Traineri i skuadrës kombëtare të futbollit Giovanni De Biasi kë bërë me dije sot listën e 23 futbollistëve që ka grumbulluar dhe do të ketë në dispozicion në vigjilje të ndeshjes eleminatore zyrtare me Italinë në 24 mars dhe më pas, miqësores me Bosnjen në 28 Mars në Elbasan. Traineri theksoi se skuadra do të tentojë dhe do të përpiqet të bëjë një ndeshje perfekte. Tekniku i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të gazetarëve në sallë, në lidhje me zgjedhjet e tij, por edhe me faktin që ai përballet me skuadrën e atdheut të tij, Italinë. Sidoqoftë, komisari teknik i kombëtares theksoi se do të ishte më shumë se sa i lumtur nëse do të arrinte ta frenonte Italinë: “Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij kombi. Do të jem shumë i lumtur nëse fitojmë me Italinë, edhe pse jam italian. Kam ardhur këtu për të punuar seriozisht duke e bërë këtë punë me zemër dhe ne kemi arritur të bëjmë dicka të jashtëzakonshme. Jam ndier shqiptar në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale”,- theksoi ai. Trajneri i Kombëtares Shqiptare e pranoi se sfida ndaj Italisë do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se lojtarët e grumbulluar nuk kanë asnjë problem fizik. Lista e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnje Hercegovinës tashmë zyrtare dhe përfshin edhe 4 futbollistë nga kampionati shqiptar. Spikat grumbullimi për herë të parë i mbrojtësit të Kukësit, Albi Alla. Një tjetër lojtar i Kategorisë Superiore që rikthehet në Kombëtare është edhe mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi. Ja edhe lista e plotë e futbollistëve të skuadrës kombëtare për këto dy ndeshje, me Italinë dhe me Bosnjen.
Me poshte edhe Lista e plote e te grumbulluareve te tij!
DE BIAZI SHPALL LISTËN PËR ITALINË DHE BOSNJEN
Shkodër, “Hummer”-i përplas çiklistin; arrestohet drejtuesi
Një përson që po lëvizte me biçikletë është aksidentuar mesditën e së hënës në qëndër të qytetit të Shkodrës, në vendin ku dikur ndodhej monumenti “Pesë Heronjtë e Vigut”.
Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa personi i aksidentuar, shtetasi me inicialet F.D, 58 vjeç është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve të bëra, policia ka identifikuar automjetin që ka shkaktuar aksidentin, një fuoristradë e tipit “Hummer”, me targë “AA 610 MB” dhe rreth një orë pas ngjarjes është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit, shtetasit Andi Martini, 19 vjeç dhe banues në fshatin Velipojë.
Personi në fjalë është arrestuar në banesën e tij. Ndaj 19-vjeçarit janë ngritur akuzat e “largimit nga vendi i ngjarjes” dhe “drejtim mjeti në menyrë të parregullt”.
Sekuestrohet mbi një ton kanabis, gjashtë në pranga
Policia serbe ka sekuestruar mbi një ton marijuanë, si dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si trafikantë të lëndës narkotike. Mes tyre, 4 rezidentë në Beograd dhe një në Novi Pazar, ndërsa kreu i grupit të organizuar është identifikuar si D.G..
Droga ishte fshehur në ndarje të veçanta në disa kamionë çisternë në zbuluar në veri të Serbisë.
Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç e përshëndeti aksionin si tejet “mbresëlënës”, ndërsa sasia e drogës ishte më e madhja e kapur ndonjëherë në një ndërhyrje të vetme të policisë.
Policia shtoi se sasia e lëndës narkotike, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. Sipas tyre, marijuana ishte paketuar në Kosovë dhe kishte për destinacion vendet e Europës perëndimore.
Ballkani Perëndimor rezulton të jetë një prej rrugëve tranzit më të frekuentuara nga trafikantët e lëndëve narkotike drejt Europës. Krimi i organizuar duket se lulëzon në rajon, që prej lufterave të viteve ’90.
Dekretoi Fatmir Xhafajn, Visar Zhiti shpërthen ashpër ndaj Bujar Nishanit
Poeti i njohur dhe përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti komenton për vendimin e presidentit të Republikës për të dekretuar të denoncuarin si hetues diktature, Fatmir Xhafajn.
Në tekstin e tij, Zhiti duket i tronditur dhe e quan presidentin “nishan pa nishan”, “Hiç-president” dhe e fton të ikë sa më parë nga detyra.
Nga Visar ZHITI
NUK I SHPËTON DOT LAJMIT QË TË PËRNDJEK… ËSHTË ME PRESIDENT…
Larg Vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shëndetshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd vogēlan e të varfër, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president…
Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit, një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa ndërprerje, nga që e di që nuk kanë vlerë, nishane pa nishan, thonë.
Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… Po te duhet një antidotë kunder lajmit nga vendi… dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj këtu, eshtë me ese, kritikë, përshkrim udhëtimi, me perkthime dhe ka poezi. një perzierje kunder perzierjes, kujtesë kunder harrresës së keqe, peng dashurie, bashkëbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.
Libri është në proces, drejt fundit, por dy poezi të tij me kane mbetur në dorë: t’i fut apo jo?! Të parën e kam shkruar unë, nuk do te doja, as s’e di pse u bë… të dytën po, e kam përkthyer me zell, është e Evgenij Jevtushenkos për partitë. Edhe ai ketej është ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar… Edhe unë do të doja të ikja me presidente si ai nga vendi im vrastar… por nuk po zgjatem e po them tjetër gjë, që, psh, poezive duhet t’u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vetë ato.
Janë politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini… E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes…
Përplasja e policisë me ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat, zbulohen detaje të rej
Zbulohen detaje të reja për përplasjen e policsë me grupin e zjarrit. Dëshmia e një rrobaqepëseje nga Gjirokastra ka zbardhur një detaj të rëndësishëm për hetimin e 11 të dyshuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, pasi ata kishin porositur 40 maska 15 ditë para sulmit të armatosur.
Kolegu i policit të vrarë: Unë u plagosa në shpatull, ndërsa kolegut tim Ibrahim Basha, i ra koka mbi supet e drejtuesit të mjetit.
Pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi tri burgime të përjetshme dhe 162 vite burg për 11 të akuzuarit si autorë të vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy kolegëve të tij, në një pritë me armë në Lazarat dy vite të shkuara.
Të pandehurit janë klasifikuar tashmë si grup i strukturuar kriminal dhe sipas prokurorisë, drejtuesit e tij janë dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.
Këta dy shtetas kishin mundur të rekrutonin edhe persona të tjerë, të cilët do të merrnin pjesë në sulmin ndaj policisë, pasi “grupi i zjarrit” kishte vendosur që në fshatin Lazarat të rikthehej gjendja e mëparshme.
Sipas hetimit të prokurorisë, të dyshuarit kishin gjashtë muaj që përgatiteshin për të sulmuar policinë, duke u kujdesur për çdo detaj: Armë, municione, plan për sulmin, lëndë narkotike, si dhe maska që ishin porositur rreth 10 apo 15 ditë përpara ngjarjes.
Ky detaj është zbuluar nga një rrobaqepëse e Gjirokastrës, e cila ka treguar për policinë se një djalë i ri kishte porositur 40 maska tek ajo.
Dëshmitarja N. B e pyetur nga grupi hetimor një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat (24.06.2015) ka treguar se ka në pronësi një rrobaqepësi në Gjirokastër. 10 apo 15 ditë para ngjarjes, rreth orës 13:00 të mesditës ajo ka marrë një telefonatë nga një djalë i ri i cili nuk i është prezantuar me emër. Ai i ka thënë se do vijë një djalë në rrobaqepësi dhe do i bësh 20 maska.
“Më pyeti se sa kushton një e tillë ? I thashë që bën 10 mijë lekë të vjetra. Ai tha bëji për pesë mijë lekë të vjetra dhe ramë dakord në telefon që do të bëja me 5 mijë lekë të vjetra një maskë. E pyeta nëse i do model si ai i personazhit “Zorro”. Ai më tha që i dua thjesht kapuç. Më tha “që do të vijë një djalë atje dhe do të thotë si i dua”,” ka treguar rrobaqepësja.
Sipas saj, pas rreth një orë ose një orë e gjysmë nga telefonata në rrobaqepësi ka shkuar një djalë i ri në moshë rreth 17 vjeç, i dobët në trup me mjekër, me dialekt Jugor, të cilin dëshmitarja thotë se e njeh po ta shohë.
Ai ka shkuar i vetëm dhe i ka thënë se ishte ai djali që ka bërë porosi për 20 maska.
“E pyeta se si i donte, ai më tha se i dua të thjeshta dhe në fund nga pjesa që vishet vendosu nga një llastik, nuk kërkoi që ato të ishin të hapura në pjesën e fytyrës. Unë i qepa një të tillë kur ishte aty. Pastaj bëra dhe një tjetër, ai i mori këto të dyja dhe nuk më dha lekë. Këto të dyja i bëra me tre vrima të hapura në pjesën e syve dhe të gojës”, ka treguar dëshmitarja.
Për pjesën tjetër të maskave kanë rënë dakord që rrobaqepësja do i bënte pa vrima të hapura në pjesën e fytyrës. Maskat do të merreshin të nesërmen e porosisë.
“Ka ardhur të nesërmen i mori dhe më dha 50 euro dhe 30 mijë lekë të vjetra, të cilat në total bënin 100 mijë lekë të vjetra. Po këtë ditë pas rreth një ore më merr në telefon i njëjti person, i cili më tha që jam ai djali që mora për 20 maskat, dua dhe 20 të tjera të njëjta si ato që ke bërë, i thash hajde pasdite t’i marrësh se në darkë nuk do të jem. Rreth orës 16:00–17:00 erdhi sërish i njëjti djalë që mori 20 maskat e para, më dha 100 mijë lekë të vjetra shqiptare”, ka treguar dëshmitarja për policinë një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat.
Më pas grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e efektivit Jetmir Isaj, i plagosur në ngjarjen e 24 qershorit të vitit 2015, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me kolegun e tij që u qëllua me plumb në kokë.
Dëshmitari ka treguar se ai bashkë me Ibrahimin dhe tre kolegë të tjerë ishin me shërbim me një automjet tip “Volksëagen” dhe në orën 05:00 të mëngjesit të datës 24 qershor 2015 ishin nisur me shërbim në Gjirokastër.
Ata fillimisht kanë marrë instruksione nga shefi i seksionit për një situatë në fshatin Lazarat, ku persona të ndryshëm qëllonin me armë dhe janë njohur me fotografitë e të dyshuarve. Rreth orës 08:30 ata janë dislokuar në hyrjen e rrugës që të çon në fshatin Lazarat.
“Pasi kanë hyrë për patrullim në fshat dy blindat, rreth 5 apo 10 minuta më pas, jemi urdhëruar nga eprori të shkonim në ndihmë të kolegëve tanë të cilët kishin ndaluar një person me veturë, i cili ishte i armatosur”, ka treguar efektivi RENEA-s, që mbeti i plagosur.
Ai thotë se bashkë me kolegët e tij është nisur në drejtim të Lazaratit me automjetin “Volksëagen”, ndërkohë që dëgjoheshin të shtëna sporadike që vinin nga brenda fshatit.
“Sapo jemi afruar në vendin e quajtur “Pularia” kemi rënë pre e të shtënave me armë, që nuk po kuptonim nga vinin. Të shtënash ishin një e nga një, dyshe e treshe, si dhe me breshëri, gjë që kuptohej se po qëllonin në mënyrë të kontrolluar dhe kam vënë re se po qëllonin në drejtimin tonë. Unë kam vënë re se u plagosa në shpatullën e djathtë dhe kolegut tim Ibrahim Bashës, i ra koka mbi supet e drejtuesit të mjetit. Pikërisht në ato momente drejtuesi i mjetit ka përshpejtuar mjetin për t’u pozicionuar në një vend më të mbrojtur, pasi në ato momente ishim të ekspozuar. Theksoj se të shtënat vazhdonin edhe pasi jemi plagosur, por me intensitet më të vogël. Pasi është ndaluar mjeti, unë me kolegët e mi kemi zbritur nga mjeti duke iu kërkuar ndihmë kolegëve tanë dhe duke i informuar se ishim qëlluar me armë”, ka treguar efektivi i policisë i plagosur në Lazarat.
Për këtë ngjarje policia fillimisht arrestoi disa nga të dyshuarit, ndërsa vëllezërit Aliko u kapën pas disa ditë kërkimesh.
Sipas prokurorisë, dy organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit Alban dhe Arbjon Aliko.
“Këta shtetas, prej disa muajsh kanë filluar përgatitjen e një plani kriminal me qëllim goditjen ndaj forcave të policisë. Për këtë, ata kanë kryer veprime konkrete duke rekrutuar shtetas të ndryshëm nga fshati Lazarat, të cilët do t’i bashkëlidheshin sulmit ndaj policisë së shtetit. Po ashtu kanë siguruar armatimin e nevojshëm për të kryer sulmin. Kanë siguruar mjetet e tjera mbështetëse si makinat, veshjet, maskat etj., si dhe kanë studiuar vendin, kohën dhe mënyrën për kryerjen e sulmit”, -thotë prokuroria.
Pak ditë më parë Krimet e Rënda kërkuan dënimin me burgim të përjetshëm të të pandehurve: Arbjon Aliko, Bajram Bocia dhe Elvis Bocia.
Ndërsa për të pandehurit e tjerë u kërkua dënimi me 162 vite burg për akuzat e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vrasje e punonjësit të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Gjykata e Krimeve të Rënda është në pritje të argumenteve të mbrojtjes përpara se të japë vendimin për 11 të pandehurit.
Zbardhet vrasja në Devoll, kapet autori, policia: Ja cili ishte motivi i krimit
Policia tha te dielen ne mbremje se ka arrestuar te dyshuarin per vrasjen e ndodhur ne Devoll. Motivi i ngjarjes sipas policise ka qene sherri per motive te dobeta. Ne deklaraten zyrtare thuhet se policia zbardhi dhe dokumentoi ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj, më datë 18.03.2016 ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.
Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë punës të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e shtetasit :
David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit :
• Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,
• D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin
• Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.
Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.
Prezenca e OSBE-së fillon trajnimin e forcave të policisë përpara zgjedhjeve të 18 qershorit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme, nisën sot trajnimin e rreth 6,500 forcave të policisë, që do të jenë kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve kuvendore të 18 qershorit.
Trajnimi për rolin e policisë në zgjedhje fillon sot me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm. Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, deri në fillim të muajit maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje. Prezenca e OSBE-së ka organizuar trajnime të tilla prej vitit 2005.
“Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, sot, në hapje të trajnimeve. Borchardt tha se zgjedhjet e vitit 2007 qenë të parat ku u shënua mospërfshirja politike e policisë në zgjedhje dhe se raportet e OSBE/ODIHR-it që atëherë kanë folur për një rol pozitiv të policisë në të gjithë procesin zgjedhor. Borchardt shprehu besimin se Policia e Shtetit do të jetë e pavarur gjatë zgjedhjeve të këtij viti dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet.
“Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit”, shtoi Borchardt.
Në veprimtarinë e sotme folën edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.
Nishani dekreton shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafajt
Nishani ka dekretuar shkarkimin e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm dhe të emërojë në këtë detyrë, të propozuarin e Edi Ramës, Fatmir Xhafaj.
Dekreti i shkarkimit:
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10079
Tiranë, më 19 Mars 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Dekreti i emërimit:
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj
DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Fatmir Xhafaj, emërohet ministër i Punëve të Brendshme
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10080
Tiranë, më 19 Mars 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Policia: Vrasja në kufirin Shqipëri-Greqi, për konfliktet e hashashit
Policia e Korces dyshon se vrasja me mjete të forta e 44-vjeçarit Zarif Alliu, në fshatin Braçanj të Devollit, mund të jetë pasojë e konflikteve për prishjen e pazareve të drogës, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përveç kalimit ilegal të klandestinëve drejt Greqisë, perdoret edhe si vend shkëmbimi i ngarkesave të hashashit mes trafikantëve.
Burime policore bëjnë të ditur se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të reja dhe telefonat celularë.
Sipas deklarimeve, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet se përveç viktimës, ka pasur të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.
Policia ka krehur të gjithë zonën, ndërsa, sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.
Pasi banorët u kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është lajmëruar policia dhe ata janë transportuar në spital, por Zarif Alliu, 44 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Gjithsesi, policia thotë se nuk përjashtohet as pista e grabitjes.
Dekretet e 4 ministrave, Nishani: Do refuzoja dekretimin e Fatmir Xhafës, s`ma lejon Kushtetuta
Presidenti i Republikes Bujar Nishani, ka dale para medias ne lidhje me dekretimin e 4 ministrave te propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka thene se kandidatura e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj eshte e papershtatshme. “Por Kushtetuta nuk i jep te drejte Presidentit per refuzimin e propozimit qe i eshte bere nga kryeministri”, tha Nishani.
Ai tha se ne kushtet e tanishme, i mbetet kryeministrit dhe Parlamentit ta shikoje kete ceshtje ne lidhje me kandidatin per Minister te Brendshem.
Pjese nga deklarata e Nishanit:
Jemi në një situatë të tensionuar politike para zgjedhjeve Parlamentare.
Opozita e vendit ka dalë nga Parlamenti dhe po proteston, duke argumentuar kërkesën për zgjedhje të lira.
Në këtë kontekts, edhe ndryshimet në Këshillin e Ministrave kanë specifika të veccanta, por më konkretja, është tek Ministria e Brendshme.
Vitet e fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i policisë së shtetit.
Po ashtu, është adresuar shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë për përmasat shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit.
Konstatimi i lidhjeve të individëve në grupet e krimit të organuizuar me politikën.
Ministria e Brendshme ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor, përmes policisë ka përgjegjësinë e ruajtjes së rendit e sigurisë.
Problematikat që përball policia janë blerja e votës dhe angazhimi i personave me precedentë penalë në zgjedhje.
MB ka përgjegjësi për funksionimin e garantimin e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet nga pushteti lokal.
Kjo ministri ka lidhje edhe me listat e zgjedhësve, përmes pushtetit lokal.
kam ndjekur debatet në lidhje me kandidaturën e Ministrit të Brendshëm.
Ka pasur dëshmi publike shqetësuese që akuzojnë kandidaturën për Ministër të Brendshëm për torturë jo vetëm ndaj personave të hetuar por edhe ndaj familjarëve.
Kjo ka ndodhur për shkak të reagimit të subjekteve denoncuese ndaj vdekjes së diktatorit.
Per kete aresye gjykoj se kandidatura e ministrit te Brendshem eshte e papershtatshme. Por kushtetuta nuk ia lejon Presidentit ta refuzoje dekretin e propozuar nga kryeministri.
Per kete aresye, besoj se Parlamenti, si i vetmi institucion qe Kushtetuta ia jep mundesine per te gjykuar mbi kandidaturat, do te marre parasysh kete qendrim te presidentit te Republikes.
Në lidhje me Xhafajn, Nishani tha se presidenti ka të drejtë të kërkojë të dhëna në emër të sigurisë kombëtare për kandidatët për Ministra.
Në rastin konkret do të ishte i nevojshëm një hetim parlamentar pasi Fatmir Xhafaj është deputet në drejtimin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Hetimi parlamentar do të qartësonte gjërat dhe do ti verifikonte dëshmitë. Kushtetuta nuk lë afat për këtë gjë në lidhje me dekretimin e ministrave.

