Ballina Blog Faqe 9492

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 06 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 06 Shkurt 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 06 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 06 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – Interviste, Ke do te falenderonit per ate qe jeni sot ?

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reagimi – Manjani sulmon projektin 1 mld dollarë: Pastrim parash, FMN mos të ikë

0

Ish- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar ashpër projektin 1 miliard dollarë të lançuar nga qeveria Rama, duke e cilësuar projekt për pastrim parash.

Në një reagim në gjatë në fb, Manjani thotë se 1 miliard dollarë janë xhiro nga kultivimi dhe tregtimi i hashashit dhe ivestimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë, për Manjanin synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe.

“Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet” shkruan Manjani.

Manjani deklaron se shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të deri sotëm, andaj ai instiston që FMN të vazhdojë misionin e saj në Shqipëri.

 Deklarata e plotë në fb

Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).

Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.

Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!

Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i rregjistron si boxh menjëherë.

Tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan denimit! Trafikantët e vërtëtë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe!

Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.

Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.

Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!

Si fillim nuk duhet të largohet FMN…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Elvis Roshi prezanton Ahmetajn: Deputeti i ardhshëm i Kavajës

0

Ish-Kryetari i Bashkisë Kavajë ka prezantuar pasditen e djeshme ministrin Ahmetaj si deputetin më të ri të këtij qyteti.Pavarësisht se lista me kandidatët dalin në maj, në takimin me strukturat e partisë së Kavajës, Rroshi e bëri fakt të kryer kandidimin e ministrit të financave në këtë zonë. Por vetë Ahmetaj është treguar disi më i rezervuar duke pohuar se është i deleguari i partisë në Rrogozhinë e Kavajë për përgatitjen e zgjedhjeve, gjë që zakonisht përkthehet në deputet të zonës

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Igli Cara: PD, jo skenar koalicioni me LSI, bashkëfajtore sa PS-ja

0

Demokratët përjashtojnë çdo skenar të mundshëm bashkëpunimi me LSI për zgjedhjet e 18 qershorit.
Deputeti demokrat i durrësit Igli Cara, thotë se askush nuk duhet ta mendojë se kjo mund të ndodhë ndërsa deklaratat e ministrit Lefter Koka vërtetojnë pikërisht ato akuza që kanë artikuluar demokratët prej 3 vitesh.Duke iu referuar qeverisë Rama i cili në një intervistë e cilësoi një pikturë të bukur .
Pas deklaratës së krybashkiakut të Durrësit për zgjedhjet e 18 qershorit, Cara ka këtë përgjigje.
Pak ditë më parë pas akuzave të ministrit Lefter Koka për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ky i fundit tha se përgjigja për punën e bërë në qytetin bregdetar do të jepet nga qytetarët më 18 qershor.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protestë kundër vizitës së Donald Trump në Britani

0

Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.

Protesta e 4 shkurtit është nisur ambasadës amerikane në Londër, për të vazhduar më tej para parlamentit. Protestuesit kanë thirrur “turp për ty” duke iu drejtuar kryeministres Theresa May, e cila ia ka dërguar ftesën Trumpit derisa ajo u takua me të në SHBA.

Protestuesit gjithashtu e kanë kundërshtuar urdhërin ekzekutiv të 27 janarit të presidentit Trump që ndalon të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane për të hyrë në SHBA.

Ky urdhër ekzekutiv përkohësisht është bllokuar nga një gjykatë federale amerikane.

Mbi 100 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin në internet përmes së cilit bëhet thirrje që vizita e Trumpit të anulohet, ndërsa për këtë, ligjvënësit britanik pritet të diskutojnë sërish gjatë këtij muaji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Protestat mundin qeverinë, Rumania tërheq dekretin që falte korrupsionin

0

Qeveria rumune ka vendosur të tërheqë dekretin e jashtëzakonshëm që shfajësonte zyrtarët nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.

Bukureshti zyrtar është dorëzuar kështu përpara manifestimeve popullore të ditëve të fundit, që kundërshtonin një masë të tillë.

Lajmin e ka bërë tët ditur mbrëmjen e së shtunës Kalin Tariceanu, lider i partisë ALDE, partnere e koalicionit qeverisës me partinë Social-Demokrate.

Sipas raportimeve të mediave rumune, do të jetë vetë kryeministri Sorin Grindeanu që do të bëjë një deklaratë të shkurtër për të sqaruar situatën.

Por disa mijëra manifestuesit që kishin zbritur në sheshin e Bukureshtit dhe qyteteve të tjera të vendit për të pestën ditë rresht për të protestuar kundër korrupsionit, kanë nisur tashmë festimet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx