij

Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, kampionët e Evropës kanë bërë gati 120 milionë funte për transferimin e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’.

Përpos kësaj oferte, Reali do t’i ofrojë Monacos edhe një ofertë tjetër dhe do të mbetën francezët për të vendosur.

Oferta e dytë është 80 milionë funte plus sulmuesi francez Karim Benzema.

Monaco tani pritet të vendosë nëse do të pranojë ofertën e kampionit të Spanjës ose jo.

Në garë për talentin e jashtëzakonshëm mbetet edhe Barcelona, e cila do të tentojë transferimin e Mbappes në rast largimit të Neymarit.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë do të thyhen të gjitha rekordet e transferimeve, pasi Mbappe do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Shokon 30 vjeçarja: Në ditën e dasmës kolegu më tha se më donte, por ajo që ndodhi më pas me gruan e tij…

0

Një grua 30 vjeçare, e martuar ka rrëfyer për The Sun se ka filluar aferën me kolegun e punës i cili është martuar por që më pas është ndarë nga gruaja për të qenë ata bashkë, përcjell Bota sot.

Ajo tregon se gruaja e të dashurit të saj ka kontaktuar në Facebook me burrin e saj duke i treguar për aferën dhe në këtë mënyrë çdo gjë është shkatërruar.

Lexojeni rrëfimin e saj:

Kolegu i punës më ftoi në dasmën e tij për të më thënë se donte të ishte me mua dhe tani ne duam të bëjmë diçka të përbashkët.

I kam thënë të mos bëhet i marrë dhe të vazhdojë përpara e të martohet me të fejuarën e tij dhe ka vepruar ashtu.

Ajo i ktheu botët tona përmbys. Unë jam 30 vjet dhe burri im është 34 vjet. Unë punoj në një kompani për kompjuterë dhe një djalë i ri erdhi tek ne në punë para 18 vjetësh.

Ai është 29 vjet dhe mes nesh pati tërheqje. Kishte shumë flirt mes nesh dhe edhe pse ai ishte i fejuar, tensioni seksual ishte elektrik.

Në ditën e tij të martesës unë qëndrova në shtrat dhe qava. E ndjeva sikur një pjesë e imja po vdiste por më pas ai më telefonoi dhe më tha se më donte me të vërtetë.

I thashë se e doja edhe unë por se mes nesh nuk mund të kishte asgjë më shumë se sa kishte.

Iu shmanga atij kur u kthye në punë pas muajit të mjaltit.

Më pas një kolege më tregoi se ai do të bëhej baba. Ishte edhe më shumë shqetësuese për mua.

E takova në korridor para disa javësh dhe e urova. Ai dukej keq dhe më tha se nuk e do gruan e tij dhe se do të ndahet nga ajo sapo të lindë fëmija.

Ai erdhi tek unë kur burri im ishte në një trajnim. E pashmangshmja ndodhi. Ne u puthëm, e zhveshëm njëri tjetrin dhe bëmë seks. Ishte diçka që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë.

Dhe kështu filloi afera jonë, por unë nuk doja ta lëndoj askënd.

Kur vajza e tyre u bë gjashtëmuajshe, ai i tregoi gruas së tij se po i linte atë. Ajo dyshoi dhe i gjeti mesazhet e tij që më kishte dërguar mua.

Ajo u regjistrua në punën tonë si një kompani që donte të më shkruante mua dhe kështu ma zbuloi edhe mbiemrin.

Më pas ajo kontaktoi burrin tim përmes Facebook-ut dhe i tregoi për aferën tonë.

Ne patëm një grindje dhe ai shkoi tek nëna e tij. Burri im dhe familja e tij mendojnë se unë jam një shkatërruese familje.

Unë nuk mund të ndalem së menduari për gruan dhe vajzën e të dashurit tim.

Ndihem shumë fajtor. Nuk dua të jem ajo që e ndan atë nga fëmija. Jam duke luftuar.

A nuk do të na pranojnë kurrë familjet tona kurrë ne si çift? Është një rrëmujë.

Përgjigja e psikologes:

Është. Kur njerëzit flasin për ‘tu përpjekur në martesë”, kjo është ajo që duhet të bësh.

Edhe nëse je nga çiftet më të forta t’i mund ta mbash kokën të kthyer. Unaza në gishtin tënd nuk do të thotë që nuk mund të fantazosh të tjerë por gjithçka ndryshon kur fillon të veprosh.

Ndaju nga i dashuri yt nga puna dhe zgjidhni të dy martesat e juaja.

Thuaj burrit tënd që të shkoni tek një këshilltar për martesa dhe të shihni se si mund ta shpëtoni martesë.

Nëse ndarja është e pashmangshme, dhe kjo ndodh edhe me kolegun tuaj, le të vendoset pluhuri para se të vendosni nëse jeni bashkë së bashku.

Dërgoni porosi të zjarrta partnerit, mirëpo me kujdes…

0

Gjithsesi këmbimi i porosive “të zjarrta” mund të heqë monotoninë, mirëpo duhet patjetër të jeni të kujdesshme, në mënyrë që të mos e teproni, apo nga moskujdesi të dërgoni porosi në adresë të gabuar.

Hulumtimet të cilat i ka bërë kompania e prodhimit të lodrave të seksit, tregojnë që 38% e meshkujve dhe 32% e femrave në këtë mënyrë kthejnë afshin në lidhje. Ne po ju paraqesin këshillat se si me sukses të këmbeni porosi me përmbajtje seksi me partnerin.

Filloni ngadalë

Fillim i mirë do të ishte “Nuk më kalon asnjë sekondë e të mos mendoj në ty. Do të dëshiroja t’i ndieja buzët tuaja”. Kjo do ta gicilonte dhe mezi do të presë të kthehet në shtëpi.

Zgjojani imagjinatën

Patjetër duhet të fusni një dozë sekreti, sepse nëse zbuloni çdo gjë në fillim, partneri nuk do të ketë se për çka të gëzohet. Bëjani me dije, për shembull, që keni veshur ndonjë rrobë ngjyrë të kuqe apo me dantella, ndërkaq pjesën tjetër lërjani imagjinatës së tij…

Përgjigjuni porosive me tone “të zjarrta”.

Me rastin e çdo korrespondence është me rëndësi t’ia ktheni informatën, transmeton Telegrafi. Nëse keni vendosur për të ashtuquajturin “skesting”, atëherë shkoni deri në fund. Mund t’i përgjigjeni që ju bën të çmendeni dhe nuk mund të qëndroni më pa të.

Kujdes kur i dërgoni fotografi

Stimulimi vizual është diçka që çdo mashkull e do. Shmanguni dërgimit të fotografive në të cilat ju duket fytyra, sepse kurrë nuk mund ta dini se ku do të përfundojnë ato fotografi. Mund të fotografoni rrobat të cilat i vishni apo këpucët me taka të cilat mendoni që do të dëshironte t’i mbathni.

Beyonce “hiqet” nga muzeu

0

Pas kritikave të shumta për ngjyrën e lëkurës statuja prej dylli e Beyonce është hequr nga muzeu Madame Tussauds në Nju Jork.

New York Times shkruan se statuaj është hequr. Më vonë vetë muzeu në një deklaratë për shtyp në Entertainment Weekly thotë se statuja “po rregullohet”.

Versioni prej dylli i këngëtares që është bërë nënë e dy binjakëve prej pak më shumë se një muaji ka një lëkurë shumë të bardhë, komentojnë fansat e Beyonce.

Më herët kanë pasur ankesa për punimet e statujave të tyre prej dylli Mariah Carey, Taylor Swift, Kesha, Britney Spears, Lindsay Lohan dhe madje dhe Kate Hudson.

Ana Martin, ‘nëna’ e yjeve të telenovelave meksikane

0

Nuk ka ndryshuar asgjë. Thjesht kam mbushur 71 vjeç dhe nuk më shqetëson aspak’. Dhe kështu Ana Martin i la të gjithë me gojë hapur në shfaqjen e saj të parë në publik, pas vendimit për tu shkëputur nga televizioni. Aktorja që ka luajtur në 76 telenovela meksikane që prej vitit 1965 dhe u bë e dashur për publikun shqiptar, u shfaq me 15 kg më pak.

‘Asgjë ka ndodhur. Mora pushimet dhe reshta së ngrëni. E kam shëtitur shumë’ – u shpreh ajo. 71 vjeçarja paralajmëron se do të vijojë ti qëndrojë strikte regjimit të saj.

Publiku shqiptar u bë I njohur me Ana Martin, në rolet e saj më të dashura si ‘Dashuri dhe Tekila’, ‘Kujdes nga engjelli’, ‘Sorteliego’ e shumë të tjerë.

Sekuestrohen 75,5 kg kanabis në Fier, në pranga 3 persona

0

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në Fier 75,5 kg Kanabis Sativa, një armë zjarri dhe 2 automjete.

Nga ky operacion janë arrestaur 3 persona:

Skënder Vrenozi, 57 vjeç banues në lagjen “16 Prilli” Fier, Spartak Çeraj, 43 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, Klaudio Hasaj, 32 vjeçbanues në lagjen “Perash” Shkodër.

 

Gjatë kontrolli të ushtruar në lagjen “16 Prilli” në banesën e shtetasit Skënder Vrenozi dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 75.5 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin Skënder Vrenozi, ishin edhe shtetasit Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj të cilët dyshohen si bashkëpunëtor të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.V, 31 vjeç,(djali i shtetasit Skënder Vrenozi), u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT me 1 krëhër dhe 5 fishekë. Shtetasi E.V u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Bie zjarr në nënstacionin elektrit të Rubikut, pa energji gjysma e Mirëditës

0

Në një nënstacion në Rubik ka rënë një zjarr i madh dhe për të siguruar jetën e punonjësve të nënstacionit është stakuar eergjia elektrike.

Ky nënstacion furnizon me energji elektrike dy qytete dhe një zonë të gjerë fshatrash përreth.

Nënstacioni do të qëndrojë i fikur deri në shuarjen e zjarrit sipas OSHEE-së.

Momentalisht janë pa energji elektrike qyteti i Rubikut, Rrëshenit dhe Kaçinarit.

Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij.