Ballina Blog Faqe 9427

Presidenti i Kosovës uron Metën: Mbështetës i madh i Kosovës

0

Pas zgjedhjes gjatë ditës së sotme të Ilir Metës si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, një tjetër President e ka uruar atë në përgjegjësinë e re.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook, ka uruar Metën për detyrën e re, ku edhe shpreh bindjen se në këtë detyrë ai do të veprojë me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.

Po ashtu ai e ka vlerësuar Metën për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në çdo pozicion politik që ky i fundit ka mbajtur.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i…

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 28. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA-ja telefonon Ivanovin: Do të punojmë me Xhaferin, gjeni përgjegjësit e dhunës

0

Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të Ndhihmës Sekretarit të Shtetit, i ngarkuar me çështjet e Evropës dhe Euroazisë John Heffern, ka dënuar dhunën në Kuvendin e Maqedonisë si dhe i ka dhënë mbështetjen e DASH-it kryetari të ri të tij, Talat Xhaferit.

Me anë të një telefonate me presidentin George Ivanov, Heffern i ka bërë të ditur atij se Dashi do të punojë me kreun e ri të Kuvendit, si dhe ka bërë thirrje për vënien para përgjegjësisë së autorëve të dhunës.

Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik. Ne shprehim simpatitë më të thella për ata anëtarë të parlamentit që u lënduan gjatë sulmit si dhe për familjet e tyre. U bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë të garantojnë sigurinë e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të hetojnë plotësisht sulmin dhe të venë para përgjegjësisë ata që kryen aktet e dhunës,” tha zoti Heffern, ku shtoi se ëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee do të jetë të hënën në Shkup për t’u takuar me udhëheqësit politikë dhe për të përcjellë të njëjtin mesazh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti i senatit italian, uron Metën

0

Presidenti i ri i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vazhdon të presë urime për detyrën e tij të re. Ai ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i senatit italian, Pietro Graso.

Në mesazhin e tij, Grasso uron Metën për zgjedhjen President ku edhe shpreh bindjen e tij se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet.

Dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si president i Shqipërisë. Jam i bindur se bashkëpunimi midis nesh do të rritet”, – thuhet në mesazhin e Presidentit të senatit italian.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LSI-së / Manjani dhe Naço në listën për deputetë

0

Lëvizja Sociliste për Integrim pas zgjedhjes së kryetarit të saj në ikje, Ilir Meta në postin e Presidentit të vendit, mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë e saj.

Mbledhja në fjalë ka zgjatur rreth 80 minuta ku mësohet se është diskutuar mbi listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku burime për mediat bëjnë me dije se Ylli Manjani dhe Nasip Naço janë në listë për deputetë.

Pas largimit të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak të kandidimit për kryetar të shtetit, burimet bëjnë me dije se këtë post do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili, i cili është edhe zëvendës/kryetari i parë i LSI-së.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flet Meta pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk u fol vetëm për listat e deputetëve por edhe…

0

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dalë në një deklaratë për mediat, kryetari i saj në ikje, Ilir Meta.

Në daljen e tij Meta ka bërë të ditur se në mbledhjen në fjalë nuk është folur vetëm për listat për deputetë, por gjithashtu edhe për zhvillimin e zgjedhjeve. Po ashtu tha se do të zhvillohen zgjedhje për kryetarin e ri të LSI-së.

Ai e ka lënë derën të japur për të gjithë ata që dëshirojnë të kandidojnë, duke thënë se listat ende nuk janë mbyllur dhe çdokush është i mirëpritur.

Ai ka thënë në daljen për media se zgjedhjet duhet të jenë me standarde dhe të jenë të lira e të ndershme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FIER NAFTETARET SERISH NE PROTESTE

0

Në Fier naftëtarët kanë protestuar sërish për mospagesën e kontributeve shoqërore, pagat e prapambetura dhe rivënien në punë të Uzinës së Përpunimit të Naftës. Punonjësit e ish kompanisë ARMO, i bëjnë apel shtetit për të ndërhyrë në zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Prej mëngjesit dhjetëra punëtorë të Uzinës së përpunimit të Naftës hipën në kullat e rafinerisë, mbi 33 metra lartësi.

Naftëtarët thonë se kanë tre paga të prapambetura, siguracionet 2 vjet pa paguar si dhe kërkojnë rivenien ne pune të UPN-së.

Sipas protestuesve,  puna në Uzinën e përpunimit të Naftës në Fier është ndërprerë pasi pronarët kanë kërkuar transferimin e naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit, gjë që nuk është pranuar prej tyre.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA AKUZA RAMES, DO NJË SHQIPËRI PAZARESH

0

 

:Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me mbështetës të opozitës në çadrën e protestës, tha se Kryeministri Rama nuk do një Shqipëri të reformuar, por një Shqipëri çiflig, që të bëjë pazar me gjithçka që ka ky vend, përfshi edhe funksionin e Presidentit.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KUSH ESHTE PRESIDENTI I RI ?

0

Ilir Meta ka lindur më 24 Mars të vitit 1969 në Skrapar. Ka mbaruar Fakultetin ekonomik dhe master për integrimin ekonomik në Universitetin e Tiranës.Në vitin 1992 Meta ishte një ndër themeluesit kryesor të Forumit të rinisë eurosocialiste, ku dhe zgjidhet Nënkryetar i FRESSH. Një vit më pas zgjidhet  anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i saj, post në të cilin do të jetë për tri vite. Në vitin e vështirë 1996 për politikën dhe vendin, Ilir Metës i besohet posti i Sekretarit për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vetëm një vit më vonë merr detyrën e të parit të socialistëve të Tiranës.  Në gjeneratën e politikanëve të rinj që socialistët i besuan qeverisjen e vendit është edhe Ilir Meta i cili ende pa i mbushur të tridhjetat, në vitin 1998 zgjidhet Zv/kryeministër i Shqipërisë. Në ditët më të vështira për vendin dhe kombin, 1999/2002, Ilir Meta zgjidhet kryeministër i Shqipërisë. Rimëkëmbja e vendit pas luftës së Kosovës, kur u përballua fluksi i më shumë se 1 milionë shqiptarëve të dëbuar,  çlirimi I Kosovës, rimëkëmbja e saj dhe shpërthimet e dy konflikteve në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, e gjejnë Ilir Metën në krye të qeverisë shqiptare.Fati i tij politik bëri që Iliri Meta të përballet edhe me përplasjet më të forta politike dhe qeverisëse në vend. Zgjedhjet e vitit 2001 nuk u pranuan nga opozita dhe sërish Meta shfaqet si protagonist i zgjidhjes së problemit, duke kontribuar në zgjedhjen e presidentit të parë konsensual në periudhën e tranzicionit. Ilir Meta është protagonist i përplasjeve të forta edhe brenda Partisë Socialiste ku për herë të parë shfaqet fraksioni i parë, ai i “Mendimit Ndryshe”.Ky mendim i ndryshëm, meqë nuk gjeti terren në parti, me KPD-n e famshme krijoi parakushtet për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ishte kjo periudha kur as si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm nuk arriti të ndryshojë mendësinë qeverisëse të një kupole që për Ilir Metën dhe bashkëmendimtarët e tij nuk po ndryshonte dot. Me vetëm 8 deputetë të shkëputur nga Partia Socialiste, në vitin 2004 Ilir Meta arriti jo vetëm të krijojë një parti të qëndrueshme, por një parti parlamentare vendimtare për fatet e vendit. Staturën e një politikani kalibri, Ilir Meta e dëshmoi në vitin 2008 kur dy partitë e mëdha, PD dhe PS vendosën të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të interesave të partive të vogla siç ishte në atë kohë LSI. Arsyeja, e atyre ndryshimeve përveç se lehtësimi i sistemit elektoral me një Kod të ri për të cilin Partia Demokratike dhe Partia Socialiste trumbetonin, dyshohej se ishte edhe shkrirja e partisë që Meta themeloi, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kundërshtimi që vetë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri kësaj nisme me Grevën e Urisë brenda sallës së Kuvendit, brenda një kohe të shkurtër u provua se ishte kauzë e drejtë. Ndërsa Ilir Meta përkundër të gjithëve ja doli të shpëtojë partinë në zgjedhjet legjislative të 2009 me 4 mandate që më pas u quajtën si të “arta”. Me mandatet e fituara në zgjedhjet e  vitit 2009, Ilir Meta arsyeton mendimin ndryshe që kishte shpalosur në partinë mëmë, ndërkohë se si duhet të veprojë një parti në pushtet pa kursyer asgjë me qëllim të zhvillimit të vendit, e tregon në vepër, në momentin vendimtar të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Ne vitin 2009-2013 dhe pse nje parti me ide te majta arrin te realizoje ate qe askush nuk mund ta priste bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Sali Berishës, jo thjesht për të qenë në pushtet, po për të kontribuar me partinë e tij për Integrimin e vendit

Sërish në momentet kyçe, kur Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe i besohet liberalizimi i vizave në zonën Shengen, protagonist është Ilir Meta me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si Ministër i Jashtëm  dha një kontribut të veccantë edhe në sensibilizimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës , si dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal  të Zi.

Në vitin 2011, pas një furtune politike dhe ngjarjesh që shënjuan historinë e protestave në janarin e atij viti, në kohën kur e mendua se sërish po vjen një ngërç i ri politik, ishin votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta që mundësuan zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës. Ndryshimet e mëdha që u projektuan nga familja socialiste për të qeverisur vendin në vitin 2013, sërish u mundësuan vetëm me pjesëmarrjen e Ilir Metës me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Firma e tij në Paktin e 1 prillit e bëri jo vetëm protagonist të qeverisë por edhe rimëkëmbjes të së majtës shqiptare, e cila u rikthye në qeverisjen e vendit me numrin më  të lartë të mandateve në historinë e tranzicionit. Në koalicionin e ri qeverisës me Partinë Socialiste, Ilir Metën e shohim jo vetëm si kryetar parlamenti, por edhe si frymëzues i instalimit të klimës liberale si në parlament ashtu edhe jashtë tij. Kritikët e Ilir Metës në vitin 2011 do të heshtnin në fund të mandatit të Bashës si kryebashkiak sepse janë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në krah të Erion Veliajt që do të garantojnë fitoren e së majtës në kryeqytet.Edhe në krizën aktuale politike që i qëndron në çadër pak metra nga zyra e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ofroi si garanci postin e tij dhe të ministrave të LSI dhe këmbënguli deri në limitet e fundit për një marrëveshje politike me PD dhe aleatët e saj për tu futur në zgjedhjet parlamentare.

Pasi insistoi për konsensus me opozitën për 3 raunde, merr një vendim që me siguri e ka peshuar mirë për t’u larguar nga partia e tij LSI dhe për t’i shërbyer vendit në postin e të parit të shtetit.  

48 vjeçari Ilir Meta baba i tre fëmijëve votohet si Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 27 Prill 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Analizat sekrete zbulojnë mashtrimin e kompanive të naftës

0

Nga Merxhan Daci /Anxhela Ruçi

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.

Një investigim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është në pjesën dërrmuese të saj jashtë standardeve normale të cilësisë.

PSE krahasoi naftën, e cila shitet në pikat shqiptare të karburantit, me atë që shitet në vendet fqinje, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe zonat kufitare të Shqipërisë dhe tri të tjera në pikat e karburanteve të vendeve fqinje. Në Tiranë dy mostrat u morën nga dy pika karburanti të vendosura në Tiranën e Re.

Një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës.

Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend.

Mostrat e naftës u morën në pikat e shpërndarjes së kompanive Eko AlAlpetGega OilGulf dhe Kastrati.

Në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi mostrat u morën në pika kufitare, nën emrin e shpërndarësve të rëndësishëm të naftës në këto vende, përkatësisht në Kalamper OilMakPetrol dhe Elin Oil.

Mostrat u ekzaminuan në laboratorin shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, për t`u analizuar më pas nga një inxhinier me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve, i cili përdori për to shkallën e vlerësimit nga 0 deri në 5 (yje), ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta. Ekspertit iu dhanë elementët për t`u interpretuar, pa përcaktuar se cilës kompani i përkisnin apo nga cili vend mostrat vinin.

Të tetë mostrat u analizuan në bazë të gjashtë parametrave: viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme.

Analizimi tregoi se nga pesë mostrat e naftës të marra në Shqipëri, një prej tyre rezultoi me nivelin e cilësisë 4, një me nivelin 2, një tjetër me nivelin 1 të cilësisë dhe dy mostra rezultuan me nivel cilësie 0.

Mostrat e naftës të marra në Malin e Zi dhe Maqedoni inxhinieri i hidrokarbureve i vlerësoi me nivelin 5 të cilësisë, ndërsa ajo e marrë në Greqi u vlerësua me nivelin 4.

Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, qindra-mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe miliona të tjerë efektet e saj në ndotjen e ajrit.

Më “fatlumët” janë ata qytetarë, të cilët jetojnë afër pikave kufitare të vendit, të cilët nuk ngurrojnë t`iu drejtohen vendeve fqinje për t`u furnizuar me naftë.

Arditi, një taksist i ri nga Shkodra, tha për PSE se, pas përvojave të hidhura me naftën që shitej në pikat e karburantit të qytetit të tij, ai së bashku me kolegë të tjerë furnizoheshin me naftë në Ulqin, rreth 40 kilometra nga kufiri.

“Ne shkojmë në Ulqin, se nafta është më e lirë dhe më cilësore. Ndryshimi duket qartë, kur furnizohesh me naftë vendi dhe kur me atë malazeze. Mua personalisht më është prishur makina “Benz” nga cilësia e keqe e karburantit. Më ka mbetur makina në shtëpi nga dëmtimi i motorit. Naftën këta e përziejnë me solar”, – thotë ai.

Ndërkaq, K. L., kamerier në një bar në pikën kufitare të Kapshticës, nuk ngurroi të tregonte për PSE se, çdo shqiptar që kishte mundësinë të kalonte me lehtësi këtë pikë doganore me Greqinë, nuk ngurronte të furnizonte me karburant makinën e tij.

“Nafta nga ana greke është më lirë dhe me cilësi më të mirë. Ne andej e mbushim. Edhe doganierët shqiptarë andej furnizohen me karburant”, – tregoi ai.

Nga ana tjetër, pikat e karburantit në afërsi të qytezës së Strugës në Maqedoni janë kthyer në një destinacion të preferuar për shoferët shqiptare të zonës së Pogradecit apo Korçës, të cilët në asnjë rast nuk harrojnë të mbushin me karburant makinat e tyre ose ndonjëherë të kalojnë kufirin vetëm me këtë qëllim.

Nafta shqiptare nuk e kalon klasën

Rezultatet e të tetë mostrave të marra nga PSE u analizuan nga një inxhinier i hidrokarbureve me përvojë, i cili gjeti katër prej pesë mostrave shqiptare të naftës tepër problematike sa i përket përbërjes së tyre.

Dy nga mostrat e naftës së marrë në Shqipëri në opinionin e tij ishin të papërdorshme.

“Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – theksohet në interpretimin e njërës prej mostrave, e cila kishte viskozitet të ulët, densitet të lartë, indeks cetani nën normë dhe fillim të lartë distilimi.

Për një tjetër mostër të naftës së marrë në Shqipëri inxhinieri vlerësoi se, të dhënat laboratorike tregonin se në të kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar.

“Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t`u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton ai.

Një nga mostrat e naftës së shitur në vend u cilësua me një yll cilësie, si një gazoil shumë i dobët.

“Kjo mostër ka përmirësim në raport me dy pararendëset, por qëndron mes një nafte të rafinuar mirë dhe asaj të rafinuar në rafineri anonime”, – shpjegoi inxhinieri.

Nga ana tjetër, njëra nga mostrat arriti të vlerësohet me dy yje cilësie, ku përsëri rafinimi i produktit mbetej problematik.

“Kjo naftë ka shtesa rreth afro 3.5% produktesh flurore që më së shumti mund të jenë të parafinuara, edhe pse ka një masë të madhe produkti të rafinuar korrekt”, – theksohet në interpretim.

Nga ana tjetër, një nga mostrat shqiptare të naftës arriti të kualifikohej me katër yje cilësie nga pesë të mundshme.

“Ky gazoil duket se vjen nga një rafineri serioze që ka bërë maksimumin të jetë në 50% të përmbajtjes së squfurit. Ka një lidhje homogjene densitet-viskozitet-fraksione”, – vlerësohet nga eksperti.

Për sa i përket naftës së marrë në anën greke të kufirit, inxhinieri vlerëson se ndërlidhja e mirë viskozitet-densitet-distilim e bën atë cilësore e të vlerësueshme me katër yje.

Mostra e naftës e marrë në Malin e Zi rezulton me të gjithë parametrat korrektë, ku densiteti dhe viskoziteti i lartë i japin një vlerë të shtuar sa i përket harxhimit në djegie dhe ruajtjes së motorit të makinës duke e vlerësuar atë me pesë yje.

I njëjti vlerësim bëhet gjithashtu edhe për mostrën e naftës së marrë në Maqedoni, e cila konsiderohet si plotësisht e përputhshme me standardet ISO dhe si një produkt tërësisht i rafinuar.

Gazoili jashtë standardeve penalizohet vetëm me gjobë

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë lëvizin rreth 536 mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Mesatarisht, 2.2 milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj “digjen” çdo vit në rrugët e vendit.

Cilësia e ulët e naftës në vend nuk është një problem i panjohur edhe për institucionet shqiptare, të cilat janë të detyruara me ligj të analizojnë cilësinë e saj në shërbim të interesit të publikut.

PSE arriti të siguronte nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), dokumente, të cilat tregonin shkelje flagrante të disa operatorëve të shpërndarjes së hidrokarbureve në vend.

Nga kontrollet e bëra në periudhën kohore shtator-nëntor 2016, devijimet e standardit të naftës rezultojnë shumë të larta. Konkretisht, në Elbasan, Fier dhe Shkodër janë konstatuar norma tepër të larta të squfurit në naftë.

Nga 10 mg/kg që është sasia e lejuar e squfurit, në Elbasan ky parametër i ka kaluar shifrat e 210 mg/kg, në Fier 295 mg/kg dhe në Shkodër është konstatuar shkelja më e madhe prej 301 mg/kg squfur (afërsisht 30 herë më shumë se norma e lejuar).

Madje, norma e fundit e squfurit është kapur në një nga shoqëritë më të mëdha aksionere të vendit që shpërndan naftë. Shkeljet me squfurin nuk mbarojnë me kaq.

Në muajin korrik të vitit 2016 është regjistruar norma më e lartë e squfurit në një pikë karburanti në Berat prej 2330 mg/kg nga 10 e lejuar. E përkthyer kjo në mbi 200-fishin e normës.

Squfuri nuk është thjesht një element kimik në tabelën e Mendelejevit!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, squfuri ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndet.

“Dyoksidi i squfurit ndikon në sistemin respirator dhe funksionet e mushkërive duke shkaktuar edhe kancer. Sasitë e tij të mëdha sjellin raste të shtuara të bronkitit kronik dhe rrisin vdekshmërinë te personat me sëmundje kardiake. Kur dyoksidi i squfurit bashkohet me ujin, formon acidin sulfurik, komponentin kryesor të shiut acid”, – thuhet në raportin e OBSH-së për vitin 2016.

Ndërkaq, nga krahasimi i të dhënave të ISHTI-t dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka një papërputhshmëri faktesh. Nga raportet e përbashkëta që dy institucionet kanë, gjobat sipas muajve nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën dhe shifrat e shkeljeve po ashtu. Ndërkohë, ISHTI, i detyruar t’i bëjë publike sanksionet për pikat e karburantit, të cilat nuk respektojnë standardet, në faqen e internetit të institucionit nuk ka të dhëna të përditësuara më të hershme se janari i këtij viti.

Gjithsesi, vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, ISHTI ka vjelur mbi 15 milionë lekë nga gjobat e vendosura për 44 subjekte, të cilat tregtojnë karburant. Për të gjitha rastet e shkeljeve të konstatuara ISHTI nuk shkon përtej gjobitjes së operatorëve.

Ky institucion theksoi se në ligjin për funksionimin e tij shkeljet e konstatuara nga operatorët konsiderohen vetëm si kundërvajtje administrative dhe nuk përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur, jo vetëm analizat e kryera në laboratore private, por dhe ato shtetërore, konstatojnë se në gazoilin e shitur në Shqipëri abuzimet janë të shumta dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve, është e pakuptueshme, pse ato nuk konsiderohen një vepër penale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx