Ballina Blog Faqe 9414

Eksploziv në ndërtesën e ish-punonjësit të bashkisë, sapo kish dalë nga burgu

0

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Porto Romano, në Durrës.

Eksplozivi ishte vendosur në lokalin e shtetasit Fetah Mataj, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen 15 në Durrës.

Dëmet janë vetëm materiale ndërsa policia po kërkon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Mataj ka një sërë  precedentësh penalë dhe para 3 muajsh ka dalë nga burgu,pasi ishte dënuar 5 vjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Mataj u arrsetua kur ishte punonjës i Bashkisë së Durrësit në parkun e automjeteve dhe u denoncua për gjobëvënie ndaj kompanive private dhe kanosje me jetë në rast mospagese. Në vitin 2015, 35-vjeçari përfitoi një ulje dënimi prej 90 ditësh nga Gjykata e Durrësit.

Edhe në vitin 2007, pronari i objektit 3-katësh ku u vendos lënda plasëse ka qenë i dënuar për kanosje, por nuk e vuajti dënimin për arsye shëndetësore.

Pas shpërthimit Fetah Metaj tha se ka qenë në gjumë në atë kohë ishte në gjum.

Për mediat ai tha se nuk ka konflikt me asnjë dhe se kjo ngjarje është bërë për ta trembur.

Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam konflikte me asnjë, dal i lirë në qytet. E kanë bërë për të më frikësuar, por unë nuk frikësohem nga askush”, ka thënë ai.

Metaj ka qenë në burg dhe ka vetëm pak muaj që ka dal nga burgu, ai është aktivist i PS-së dhe ka punuar në Bashkinë e Durrësit.

Në burg ndodhej për gjobëvënie dhe kanosje.

auto_tritoli-fetah_mataj1494315964

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U përpoq të digjte 60-vjeçarin, policia parandalon tragjedinë

0

Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë pasi një 44-vjeçar u përpoq të djegë me benzinë një 60-vjeçar.

Sipas policisë, mësohet se Janaq Xega u përpoq të digjte me benzinë 60-vjeçarin me inicialet P. P.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas një sherri banal mes tyre.

Në kohën kur Xega ka hyrë në banesë për t’i vënë flakën të moshuarit policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Peter Tejler, shefi i misionit të OSBE/ODIHR që do monitorojë zgjedhjet

0

Ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijë misioni i OSBE/ODIHR i cili do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky delegacion do të kryesohet nga ambasadori Peter Tejler, i cili ditën e nesërme do të prezantojë edhe rolin dhe aktivitetin e misionit.

“Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE / ODIHR dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur sipas mandateve të tyre”, thuhet në njoftim.

Konferenca e shefit të misionit vëzhgues të OSBE /ODIHR do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tjetër pajisje përgjimi, arrestohet greku në Rinas

0

Një shtetas grek është ndaluar se i është gjetur një pajisje që dyshohet se kryen përgjime.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Pajisja është e ngjashme me atë që iu gjet shtetasit izraelit.

Kjo pajisje e dyshimtë u sekuestrua nga  Policia e Tiranës.

Shtetasi grek Irakli Dragonius u shoqërua nga policia, iu sekuestrua pasaporta dhe do largohet nga Shqipëria sapo të mbyllen hetimet.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes,

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

9 parcela me kanabis në Vlorë, 4 persona po procedohen penalisht

0

Në fshatin Lapardha të Vlorës, policia ka zbuluar 9 parcela me hashash.

Policia e Vlorës ka asgjesuar 339 rrënjë kanabis që ishin nga 20 deri në 100 cm të gjata.

Po procedohen penalisht 4 persona për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë, A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha; M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë; B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjatë ketij operacioni u gjet dhe një automjet i dyshimt i cili u braktis nga drejtuesi i saj dhe u bllokua nga policia.

Në makinë u gjetë një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë kanabis sativa.

Policia dyshon se në këtë ngjarje janë përfshirë të dyshuarit me inicialet  A.I., 26 vjeç dhe B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë të Vlorës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha-Ramës: Ke destabilizuar vendin me kriminelë që i bëre deputetë

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës së opozitës.

Basha tha se i vetmi faktor destabiliteti në vend është Kryeministri Rama dhe deputetët me precedentë penalë që janë pjesë e Parlamentit dhe administratës shtetërore.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Edi Rama ka disa ditë që flet për stabilitetin e Shqipërisë, – tha Basha. – Në fakt ai e destabilizoi Shqipërinë këto 4 vite me deputetë kriminelë, kryebashkiakë kriminelë, drejtorë kriminelë dhe me njeirun që e drejton këtë ushtri krimi dhe droge që është vëtë Edi Rama.

Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë? Në krye të bashkive të Shqipërisë? Në Policinë e Shtetit? Në krye të institucioneve? Kush i solli Eskobarët? Kush e mbolli Shqipërinë me drogë? Edi Rama me batalionin e tij të krimit me të cilët sundoi Shqipërinë në këto 4 vite.

I solli kriminielët, e mbushi Shqipërinë me drogë.

Dy muaj pasi kishte marrë pushtetin, në një situatë të vështirë për opozitën,  ne garuam në Korçë, vetëm për t’i dhënë garës, dinjitet, por Edi Rama i filmua duke shpërndarë miell për vota.

E mbani mend si shpërndau Rroshin, Bushin…Tërmetin e famshëm në Tepelenë. Ai është shoku i tij. Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin. Dhe me Gjushin! Poliedrikun e krimit dhe korrupsionit. Dhe kur pas kësaj, kur OSBE/ODIH i tha se ke shkatërruar besimin e shqiptarëve, çfarë bëri? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart në zgjedhje, sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ky është plani, projekti, këtë ka bërë katër vite me radhë. E ka destabilizuar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë, shëndetësinë, e ka çuar vite prapa arsimin…

Nuk ka nevojë asnjë kundërshtar i Shqipërisë të fusë duart e të bëjë diçka, sepse të gjitha të zezat ia bën Edi Rama. Investimi më i zgjuar i tyre është të mbajnë në pushtet Edi Ramën me çdo kusht, po kjo nuk është e nuk mund të jetë kurrë e ardhmja e vendit tonë, kjo është historia e 4 viteve të shkuara dhe mbyllet përfundimisht më 18 qershor.

Shqipëria është e destabilizuar sepse është në dorë të kriminelëve dhe drogës. Është e destabilizuar sepse qytetarët janë dëshpërim dhe pasiguri totale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KQZ-ja miraton listën e renditjes së partive në fletën e votimit

0

KQZ-ja miratoi listën e renditjes së partive në fletën e votimit për zgjedhjet e qershorit.

Janë regjistruar 15 parti për këto zgjedhje dhe ja si do renditen në fletën e votimit.

Renditja

1. Partia Fryma e Re Demokratike
2. Partia Demokracia Sociale
3. Partia  Aleanca Demokratike Shqiptare
4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi
5. Partia  për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet
6. Partia  Sfida për Shqipërinë
7. Partia Aleanca Demokristiane
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
9. Partia  Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
10. Partia  Kristian Demokrate
11. Partia  Lista e Barabartë
12. Partia  Socialdemokrate
13. Partia  Komuniste e Shqipërisë
14. Partia  Lëvizja Socialiste për Integrim
15. Partia  Socialiste e Shqipërise

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Falja e borxheve / Si mund të përfitoni

0

Është publikuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve një material informues ku sqaron qytetarët dhe bizneset se si të përfitojnë nga ligji i faljes së borxheve.

Sipas këtij njoftimi, nga ky ligj do të përfitojnë tatimpaguesit e regjistruar në regjistrin aktiv dhe atë pasiv, këtu bëjnë përjashtim ata që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore.

Do të ketë detaje të tjera mbi procedurat në një udhëzim të Ministrit të Financave, që shumë shpejt pritet të miratohet.

Interesi i tatimpaguesve për të përfituar nga ky ligj është i lartë, sipas administratës tatimore.

Çfarë duhet të paguhet

Një pjesë e detyrimeve që falen nga ky ligj janë të kushtëzuara me pagesën nga ana e biznesit apo qytetarit të principalit.

“Për të gjithë tatimpaguesit që përfshihen nga fusha e zbatimit të këtij ligji, me kushtin që gjobat dhe kamatëvonesat e të cilëve, fshihen pas pagesës së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, e drejta e pagesës së këtyre detyrimeve (principalit) ju lind nga data 8 Maj 2017,”- informojnë tatimet

Administrata u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të shlyejnë detyrimet e pjeshme si një kusht paraprak për të përfituar nga ligji.

“Me paraqitjen e pagesave të detyrimeve të prapambetura, në mënyrë të menjëhershme, sipas kërkesës së tyre, tatimpaguesve do t’u jepet konfirmimi sipas të cilit ata nuk kanë më detyrime kundrejt administratës tatimore,”- thuhet në njoftim.

Detyrimet që falen pa kusht

Sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti janë një sërë borxhesh, të cilat falen pa kusht. Në këtë grup bëjnë pjesë:

-Detyrimet tatimore të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2010 e më parë, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.

-Gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Detyrimet që falen me kusht

Sipas ligjit falen me kusht gjobat dhe kamatëvonesat, që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhen të plota:

-Detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011-Dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit;

-Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011-Dhjetor 2014;

-Taksat të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011-Dhjetor 2014.

Detyrimet tatimore të papaguara me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të detyrimeve të vetdeklaruara dhe të papaguara të shoqërive me kapital 100 për qind shtetëror,që operojnë në sektorin elektroenergjetik , që i përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12.2013.

Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën Janar deri në Dhjetor 2014, fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi fillestar;

-Detyrimet tatimore të papaguara, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të shoqërive që operojnë në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe janë 100 për qind me kapital shtetëror, që u përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12 2013.

-Gjobat dhe kamatvonesat për kontributet e sigurimeve për këto periudha fshihen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë kontributi.

Këtu mund të shikoni njoftimin zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohen 2 shqiptarë në Greqi, akuzohen për trafik njerëzish

0

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi sepse janë akuzuar për trafik njerëzish.

Njëri prej shqiptarëve, 23 vjeç, u arrestua në afërsi të qytetit të artës, në Greqi dhe akuzohet se sillte në Greqi 5 shqiptarë të tjerë pa dokumenta të rregullta hzrjeje dhe qëndrimi në Greqi.

Dy prej tyre ishin në listën e personave të ndaluar për të hyrë në zonën Shengen.

Sipas policisë, një tjetër shqiptar është arrestuar në verilindje të vendit, afërsisht në kufirin greko-turk. 21-vjeëari shqiptar kishte në makinën e tij edhe 12 emigrantë të tjerë, 8 sirianë, dy palestineyë dhe 2 irakianë qëata do t’i paguanin trafikantit shuma të ndryshme, nga 500 në 1000 euro, në varësi të destinacionit të tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS, kandidatë me precendentë në listat për deputetë

0

Ka përsëri persona që kanë patur precedentë penal në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste

Rezulton se të paktën 7 prej kandidatëve kanë qenë të proceduar apo të dënuar, sipas formularëve të dekriminalizimit të dërguar në KQZ.

Nga këta, 2 janë aktualisht deputetë ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të rinj.

Ismet Beqiraj, i katërti në listën e PS-së në Fier. Rezulton se është ndaluar nga policia 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka qëndruar për 24 orë në Ballsh, por ndaj tij nuk ka filluar procedimi. Është ndaluar nga policia e Ballshit edhe në shkurt 1997 sërish për verifikim.

Alban Ramohitaj i 10-ti në listën e PS-së në Durrës. Në vitin 2004 Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burg ose 18 muaj me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.

Në vitin 2008 ka qenë nën hetim nag Gjykata e Pavias, në Itali, pasi u kap me një patentë shqiptare të pavlefshme. Ramohitaj shënon se ka bërë marrëveshje me drejtësinë italiane duke pranuar fajin.

Granit Kërxhalliu është i 29-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë. Ai është akuzuar nga prokuroria në 25 shtator 2012 për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me detyrim paraqitje, ndërsa Apeli e ka pushuar çështjen.

 

 

Ardit Konomi është i 7-ti në Korçë. Ai ka shënuar në formularin e dekriminalizimit një procedim për shkelje Të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo çështje ai thotë se është pushuar më 30 dhjetor ’97.

Myzafer Bushaj është i 10-ti në listë në Shkodër . Rezulton i ndaluar në periudhën 21-24 shtator të vitit 2009 pas një aksidenti rrugor. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Pjerin Ndreu është deputet aktualisht. Rezulton i arrestuar në shtator 2004 nga policia për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Por është shpallur i pafajshëm. Ai e kishte bërë këtë shënim edhe në formularin e dorëzuar më parë në KQZ.

Spartak Braho, i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Në formular ka shënuar se është dënuar më 22 dhjetor 1995 me 10 mijë lekë të reja gjobë për shpifje. Braho e ka shënuar këtë dënim edhe në formularin e parë dorëzuar në KQZ.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx