Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Të shtëna me armë, mbyllet muzeu i famshëm i Luvrit
Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll pak pasi u hap këtë të premte. Raportimet fillestare flasin për të shtëna me armë nga një ushtar roje, i cili ishte kërcënuar nga një person i armatosur me thikë.
Paraprakisht mësohet se agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë nën thirrjet “Allaku Ekber”.
Ushtari është kundërpërgjigjur duke i qëlluar me armë. Për pasojë, agresori raportohet i plagosur rëndë.
Policia ka evakuuar menjëherë gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze dhe në një qendër tregtare aty pranë, ndërkohë që është vendosur edhe një perimetër i gjerë sigurie.
Ministri i Brendshëm francez, e cilësoi si një “incident dhe kërcënim serioz të sigurisë” përmes një postimi në Twiter
Përplasja Llalla-Lu, reagon Ylli Manjani: Njëri nga të dy duhet të shkarkohet
Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka reaguar ne lidhje me perplasjen mes ambasadorit amerikan ne Tirane Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Manjani shprehet se nga ajo qe ka ndodhur, eshte e qarte se nuk ka kthim pas, pasi sipas tij, ose ambasadori ose kryeprokurori, duhet te largohet nga detyra.
Mesazhi i Manjanit:
Përshëndetje,
Përplasja ndërmjet Ambasadorit të SHBA dhe Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje serioze.
Jam në një mendje me Armand Shkullakun: ose ikën Prokurori ose ikën Ambasadori! Rrugë të mesme të besueshme nuk ka!
Të shohim!
Përplasja me ambasadorin amerikan, kryeprokurori Llalla shkon në zyrën e Metës
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla një ditë pas përplasjes frontale me ambasadorin amerikan në Tiranë, ka shkuar sot në zyrën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Takimi me kryetarin e Kuvendit Meta, po zhvillohet nga kryeprokurori një ditë pas akuzave që Llalla bëri për presione, shantazhe e ndërhyrje në punën e tij nga ambasadori amerikan në Tiranë.
Ditën e djeshme LLalla ka pasur edhe një takim me presidentin Nishani ndërsa presidentit dhe kreut të shtetit u kishte nisur edhe një letër zyrtare në lidhje me përplasjen me ambasadorin amrikan.
Djali i ministrit Lefter Koka , nuk e ka pritur mirë deklaratën e Kryeministrit .
Djali i ministrit Lefter Koka nuk e ka pritur mirë deklaratën e Kryeministrit mbrëmë në televizionin Ora News për babain e tij. Deklaratat e fundit të Edi Ramës se ‘nuk komenton për burrat me kostume që hanë pilaf”, ka sjellë reagime të ndryshme. Ky i fundit ka reaguar në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar edhe një mesazh për Edi Ramën .
Presidenti Nishani refuzon Ambasadorin amerikan ,thellohet kriza politike në Shqipëri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar sot një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare shumë pranë kreut të shtetit, të cilat pohojnë se “për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani akuzat e adresuara sot ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla janë shumë të rënda dhe për to kërkohet një sqarim në rrugë institucionale dhe zyrtare.
Në adresë të Presidentit të Republikës, më herët nuk ka mbërritur asnjë shqetësim nga partnerët strategjikë të Shqipërisë sa i përket rolit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj dhe Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të shtetit ka kërkuar kohë të nevojshme për t’u njohur më në detaje lidhur me pretendimet e ngritura sot publikisht nga ambasadori amerikan”,
Ndërkohë fill pasi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm për shkelje të Kushtetutës dhe për faktin se për 18 muaj me rradhë ka qenë kundër reformës në drejtësi, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu pati sot takime “kokë më kokë” me zyrtarë të lartë në kryeministri dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri .
FAMILJARËT E VIKTIMAVE TË OTRANTOS : SHTETI PO NA SHKEL ME KËMBË
Familjaret e viktimave të Otrantos denoncojnë dëmtimin e varrezave te kesaj tragjedie ne qytetin e Fierit . Në një komunikim me mediat, familjarë të viktimave denuan me force ,neglizhencen e shtetit pas demtimit te Pllakes perkujtimore dedikuar viktimavete 20 viteve mëparë.
Pushime Shala kryetare e shoqatës nëpër kujtim te viktimave te Otrantos kerkoi nderhyrien e instancave shteterore dhe bashksie Fier per te ndalur degradimin e varrezave dhe pllakes se ngritur per ata që humben jetën ne tragjedinë e mësipërme .Sipas saj ,varrezat e kësaj tragjedie ne Fier dhe pllaka që jane fotot e viktimave nuk e meritojnë këtë gjendje qëjanë sot .Imazhi është i rëndë dhe mediat e huaja bëjnë object këtë gjendje nderkohë që ndërhyria e bashksie Fier është urgjente të riparojë pllakën përkujtimore në prag të 20 vjetorit te tragjedisë.
Njeri prej familjareve te viktimave Mevlud Sali kërkon vemendje nga qeveria dhe te kërkohet solidaritet per te restauruar simboliken e tragjedise. Historia nuk duhet të shkelet me këmbë dhe institucionet nuk duhet te flene gjume.
Pak dite më vonë në qytetin e Vlorës dhe Fierit priten ceremoni perkujtimore per viktimat e 28 shkurtit te vitit 1997 nderkohë që pritet reagimi i bashkise Fier per te reabilituar demtimet ne pllakën perkujtimore të viktimave që ishin nga ky qytet . Ne tragjedine e Otrantos humben jeten 28 persona nga qyteti I Fierit.//
Hyrja e qytetit të UNESCOS në gjendje skandaloze. Fasadat nuk lyen prej më shumë se 25 vitesh
Zhvillimi i qytetit nëpërmjet turizmit është një nga sfidat e bashkisë në Berat, ndërkohë që hyrja me të cilin ai prezantohet në sytë e vizitorëve lë shumë për të dëshiruar. Në të dy krahët e rrugës hyrëse të qytetit ndodhen blloqe pallatesh të ndërtuara kryesisht gjatë sistemit të kaluar, fasadat e të cilave nuk janë lyer prej më shumë se 25 vite. Të dala boje, vende vende me ndëryrjen e vetë banorëve, ngjyra të ndryshme, fasadat e pallateve sjellin imazh aspak të denjë për një qytet muze, të mbrojtur nga UNESCO. Hyrja e qytetit ruan prej vitesh këtë pamje të trishtë, duke u shndërruar shpesh në epiqendrën e vëmendjes së vitorëve që vizitojnë qytetin.
Banorët më të vjetër të Beratit kujtojnë se fasadat e këtyre pallateve nuk janë lyer kurrë në këtë 25 vite dhe se është në nderin e bashkisë që të ndryshojë imazhin e tij.
Nga ana tjetër burime të bashkisë së qytetit bëjnë me dije jashtë kamerave se mungesa e fondeve që ka lënë në këtë gjendje fasadat e kësaj zone, e cila dhe pse është prezantimi i qytetit nuk ka qënë kurrë në vëmendjen e institucioneve vendore. ///
