Ballina Blog Faqe 9483

Basha vendos një kusht të ri për Qeverinë, ja mesazhi nga cadra e protestës

0

Nga çadra e protestës, kryetari i PD Lulzim Basha sfidoi sërish kryeministrin Edi Rama duke thene se PD-ja është e gatshme ta votojë vettingun, por me një kusht, “nëse i hapet rrugë qeverisë teknike”, siç tha ai dhe nëse korrigjohen 7 ligjet e vettingut.

“Kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhe të lira dhe të ndershme që nisin me largimin e Ramës nga qeveria. Urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur, por më parë ta nisim nga qeveria teknike. Pas korrigjimit të 7 ligjeve urdhëroni të bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. PD do të votojë dhe do të çojë para reformën por vetëm sipas votës së 21 korrikut. Nëse nuk tremben nga drejtësia le t’i lënë rrugën qeverisë teknike”,- tha ai.

“Bashkë me qytetarët shqiptarë ne do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Qendresa sapo ka filluar, beteja jonë merr hov. Rrugë tjetër nuk ka! Rruga tjetër të çon tek banda dhe krimi. Durrësi është qyteti i parë që ka rënë peng i bandave edhe krimit dhe bashkë me Durrësin të ngrihemi bashkë të gjithë për t’i hapur rrugën, republikës së vërtetë”,- vijoi ai fjalën para qytetarëve durrsakë që ishin sot në tendë.

FJALA E BASHES PER VETTINGUN
Nga ky shesh dua t’ia bëj fare të qartë atyre dhe çdokujt që mund të ketë gënjyer. Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Ne e mbaruam detyrën tonë dhe jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. E përjashtuan me qëllim që të kapin institucionet e reja të drejtësisë. Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo maxhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime. Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë në vend që të lejojnë zgjedhjen e më të mirëve e më të aftëve, më të pakorruptuarve për të ndërtuar drejtësinë që duan shqiptarët. A mund ta pranojmë ne këtë?! A mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama?! Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama?! Kurrsesi nuk mund ta pranojmë por nëse në të vërtetë janë ata që nuk kanë frikë nga Vettingu, ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës, urdhëroni ta bëjmë vettingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur. Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pa kapur?! Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat?! Ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra e miliona euro në çdo sektor apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?! Partia Demokratike do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të kushtetutës së Shqipërisë sipas votës historike të 22 korrikut. Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapim rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na kenë aty atëherë bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Përrallat sorosiane’ Topalli:Respekt Fleckensteinit, por s’jemi diktaturë!

0

Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, Jozefina Topalli i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së eurodeputetit gjerman Fleckenstein për t’u rikthyer në Kuvend.
Topalli deklaron se nuk jemi në kushte normale se vendi qeveriset nga droga dhe kriminelët, prandaj nuk do të rikthemi në Kuvend pa u larguar kjo qeveri.

E pyetur për deklaratën e Fleckenstein se Berisha duhet t’i lerë përrallat sorosiane, Topalli tha se jemi në liri dhe jo në kohën e diktaturës dhe cdo kush duhet të thotë atë që mendon.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve duke theksuar se diplomatët po bëjnë as më shumë dhe as më pak atë që u kërkojnë shtetet nga vijnë, si BE apo SHBA .///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – Shtypi i Dites 21 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 21 Shkurt 2017

0

https://youtu.be/u1tJdJG3550

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 21 Shkurt 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI: Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 21 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohen dy “xhepistet” e Tiranës, ja skema si vidhnin

0

Dy vajza të reja janë arrestuar nga Policia e Kryeqytetit. Ato ishin kthyer në tmerrin e pasagjerëve në urban, por edhe të klientëve në lokale, pasi vidhinin telefona, portofol dhe aksesorë të tjerë. E.L 18 vjeç dhe A.B 19 kryenin vjedhje duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën sipas Policisë së Tiranës. Dy të rejat duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën grabisnin të moshuarit apo pasagjerët që ishin të pavëmendshëm. Gjithashtu ato vidhin në lokale telefonat që ishin në karikim apo portofolat nga xhepat e palltove. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës njëra prej vajzave ruante klinetët dhe pasagjerët, ndërsa tjetra kryente grabitjet. Policia e kryeqytetit thotë se ka arritur të dokumentojë disa prej grabitjeve që kanë bërë dy të rejat E.L dhe A.B(.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Llalla: Vettingu nuk mund t’i imponohet vendimeve të Prokurorisë

0

Vettingu nuk mund të përmendet nga askush për t’iu imponuar vendimeve të prokurorisë”. Kështu u shpreh nga qyteti i Shkodrës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla sot gjatë analizës së prokurorisë së këtij qyteti për vitin 2006.Llalla vlerësoi se Reforma në Drejtësisë është një moment i rëndësishëm për institucionin e Akuzës.
Më tej, kryeprokurori u shpreh dhe mbi kanabisin, duke theksuar se ky është një problem i madh për vendin.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aeroporti Vlores , Danaj : frymemarrje per turizmin ne gjithe rajoni e jugut .

0

Ndertimi i aeroportit te vlores ka marre driten jeshile , pas diskutimeve te shumta duket se nje kompani turke e njohur ne fushen e fluturimeve do te nisi ndertimin e tij . Lajmi konfimohet edhe nga kreu i keshillit te qarkut te Vlores ,Sadrit Danaj . Sipas tij ky porjekt do ti sherbeje nje popullsie  prej 700 mije banore , ndersa do te jete frymemarrje per turizmin  .

Aktualisht projekti eshte ne fazen e fizibilitetit dhe vleresimit te tij , ndersa projekti pritet te marri jete ne harkun kohor te 6 muajve .  Danaj sqaron se ai do te ndertohet ne Akerni te Vlores , nje zone e afert me vloren dhe fierin por edhe lidhjen e Autostrades Levan – Tepelene cka e kthen ne nje investim i cili i sherben gjithe rajonit te jugut , duke fuqizuar zonat turistike e duke shkurtuar ndjeshem distancat .

Ne Vlore aeroporti i cili ka sherbyer per linjat e brendshme ka operuar per here te pare ne 1924  , referuar te dhenave te aviacionit civil. ///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 20 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx