Ballina Blog Faqe 9404

Krujë / Gjendet një parcelë me kanabis, në pranga një 20-vjeçar nga Tirana

0

Policia e Krujës ka zbuluar ditën e sotme një parcelë të mbjellë me kanabis.

Si posedues të kësaj parcele Policia e Krujës ka vënë se pranga Anxhelo Mehmeti 20 vjeç, banues në Tiranë, ku rezulton të jetë dhe person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis, 55 bimë kanabisi si dhe një pushkë model 63.

Parcela e mbjelë me kanabis, është gjendur në Fushë-Krujë, në fshatin Kameras, në breg të lumit.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

KrujëVijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.Sekuestrohen lëndë narkotike, fidanë Cannabis Sativa si edhe armë zjarri.Arrestohet në flagrancë një shtetas.Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vend të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.Në bazë të informacione të marrë nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:• A. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Krujë, në fshatin Kameras, në breg të lumit u konstatua një sipërfaqe toke me fidanë dhe bimë narkotike Cannabis Sativa.Në vijim të kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:• 60 fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sativa;• 55 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;• Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;• një pushkë model 63.Shtetasi i arrestuar kishte përshtatur një ambient për të qëndruar, në tokën ku u gjetën fidanët dhe bimët narkotike.A.M., është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivmi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar në nenin 284 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 16. Mai 2017

Gjendet një trup i pajetë në Dajt

0

Në malin e Dajtit është gjetur një trup i pajetë.

Trupi është gjendur në një zonë të pyllëzuar dhe është plotësisht i djegur dhe dyshohet se ka një javë që ndodhet atje.

Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i cili ka njoftuar policinë.

Dyshimet e para tregojnë se personi më parë është vrarë dhe më pas është djegur.

Ende nuk është identifikuar trupi i pajetë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Përfundon takimi i dytë i Bashës me Berishën

0

Ka përfunduar dhe takimi i dytë i kryedemokratit Lulzim Basha me Sali Berishën ku ka zgjatur për rreth 40 minuta

Më herët Basha zhvilloi dhe dy takime me aleatët e tij ku mësohet se po shqyrtohet oferta e bërë nga McAllister për zgjidhjen e krizës.

Duka: Besoj se zgjedhjet do të shtyhen

0

Lidhur me situatën aktuale politike mes maxhorancës dhe opozitës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka folur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në mbledhjen e Asamblesë.

Duka u shpreh optimist teksa tha:

 

U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik.

Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit.

Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri.

Përfundon takimi i dytë i Bashës me aleatët

0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një takim tjetër me aleatët parlamentarë.

Ky është takimi i dytë i kreut të opozitës me aleatët brenda pak orësh.

Në këtë takim mendohet se është diskutuar për numërimin elektorinik.

Policia gjen 113 kg drogë në det, në kërkim trafikantët

0

Policia e Durrësit ka sekuestruar rreth 113 kg kanabis sativa.

Droga është gjetur e hedhur në det, afër Kepit të Rodonit në zonën e Gjirit të Lalzit.

Po hetohet për identifikimin e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë ngajrje.

Përfundon takimi mes ambasadorit Lu dhe Ramës

0

Përfundon takimi mes ambasadorit amerikan, Donald Lu, me kryeministrin Edi Rama.

Takimi zgjati rreth 45 minuta.

Pritet qëndrimi  i Ramës për paketën ‘McAllister’.

Paketa ‘McAllister’ parashikon shtyrjen e zgjedhjeve.

Arrestohet në flagrancë hajduti, tentoi të vidhte kasafortën e një dyqani

0

Policia ka arrestaur një të dyshuar për vjedhje në Tiranë.

I arrestuari është  Danjel Tafmizi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar edhe më parë për vjedhje.

Tafmizi është kapur në flagrancë ndërsa përpiqej të vidhte kasafortën e një dyqani në pronësi të personit me inicialet N. N, banues në Tiranë.

Sipas policisë, i zoti i dyqanit e ka pikasur dhe ka njoftuar policinë, pas kësaj është bërë menjëherë arrestimi i Tafmizit

Plagosi një person dhe i shkatërroi biznesin, në pranga 28-vjeçari

0

Policia ka arrestuar një person në Fier pasi është akuzuar për sjellje të dhunshme.

I arrestuari është Martin Allka, 28 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.

Sipas policisë, Allka e ka plagosur me mjete të forta 34-vjeçarin me inicialet E. S., i ka shkatërruar biznesin dhe është larguar nga vendngjarja duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë.

Policia e ka kapur të dyshuarin në Aeroportin e Tiranës dhe e ka arrestuar.

Dosja i kaloi Prokurorisë për veprat penale ‘”Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

Pas takimit me aleatët, Basha takon Berishën

0

Pas takimit që zhvilloi me aleatët e koalicionit opozitar, kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim me Ish-Kryeministrin Sali  Berisha.

Sot pritet që Basha të japë një përgjigje lidhur me ofertën e Yee.