Ballina Blog Faqe 9472

Ndryshimet në Qeveri, ministrat mësyjnë në zyrën e Tahirit

0

Saimir Tahiri ka reaguar pak më parë përmes një postimi në “Facebook” në lidhje me lajmin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Tahiri tha se nuk ka dhënë dorëheqjen, madje ka shtuar dhe se nuk ia ka kërkuar njeri.

Megjithatë lëvizjet në ambientet e ministrive janë bërë edhe më të forta. I pari që ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Brendshme ka qenë Ditmir Bushati i cili prej disa orësh qëndron në zyrën e Tahirit.

Së fundmi mësohet se në këto ambiente ka mbërritur dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe kryetari i komisionit të veprimtarisë prodhuese Eduard Shalsi. Ende nuk dihet se cila është tema e takimit. Por besohet se ndryshimet e mundshme në qeveri, situata me protestën e opozitës por dhe angazhimi për fushatën elektorale janë pikat e diskutimeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jo vetëm Saimir Tahiri, të hënën ndryshime të tjera në Qeveri

0

Burime zyrtare nga PS dhe nga Qeveria, kanë thënë se pas largimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndryshime të tjera pritet të ndodhin në ekzekutivin shqiptar ditën e hënë.

Mësohet se ndryshimet në fjalë janë projektuar tashmëduke përcaktuar edhe emrat që do të ikin ndërsa publikimi e zyrtarizimi i tyre, do të bëhet të hënën.

Njoftohet se dy arësye janë shkak i ndryshimeve në qeveri. Gjatë vizitës së fundit në Gjermani, mësohet se kryeministri Edi Rama ka pasur një kërkesë për reflektim në lidhje me protestën e opozitës dhe kërkesat e saj në lidhje me zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, pas kthimit nga jashtë, Rama mësohet se ka vendosur të largojë nga detyra të gjithë drejtuesit e fushatës zgjedhore të PS në rrethe, që janë njëherësh edhe ministra, për të zbehur idenë e përdorimit të mundshëm të pushtetit në fushatë e në zgjedhje në favor të PS.

Nga ana tetër njëfaktor tjetër për ndryshimet në qeveri, është se ndërkombëtarët i kanë dhënë Ramës një listë me emrat e ministrave që ata sugjerojnë që të largohen si një koncesion i qeverisë ndaj opozitës në lidhje me kërkesat e saj lidhur me zgjedhjet.

Në këtë mënyrë, konfirmohet se ditën e hënë, do të bëhet zyrtarizimi i largimit të disa ministrave të tjerë përvec Saimir Tahirit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha flet nga çadra e PD për shkarkimin e Tahirit: Duam “kokën” e Ramës, jo “koka kecash”

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi nga ‘çadra e protestës’ në lidhje me shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. Ai theksoi se opozita nuk kërkon ‘kokë turku’.

“Sonte jemi mbledhur këtu, ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Në fakt, ka tre javë që nuk bën më asnjë punë, përveç se përgjon protestën e qytetarëve, popullin e vet. Sado që të përgjigjet, sado që të shtijën fall, të lexojnë filxhanat e kafesë pas fasadat e qeverisë, konkluzionin ua kemi thënë. Ne jemi këtu, jemi ngritur bashkë në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njish me krimin dhe drogës. Ua kemi thënë dhe ua përsërisim se për ne kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike. I ka tejkaluar kufijtë e PD, i ka tejkalur kufijtë e opozitës. Është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetarëve dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, nuk jemi mbledhure këtë as për ‘koka turke’, as për ‘koka delesh’, as për ‘koka kecash’. Jemi mbledhur këtu për standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe kryeministër garant me krimin, nuk mund të ketë”, tha ai.

Lajmi për shkarkimin e Tahirit, sipas Bashes, është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është një truk për t’i hedhur sy shqiptarëve, opinionin ndërkombëtar. Për bindjen që kanë të gjithë se vetë qenia në pushtet e Ramës përbën kërcënim të zgjedhjeve të lira e të ndershme për shkak të lidhjes me kriminelët që e sollën në pushtet. Sot e deri në fitore nuk do lodhemi së përsërituri se kjo protestë bëhet për pushtetin e PD dhe Bashës, por për zgjedhjet e lira të shqiptarëve. Për më shumë se 6 muaj ja kërkojnë partnerët tanë të huaj strategjikë, kjo është vetëm fitore e juaj, dhe e bashkimit qytetar, dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore. Sot nuk është koha as për eufori e as për festë, por për një bashkim edhe më të madh se beteja do të fitohet vetëm përmes kurajës, qëndresës e sakrificës.”, pohoi lideri i PD-së.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha pas shkarkimit të Tahirit: Dua “kokën” e Ramës

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Basha i kontaktuar nga ana e “Opinion” tha se Saimir Tahiri është bërë “kokë turku” dhe se nuk i vlen kaq opozitës. Ai ka shtuar se dorëheqja e ministrit Tahiri është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Numri një i PD-së ka theksuar se protesta në çadër e ka një qëllim dhe se ky qëllim është largimi i Ramës e se pas kësaj Shqipëria të ketë një qeveri teknike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

0

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nje pjese te ligjit per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Ne nje njoftim zyrtar behet me dije se:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Objekti: Deklarimi dhe shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare të nenit 8; nenit 9, pika 1, germa “c”, fjalia e dytë dhe pikat 7 dhe 8; nenit 12, pika 2, germa “b”, pjesa e fundit e fjalisë; nenit 19, pika 5, germa “b”; nenit 23, pika 5, germa “b”, pika 10 dhe pika 11, fjalia e parë; nenit 26, pika 4, germa “b”; nenit 28, germa “c”; nenit 42, pika 3, germat “a”, “b”, “c”, “ç”, pika 4, germat “a”, “b”, “c”, “ç”, si dhe pikat 8 e 9; nenit 43; nenit 44, pika 1, germa “c”; nenit 46, pika 5; nenit 47, pika 2, germa “a”, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale”, germa “b”, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale”, pikat 4 dhe 5, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë”, pika 6, germa “a”; nenit 48, pika 12, fjalia e fundit; nenit 53, pikat 3 dhe 10; nenit 64, pika 1, germa “b”, shprehja “vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë”, germa “c” dhe pika 5; nenit 66, pika 1, germat “a” dhe “b”; nenit 78, pika 3, pjesa e fundit e fjalisë së parë dhe pika 5, paragrafi i fundit; nenit 87, pikat 5 dhe 6; nenit 95, pikat 5 dhe 6; nenit 102, pika 1, germa “g”, pika 2, gërmat “a” dhe “ç”, pika 3, germat “a” dhe “ç”; nenit 104, germa “ç”; nenit 105, pika 1, germa “d”; nenit 110; nenit 112, pika 1; nenit 117; nenit 119, pika 2, germa “a”; nenit 138, pika 1; nenit 141, pika 1; nenit 147, pika 2; nenit 150; nenit 152; nenit 153, germa “ç”; nenit 160; nenit 16, pika 2, shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 3; nenit 162, pika 1, pika 2, germa “b”, si dhe pika 6, shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 164, pika 1, germa “a”, shprehja “nuk kanë shkaqe të mbarimit të statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 2; nenit 165; nenit 166, pika 1 dhe pika 2, germa “b”; nenit 167, pika 3, germa “b”, shprehja “ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 168, pika 2, germa “b” shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 169, pikat 3, 5 dhe 6; 173, pika 1 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.96/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe nenet 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 8; nenit 9, pika 1, germa “c”, fjalia e fundit, si dhe pikat 7 dhe 8; nenit 23, pika 10; nenit 26, pika 4, germa “b”; nenit 44, pika 1, germa “c”; nenit 64, pika 5; nenit 78, pika 3, shprehja “nëse kryetari i gjykatës nuk ka dhënë për gjyqtarin vlerësimin përfundimtar “i pamjaftueshëm”” dhe pika 5, gërma “b”, fjalia e fundit; nenit 95, pika 7, shprehja “me një nivel më të ulët sesa “mirë””; nenit 101; nenit 102; nenit 103; nenit 104; nenit 112, pika 1; nenit 141, pika 1, shprehja “në masën që nuk cenon” dhe germat “a”, “b” e “c” të kësaj pike; nenit 152; nenit 161, pika 2, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 3; nenit 162, pika 1, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji” dhe pika 6, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 164, pika 1, germa “a” dhe pika 2; nenit 167, pika 3, germa “b”, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 168, pika 2, shprehja “në zbatim të pjesës III, kreu VIII të këtij ligji”; nenit 169, pika 5, fjalia e fundit dhe pika 6 e këtij neni.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Operacioni anti- drogë në Itali, njihuni me “bosët” shqiptarë të kokainës

0

Policia italiane ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë pasi akuzohen për trafikim të drogës. Mediat italianë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale R.A., 33 vjeç, që e thërrisnin “Disti”, J.M., 38 vjeç, “Xhon” I.A., 44 vjeç “Ilo” si dhe S.N., 33 vjeç “Sergio”.

Mësohet se policia nisi hetimet për bandën që në vitin 2016, kohë kur në një apartament të Novaras u zbuluan dhe sekuestruan 2 kg kokainë e pastër dhe më shumë se 7 mijë euro cash.

Në pranga do të vihej madje edhe qiramarrësi, 38-vjeçari shqiptar me inicialet A.K. i quajtur me emrin “Aldo”.

Pas hetimeve të karabinierëve, u zbulua se bëhej fjalë për një rrjet trafikantësh, që shisnin kokainë dhe hashash. Për një hark kohor prej 4 muajsh, dyshohet se grupi kriminal ka shitur më shumë se 4 kg kokainë në territorin Novara-s për konsumatorët, shumica prej tyre të rregullt.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita letër KQZ-së: S’do ketë zgjedhje fasadë, të kapura nga paratë e krimit e drogës

0

Partitë e koalicionit opozitar, aleate me PD zyrtarizuan sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, të kapura sipas tyre nga krimi dhe paratë e drogës.

Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar theksojnë se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor.

Nga ana tjetër ky koalicion bënë të ditur se do të hyjnë në zgjedhje vetëm nëse ngrihet qeveria teknike. ‘Ultimatumi’ është firmosur nga krerët e 26 partive që janë pjesë e koalicionit opozitar.

“Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”, thuhet në njoftimin e Koalicionit opozitar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Biznesmeni jep dëshminë në gjykatë: Si më gjobiti e kërcënoi me armë Emiljano Shullazi

0

Gjykata e Krimeve të Rënda filloi diten e sotme, administrimin e një pjese të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, me cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, që akuzon Emiljano Shullazin dhe bandën e tij për “gjobëvënie”.

Pas dy muajve zvarritje, pesë gjyqtarët e kësaj gjykate vendosen të vazhdojnë procesin e sigurimit të provës në prani të avokatëve të caktuar nga shtetit, duke para që mbrojtësit e zgjedhur nga familja dhe të dyshuarit po e zvarrisnin procesin.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se biznesmeni Beqja ka pranuar të rrëfejë edhe para gjykatës për kërcënimet dhe gjobat që ka paguar ndaj bandës së Shullazi. Burimet thonë se Beqja i ka treguar gjykatës për njohjen me Shullazin, duke treguar se ka qenë një avokat i cili ia ka prezantuar si personi që zgjidh çështje në gjykatë.

Ai ka treguar për takimin me Shullazin në një lokal në zonën e rrugës se Kavajës, ku edhe i ka treguar për problemin e pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës. Para gjykatës, Beqja ka treguar se Shullazi kishte marrë përsipër riregjistrimin e pronës në Hipotekë kundrejt 20 % të ndërtesës dhe truallit. Marrëveshje që është pranuar nga dy palët.

Beqja ka thënë se pas regjistrimit të pronës nën kërcënimin e armës Emiljano Shullazi e kishte detyruar të firmosë një kontratë të re sikur ia dhuronte edhe 10 % të pronës, në total 30 % të ish-hotel Vollgës. Kontratë të cilën e kishte firmosur, sipas Beqajt nga frika. Gjithashtu, dëshmitari i mbrojtur në prani të avokatit të tij mbrojtës ka treguar edhe për kërcënimin me armë që Shullazi i ka bërë pranë zyrës së noteres në Durrës, ku i ka kërkuar t’ia dorëzojë paratë e shitjes së një pjese të objektit të ish-hotel Vollgës.

Mësohet se Ylvi Beqja ka thënë se kishte paguar para kesh tek Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij, deri në momentin kur kompnia arabe, që biznesmeni e përfaqësonte në Shqipëri i kishte kërkuar të mos lëshonte para kesh por me çeqe. Beqja i ka thënë gjykatës se Shullazi i kishte kërkuar që çeqet ti shkruajë në emër të Gilmando Danit dhe personave të tjerë, që më pas rezultuan se ishin nipi i Shullazit dhe shoku i tyre.

Në kohën që Beqja po sqaronte pagesat me çeqe, një prej avokatëve të caktuar nga shtetit u largua nga salla me arsyetimin se kishte një masë sigurie. Veç kësaj, edhe gjykata kishte parashikuar zhvillimin e një seance tjetër, duke u bërë shkak që të ndërpriet dëshmia e Ylvi Beqajt për të vazhduar ditën e hënë.
Në sallë, nuk ishin të pranishëm të dyshuarit edhe pse ishin njoftuar, ndërsa vetë Shullazi mësohet se është i shtruar në spital burgut ku po mjekohet për një ndërhyrje të vogël kirurgjikale.

Nga ana tjeter, Emiljano Shullazi, ka vendosur t’i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” prokurorisë. Ai ka kërkuar nga gjykata të marrë dëshminë e biznesmenit Sinan Topi, i cili pretendon se ka dijeni për fakte tërësisht të kundërta me ato që Beqja ka dëshmuar ndaj të dyshuarve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Të marrin fund takimet skutave të ministrave me biznesmenë

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve.

Basha tha se do të marrin fund takimet skutave dhe restoranteve sipas tij dhe në të kundërt, çdo zyrtar i lartë, paralajmëron ai, do të duhet të dokumentojë qartësisht çdo takim.

Për kreun e PD, takimet kokë më kokë midis ministrave dhe biznesmenëve nuk janë tjetër vetëm se komplote kundër tregut dhe qytetarëve dhe se kjo është pengesë për zhvillimin.

“Biznesmeni dhe ministri që ulen bashkë, njëri nga të dy do të qërrohet. Ministri dhe biznesmeni që ulen bashkë, ulen për të bërë komplot kundër qytetarit, komplot kundër tregut. Kjo do të marrë fund. Çdo ministër, autoritet i lartë që ulet kokë më kokë me një biznesmen që nuk e lidhin lidhjet familjare, do të duhet ta sqarojë mirë dhe ta dokumentojë qartë takimin.
Në ato takime, ku që ndodhin, në zyrat e qeverisë, në restorante, apo në skutat e qytetit apo në hotelet jashtë shtetit, aty komplotohet për koncesionet korruptive, për skena korruptive që nuk i shërbejnë sipërmarrjes. Cili është çelësi i prosperitetit të shoqërive evropiane? Stabiliteti? Jo. Është nënprodukti! Stabilitet ka pasur Shqipëria në 50 vite me Enver Hoxhën.
Nuk ka rëndësi stabiliteti që mbështetet në një lojë të pistës, pa rregulla, pa shtet ligjor, pa konkurrencë është vdekjeprurës. Kjo është arsyeja që ekonomia është në ngërç, biznesi qahet, pse investitorët i vënë notën zero dhe pse Shqipëria është në këtë gjendje katastrofike ekonomike, nuk ka konkurrencë. Ecën përpara vetëm po të hapi telefonin kryeministri apo ministri. Po nuk pate lidhje me pushtetin je i mbaruar. Politika duhet që sipërmarrjen ta konsideroj një forcë më vete dhe jo subjekt për t’u bërë servil i pushtetit”, theksoi Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erdogan takohet me Putinin

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për konfliktin në Siri dhe Irak, për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike si dhe për përpjekjet për të luftuar terorizmit.

Vizita e Erdoganit në Moskë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Erdogan është kritikuar rëndë nga autoritetet gjermane pasi ka akuzuar Berlini për “praktika naziste”, pasi disa qytete gjermane anuluan tubimet e planifikuara nga ministriat e qeverisë turke.

Tubimet kishin për qëllim që të fitojnë mbështetjen e votusve turq që jetojnë në Evropë për referendumin e prillit në Turqi, i cili do t’ia zgjeronte fuqitë kushtetuese Erdoganit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se “ky është proces për normalizimin e mëtejmë të raporteve pas disa momenteve të krizës”.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri. Raportet e tyre po ashtu u përkeqësuan kur avionët turq rëzuan një anvion luftarak rus në nëntorin e vitit 2015.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx