Ballina Blog Faqe 9479

Zbulohet data, ja kur do të takohet Angela Merkel me Donald Trump

0

Zyrtarë në Berlin thanë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington, më 14 mars.

Takimi, i parë zyrtar mes tyre, do të pasojë një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve.

Prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.

Merkel ka kundërshtuar deklaratat e Trumpit se NATO është një “aleancë e vjetëruar”, duke thënë se “sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual”.

Merkel ka folur edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje.

Ajo po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi i ngushtë” midis Uashingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në “vlera të përbashkëta”, përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e secilit individ.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Trump e ka cilësuar politikën e Merkelit për dyer të hapura për migrantët si “të çmendur”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Antimafia konfiskon pasuritë e të fortit të Shijakut Dash Gjoka

0

rokuroria i konfiskon pasurine biznesmenit Dashamir Gjoka, nga Durrësi. Vendimi është marrë nga gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, pas kërkesës së organit të akuzës.

Ai është pjesë e një hetimi pasuror nga “Antimafia”, pasi ka dyshime se i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Biznesmenin Dashamir Gjoka, Gjykata e Apelit të Milanos në Itali e dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim për prostitucion.

Pasuritë e sekuestruara

-Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

-Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

-Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur 200 milionë lekë te reja. Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

RENEA “zbarkon” në Shkodër, kapet banda që u vendosi taksë bizneseve, 5 në pranga

0

Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të neutralizuar kokat e një grupi kriminal që ishte kthyer në tmerrin e qytetit të Shkodrës me gjobat që iu vinin bizneseve.
Në pranga ka rënë Muhamed Lici, një emër i njohur për policinë dhe me precedentë penalë në të kaluarën dhe një tjetër.
RENEA bën me dije se këta persona iu vinin gjoba në formën e pagesave mujore bizneseve kryesisht në tregun Zdrale, në të kundërt i kërcënonin në forma të ndryshme.
Ne oret e pasdrekes, policia ka bere me dije kapjen e kater personave te tjere te akuzuar si anetare te ketij grupi kriminal. Arrestimet jane kryer nga forcat speciale RENEA, pasi kishte te dhena se grupi kriminal ishte i armatosur dhe agresiv cka nenkuptonte nje kunderpergjigje te mundshme me arme nga ana e tyre.
Prokuroria:

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurimit për disa persona nga Shkodra, të cilët kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata.

Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetirn në kryejne e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë.

Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtart e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për disa persona, masa të cilat u janë dorëzuar Policisë së Shtetit për t’i zbatuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ku i pastron Rama paratë e drogës?! Ja banka që menaxhon gruaja e tij Linda”

0

Dalja e dokumenteve qe konfirmojne pranine e Linda Rames ne Bordin Drejtues te Abi Bank, ka sjelle nje termet te vertete politik dhe mediatik ne vend.

I pari qe ka reaguar ka qene ish-kryeministri Sali Berisha. Ja cfare shkruan ai: Rekord tjeter i zi i kreut te banditokracise! Kur pushteti te kthehet ne banke private!

Kryeministri i Banditistanit me Banke te regjistruar ne parajsat fiskale. Kjo, nuk nuk mund te ndodhe kurr ne bote perveçse ne Banditistan!

Te dashur miq, klanit te kryekumbares se Banditistanit i mungonte Banka per te lare lumin e parave te droges, koncesioneve, prokurimve.
Tani, sipas dokumentave origjinale te botuara ne mediat, klani Rama ka edhe Banken e tij per te lare lumin e parave te tij te pista ne parajsat fiskale.
Drejtimin e Bankes, kryekumbara i Banditistanit ia ka besuar njeriut me te besueshem te tij, Lindes, e cila ka eksperience te madhe ne fshejen e parave. Ajo ka ndertuar pa asnje fature ndertimore, bankare, tatimore pallatin pese katesh me para gjaku ne mes te Tiranes!

Ky eshte çifti i pare kryeministror ne histori me banke private!

Berisha i përgjigjet edhe një qytetari skeptik duke thënë se:

“E ke rast plotesisht te humbur.Dokumentat e botuara dje nga media te shumta qe faktojne emrimin e zj Linda Rama ne bordin e bankes private i mohojn vetem ata qe u jane verbuar syte e mendjes.Akti i Rames nuk mund te ndodhe asgjekund ne bote perveçse ne Banditistan.Nje kryeminister nuk mundet kurr te kete ne vartesi nje banke private.Ai e dine se kjo automatikisht do te thot larje parave te pista.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mogherini në Tiranë: Hapim negociatat Shqipëri-BE, sapo të zbatoni Vettingun

0

Shefja per politike te Jashtme ne BE, Frederica Mogherini ka përsëritur mesazhin se vonesat në realizimin e reformës në drejtësi dhe bojkoti i Parlamentit pengojnë integrimi e vendit në BE.

“Në BE, ne jemi gati që të çelim negociatat në momentin që në Shqipëri fillon zbatimi i vettingut. Kështu që radhën e keni ju dhe unë kam qenë shumë e qartë në takimet e sotme se, ata që po përpiqen të vonojnë ritmin e reformave do të rrezikojnë integrimin në BE. Kam qenë e qartë edhe kur kam thënë se bojkoti i Parlamentit ndal procesin e integrimit të vendit në BE”, ka thënë Mogherini.

Më tej ajo ka sugjeruar se, “këto muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve të përdoren për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.
Deklarata i bë pas takimit që zyrtarja e lartë e BE, pati në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se gjatë takimit me Mogherinin janë prekur edhe çështje të natyrës rajonale, për të cilat, siç ka thënë ai, bisedimet do të vazhdojmë.

“Jemi të bindur se çfarë kemi filluar të bëjmë me Komisionin në aspektin teknik, duke mos humbur kohë por duke hyrë në një proces të përbashkët pune që na bën të fitojmë kohë në raport me negociatat vjen në momentin e duhur dhe do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm që do të dëshmojë se Shqipëria është gati për të negociuar anëtarësimin”, ka thënë Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rusia: NATO, BE dhe Shqipëria po ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë

0

Rusia e ka akuzuar NATO-n, BE-në dhe Shqipërinë, për përpjekje për imponim të qeverisë pro-shqiptare në Maqedoni, që është përfshirë në krizë politike, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar ta mandatoj liderin social-demokrat, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re, për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni.

“Me bashkëpunim aktiv të zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit, po u imponohet maqedonasve” thuhet në kumtesën e djeshme të Ministrisë së jashtme të Rusisë, raporton agjencia Reuters nga Moska.

Bashkimi Evropian e ka kritikuar veprimin e presidentit Ivanov.

Në deklaratën e Moskës, po ashtu, Kosova akuzohet se po përzihet në punët e Maqedonisë dhe se perëndimi po dëshiron që në qeveri ta sjellë “opozitën që ka pësuar disfatë”.

“Është e domosdoshme të ndalet intervenimi i jashtëm në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme ruse, raporton agjencia Reuters.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Itali, përfshihet nga flakët një kamp emigrantësh, raportohen viktima

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një kamp refugjatësh në afërsi të qytezave San Severo e Rignano Garganica në provincën e Puglias, në Itali. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur natën e shkuar. Mësohet se nga ky aksident, janë djegur dhjetëra barake ku strehoheshin rreth 350 emigrantë e dy prej tyre kanë humbur jetën. Kanë qenë emigrantët e tjerë që kanë bërë të mundur identifikimin e trupave të karbonizuar të Mamadou Konate e Nouhou Doumbia 33 e 36 vjeç nga shteti i Malit.
Autoritetet italiane po hetojnë mbi këtë ngjarje e ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo. Era e fortë e natës së shkuar ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë e duke e bërë të vështirë operacionin e shuarjes së tij nga ana e zjarrfikësve.
Zjarri ka provokuar dhe shpërthimin e mjaft bombolave gazi të pranishme në kapanonet e emigrantëve e që përdoreshin për t’u ngrohur e gatuar.
Dy ditë më parë policia italiane e Barit kishte nisur operacionin e shkatërrimit të këtij kampi për shkak të një hetimi të nisur një vit më parë nga Drejtoria Antimafia me dyshimin e infiltrimeve kriminale mes refugjatëve.
Shumica e emigrantëve që jetojnë në këtë kamp janë afrikanë e punojnë në sektorin e bujqësisë së këtij territori.
Mëngjesin e djeshëm rreth 200 emigrantë të kampit protestuan ndaj vendimit për shkatërrimin e tij përballë selisë së Prefekturës së Foxhias. Pak orë më vonë zjarri i fuqishëm, i natës së shkuar shkatërroi rreth 100 barakat e tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mungesa e tregut, produktet ushqimore shiten në mes të rrugës në Bashkinë e Urës Vajgurore.

0

Një shesh mes pallateve në qendër të bashkisë Ura Vajgurore, me rrugë të pashtruara, ku balta dhe uji  janë prezente kudo vazhdon të shërbejë si vend tregëtimi për produktet ushqimore. Cdo fundjavë tetë mijë banorët e kësaj bashkie janë të detyruar të blejnë produktet e bulmetit, peshkut dhe fruta perimet në këtë treg që vetëm emërin ka të tillë. Me cadra të vendosura nga vetë tregëtarët, në mes të sheshit shiten djathi, gjalpi, peshku dhe frutat e perimet që banorët konsumojnë cdo ditë në shtëpitë e tyre. Jashtë cdo kontrolli për mënyrën se si shiten këto janë kushtet ku tregëtarët janë të detyruar të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Të bindur se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar tregëtarët shprehen se nuk kanë se ku të punojnë tjetër dhe se kushtet e punës i kanë rregulluar vetë si të munden. Ndërkohë, që nga tjetër banorët shprehen se gjendja e tregut flet vetë dhe se bashkia ka prentuar që do ta zgjidh këtë cështje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Opozita i përgjiget “ofertës” Rama-Meta: Jemi gati për tryezë, ja 4 kushtet tona

0

Pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me aleatët, opozita ka dalë me një deklaratë në lidhje me qëndrimin e mazhorancës mbjtur ditën e sotme.

Duke shprehur gatishmërinë për dialog për zgjedhje të lira, opozita shprehet e gatshme për një tryezë bisedimesh të vërteta dhe jo fasadë.

“Jemi të gatshëm për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira”, shprehet opozita.

Takimi i PD me aleatet, u thirr diten e sotme menjehere pas prezantimit te qendrimit te mazhorances ne lidhje me “gatishmerine per dialogun ne parlament” ne lidhje me ceshtjet qe kane te bejne me lirine e zgjedhjeve.

DEKLARATA
Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimi Rama-Meta, mazhoranca bën kthesë: Gati të dialogojmë me opozitën

0

Ka marrë një kthesë të papritur qëndrimi i mazhorancës ndaj protestës së opozitës të nisur tashmë dy javë më parë.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takuan mes tyre ditën e sotme në Tiranë.

Pas takimit që u mbjt vetëm pak orë para vizitës së zyrtares së lartë të BE Frederica Mogherini në Tiranë, mazhoranca ka dalë me një deklaratë.

“Jemi gati dhe të hapur për dialog me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend”, kanë deklaruar burimet nga mazhoranca pas takimit të sotëm Rama-Meta.

Mirëpresim cdo propozim konkret dhe realist të opozitës në lidhje me zgjedhjet, kanë thënë më tej burimet nga mazhoranca.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx