Ballina Blog Faqe 9490

360° Gradë -PD AKUZA DEPUTETIT QEFALIA MORI 6 7 MLD LEKË NGA BUXHETI I SHTETIT

0

Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Xhemal Qefalia se ka përfituar fonde publike.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma u shpreh se deputeti i PS ka marrë 6.7 miliard lekë tendera nga buxheti i shtetit.Sipas saj, Qefalia fshihet pas emrave të nipave të tij, por në realitet firma është në pronësi të tij dhe vëllezërve.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PASURIA E PEZËS, ALIBEAJ RAMA TË DORËZOJË DEPUTETIN E TIJ

0

Pasuria e deputetit socialist Alfred Peza ka qenë në qendër të deklaratës së deputetit të PD Enkelejd Alibeaj.Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të dorëzojë deputetin Peza, pasi sipas kjo nuk mund të jetë drejtësia e re për të cilën kreu i qeverisë ka “predikuar”.
Gjatë një deklarate për shtyp kreu i Departamentit të Sigurisë në PD ka deklaruar se Prokuroria ka hapur një çështje penale për Pezën, por ky i fundit e ka shpërfillur kërkesën e saj.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FIER, BASHA 18 SHKURTI RRUGË PA KTHIM, LËVIZJA NË TË GJITHË VENDIN

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar nga Fieri qytetarët që t’i bashkohen protestës së PD në 18 shkurt. Basha tha se kauza e kësaj proteste do jenë zgjedhje e lira dhe të ndershme, si dhe varfëria dhe padrejtësia. Ai tha se protestat do shtrihen në të gjithë vendin, deri në momentin kur qeveria të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DEBATET PS LSI PËRPLASEN PËR KODIN E PROCEDURËS PENALE

0

Kjo deklaratë e ministrit të ri të Drejtësisë, Petrit Vasili për një draft të ri të Kodit të Procedurës Penale, që nuk i referohet ekspertizës së EURALIUS ka shërbyer për acarimin e toneve mes dy partive të koalicionit qeveritar PS – LSI, duke e kthyer debatin në pikën fillestare të diskutimit për rolin e ekspertëve të nivelit të lartë në puën e reformës në drejtësi.Kreu i grupit të LSI, Luan Rama kërkoi informacion se nga kush është bërë ky draft dhe cili është roli i gjithë institucioneve në këtë proces.

Deputeti Ulsi Manja tha se është ndjekur procedura e dakordësuar në Kuvend që i caktoi ekspertëve detyrën e sjelljes së një drafti.

Por Luan Rama nuk u mjaftua me këtë përgjigje dhe debati solli ndërhyrjen e kreut të komisionit të ligjeve që i kujtoi deputetit të LSI se debati politik bëhet në komisionin e ligjeve dhe jo në një tryezë konsultative me prokurorë e gjyqtarë.sinkron…

Kjo situatë u sqarua më pas nga eksperti i nivelit të lartë Artan Hoxha që është angazhuar në hartimin e draftit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -ROMËT DHE EGJIPTIANËT, BERATI NDËR KATËR BASHKITË QË PO PUNON PËR INTEGRIMIN E TYRE

0

Si grupet me vunerabël të shoqërisë dhe në qytetin e Beratit komunitetet rome dhe egjiptiane përballen me probleme të mëdha sociale që nga mos rregjistrimi, shkollimi i ulët dhe deri tek kushtet tejet të vështira për tu ushqyer.  Në Berat komunitetet rome dhe egjiptiane dhe pse e kanë zgjedhur vetë problemin e punësimit me tregun e lirë dhe mbledhjen e hekurishteve, infrastruktura në vendet e tyre të punës është në kushte skandaloze, ndërkohë që në të tillë gjendje janë dhe lagjet ku anëtarët e këtre komuniteteve jetojnë.

Për të bërë të mundur fuqizimin e këtre komuniteteve nga ana sociale dhe ekonomike një projekt i financuar nga Bashkimi Europian është duke u zbatuar dhe në bashkinë e Beratit, një ndër katër të tilla në vend. Ndryshimi që pësuan njësitë vendore pas reformës administrativo-territoriale e bëri që zbatimi i projektit integrues të kaloj në këtë bashki për tu diskutuar me partnerët lokal dhe shoqërinë civile.

Nën kryetarja e bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava u shpreh se institucioni i bashkisë është bashkëpunes në zbatimin e kësaj strategjie sepse përfshinë grupe të rëndësishme të shoqërisë.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili është kontraktuar nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për planin e veprimit, sipas përfaqësues së tij, Evelina Aziziaj është optimist për mënyrën se si do të ndryshojë jeta e banorëve të këtyre komuniteteve në gjashtë shtylla kryesore.

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet grupi i trafikut të droges në Itali , arrestohen dy shqiptarë

0

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u zbulua një grup i trafikut të kokainës, hashashit dhe marijuanës.
Mediat italiane shkruajnë se në kuadër të operacionit të koduar “Rewind 2015” u arrestua shtetasi shqiptar me inicialet R.M., 25 vjeç, banues në San Martino dhe bashkëkombësi i tij, 44-vjeçari me inicialet U.A, rezident në Foggia.
Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët akuzohen për shtrirje të gjerë të trafikut të drogës, nga Basso Molise dhe degëve në Puglia. Sakaq, policia italiane ka dyshime se shqiptarët nuk janë të vetëm në trafik, ndërsa po hetojnë në lidhje me të tjerë persona të përfshirë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tahiri: Jo më rroga nën 330 mijë lekë në muaj për çdo polic privat

0

Sajmir Tahiri, Ministri i Punëve të Brendshme ka zhvilluar një konferencë me përfaqësues të Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike (SHPSF). Të pranishëm në konferencë ishin drejtori i Policsë së Shtetit Haki Cako dhe zyrtarë të tjerë të policisë. Tahiri u shpreh se nuk do të ketë më pagesa me rrogë nën 330 mijë lekë për çdo polic privat, ndërsa tha se në disa kompani ka punonjës nën 60 vjeç që paguhen me lëmoshë. Gjithashtu ministri tha se kompanitë privatë duhet të respektojnë ligjin për pagën minimale.
“Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 9000 punonjësit e policisë private paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta është se ka punonjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjtiha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme”, u shpreh Tahiri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eduart Halimi akuzon rëndë kryebashkiakun e Kavajës: “Elvis Roshi i dënuar për përdhunim…”

0

Eduard Halimi, deputeti i Partisë Demokratike, gjatë një deklarate për mediat, , tha se kryebashkiaku në detyrë i Kavajës, Elvis Roshi organizon koncert për fëmijë, ndërkohë që është i dënuar për përdhunimin e fëmijëve dhe trafik droge. Sipas Halimit, Edi Rama duhet ta largonte Roshin një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ai vijon të jetë përsëri në krye të bashkisë. Deputeti i PD u shpreh se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika.

Shihni pak këtu, i dënuari për trafik ndërkombëtar droge. I dënuari për përdhunim në grup, Elis allias Edvin Rroshi shpërndan afishe dhe sot në Kavajë, se ai i dënuari për përdhunim të të miturve, do të kujdeset personalisht për të organizuar Festivalin e Këngës për Fëmijë. Shiheni pra ku kemi arritur, ai person i cili nga Prokuroria u kërkua t’i hiqej mandate, KQZ kërkoi t’i hiqte mandatin, ta shkarkonte, Edi Rama duhet ta largonte një herë e mirë nga bashkia, nga partia, nga politika dhe t’i gjente vendin, por ky person është përsëri në krye të bashkisë, ai person kujdeset personalisht për të organizuar festivalin fëmijëve. Ja ku kemi arritur. Këtu nuk ka ligj, këtu nuk ka Kushtetutë, këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do një njeri, nuk do Edi Rama. Ndaj e vetmja zgjidhje për të gjithë qytetarët është të dalim në shesh. E vetmja zgjidhje janë protestat, në mënyrë që krimi të ndahet një herë e mirë nga politika, në mënyrë që njerëz si ky këtu Elvis Ervin Rroshi i dënuar për përdhunim, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të mos ketë më të bëjë me qytetarët dhe me postet publike. E vetmja zgjidhje sot është të dalim të gjithë bashkë më 18 shkurt në protestë”- tha Halimi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Akuzohen se kanë grabitur 2 banka dhe biznese në, 6 shqiptarët dalin para gjyqit në Zvicër

0

Gjashtë shqiptarë kanë dalë para bankës së të akuzuarve në gjykatën e Dorneck-Thierstein, pasi akuzohen për grabitje të dy bankave në Zvicër dhe disa vjedhje të tjera. Po ashtu, dy prej të akuzuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Procesi gjyqësor ndaj shqiptarëve nisi të hënën dhe pritet të zgjasë tri ditë. Sipas aktakuzës, shqiptarët, të cilët jo të gjithë jetojnë në Zvicër, më 1 maj të vitit 2015 kishin sulmuar filialin e Bankës Kantonale të Basellandit në Breitenbach ku kishin vjedhur një sasi parash, njofton televizioni Tele M1. Dy ditë më vonë ata kanë plaçkitur filialin e Bankës Kantonale të Aargaut në Rothrist. Po ashtu ata kanë vjedhur edhe dy kioska, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga të akuzuarit akuzohet se në dhjetor të vitit 2010 brenda pak ditëve ka plaçkitur dy kioska në Kantonin e Bernës, ndërsa ka vjedhur cigare dhe sende të tjera, që arrinin në vlerën e 38000 frangave. Sakaq, shuma e parave për të cilën ata si grup akuzohen se e kanë grabitur është rreth 150 mijë franga.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Konflikti/ Bushati replikë Nishanit për votën në OKB

0

Ditmir Bushati i ka bërë replikë presidentit të vendit Bujar Nishani në lidhje me votën në BE të diskutuar një ditë më parë.

Pas një konflikti të nisur që ditën e djeshme në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB për armët bërthamore, Bushati reagon sot.

Ditën e djeshme presidenti Nishani e quajti gënjeshtar ministrin e Jashtën, pasi sipas tij nuk është njoftuar për votën në OKB, siç deklaroi Bushati.

Sot Bushati nëpërmjet n jë njoftimi zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të Nishanit dhe sipas tij kjo është shumë e lehte e verifikueshme.

“Shkresa që ka Presidenti është një fakt lehtësisht i verifikueshëm. Kemi vepruar në përputhje me ligjin dhe sqarimi ka qenë shterues. Presidenti ka kërkuar informacion shkresor për këtë çështje dhe ministria e Jashtme i është përgjigjur në formë shkresore. Kjo ka ndodhur përpara deklaratës time ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar”- tha Bushati.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx