Ballina Blog Faqe 9512

Humb kontrollin dhe përplaset me mbrojtesn anësore të rrugës

0

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë kthesës së Kamzës në kryeqytet,

Mbrëmjen e se enjtes, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” më targa AA 054 ID ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.

Për pasojë i dëmtuari ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen nga tij.

I aksidentuari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sot betimi i Trump si President: Dua të bashkoj vendin, Amerika do bëhet e madhe për të gjithë

0

Donald Trump betohet sot si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e së enjtes, ai bashkë me familjen shkuan në Lincoln Memorial, të Washington, për koncertin që u mbajt një ditë para inaugurimit.

Trump mbërriti i kapur për dore me të shoqen Melania, nën tingujt e “Heart of Stone” të Rolling Stones. Që të dy u pritën me brohorima të shumta, ku thirrej “Trump! Trump!” dhe “SHBA! SHBA!”.

Bashkë me Presidentin e ri ndodhej edhe vajza Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner, të cilët pritet të kenë rol qendror në Shtëpinë e Bardhë.

“Dua të bashkoj vendin. Udhëtimi nisi 18 muaj më parë. Ajo që dua është një ndryshim real. Dua të bashkoj vendin dhe ta bëj Amerikën sërish të madhe. Të madhe për të gjithë”, tha Trump gjatë koncertit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha takon senatorin Cruz, merr këshilla për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë

0

Kryedemokrati Lulzim Basha i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit tëri, Donald Trump, ka zhvilluar një takim me senatorin Tedi Cruz.

Lidhur me takimin Basha informon në Facebook, ku shkruan, “Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë”.

Më tej ai shton se Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Kanada dhe i rritur në Teksas dhe se sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës.

“Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, shkruan kreu i PD.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD publikon vendimin e gjykatës: Rama të shpjegojë pasurinë e Pezës, mashtroi

0

Partia Demokratike kërkon që Kryeministri Edi Rama të shpjegojë pasurinë e deputetit Alfred Peza, duke pyetur nëse merrte 10 mijë euro në muaj, apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa duke folur sot nga selia blu, tha se deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.

Sipas saj, Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë.

“Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate. Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë; A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj”, u shpreh ajo.

Në vijim të fjalës së saj Zhupa shtoi se, nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat, “taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?”

Ajo pyeti, se institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentet zyrtare?

“Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, siç kanë vepruar me deputetin socialist?”, tha ndër të tjera Ina Zhupa.

Ajo deklaroi në mbyllje se qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit dhe se për të gjitha çështjet, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E moshuara në Berat e pëson nga mbesa, i vjedh 40 mijë euro

0

Një e moshuar në Berat ka rënë pre e vjedhjes së mbesës së saj.

E dyshuara është Kamela Sh., 19 vjeçe, nga Berati, e cila dyshohet se në banesën e gjyshes, N.M., 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40 mijë euro.

Mesohet se vajza kishte shkuar tek gjyshja nga mami për vizitë dhe pas ikjes së saj, e moshuara kishte pikasur se i mungonin paratë.

E shqetësuar gruaja ka kërkuar nëpër shtëpi, por nuk e ka gjetur shumën e parave, për të cilat deklaroi në polici se i’a kishin dërguar fëmijët nga emigrimi.

E moshuara e cila jetonte e vetme në banesë, u paraqit në polici ditën e djeshme duke denoncuar vajzën e vajzës s’i të dyshuar për vjedhje, për shkak edhe të sjelljes së saj të shpërqendruar.

E reja u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale “Vjedhja”, ndërkohë që ndaj saj vijojnë ende hetimet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrjedh bombola e gazi, digjet një banesë në Bulqizë

0

Një zjarr i shkaktuar nga rrjedhhja e një bombole gazi në Bulqizë, ka bërë që të digjet një banesë.

Rreth mesditës së sotme, ka rënë zjarr në një banesë në fshatin Viçisht, njësia administrative Gjoricë, në Bulqizë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ku kanë konstatuar se është djegur kati i parë i banesës së shtetasit F.C, banues në fshatin Viçisht, kryeplak i këtij fshati.

Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi.

Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe se personat që ndodheshin në banesë kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimi i mësueses për propagandë ndaj ISIS, Medreseja: Distancohemi, s’është linja jonë

0

Medreseja e Shkodrës ka reaguar lidhur me arrestimin e mësueses Emine Alushi, e akuzuar se bënte propagandë në shkollë.

Drejtori i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi, në një dalje të sotme për mediat tha se, “Ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ”.

Ai shtoi stafi drejtues dhe ai pedagogjik janë distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses.

Ai sqaroi se në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe në këtë kohë nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës.

Dervishi deklaron se Medrese e Shkodrës është institucion i shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mësuesja Emine Alushi, u filmua nga nxënësit në klasë dhe video u publikua në emisionin “STOP”, ku ajo thotë se “ISIS është një organizatë që mbron popullin mysliman të Sirisë, Palestinës apo Egjiptit dhe që shteti kërkon ti luftojë”.

Ajo thotë se Bin Laden është lider i mirë dhe se mediat gënjejnë, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Biseda e plotë

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se…A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.

Nxënësja – Po.

Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vend.

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

Mësuesja – Tamam.

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhunë ndaj gruas dhe djalit të mitur, arrestohet kryefamiljari në Shijak

0

Një kryefamiljar në Shijak përfundon në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj gruas dhe djalit të mitur.

Dritan Xhafa 42 vjeç, banues në Kareç të Shijakut, ditën e djeshme në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, N.Xhafa 41 vjeçe dhe djalit të tij të mitur M. Xhafa 13 vjeç.

Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me të shoqen, ku 42- vjeçari ka ngritur dorë ndaj saj.

Por i mituri ka ndërhyrë për t’i dalë në mbrojtje nënës dhe ka përfunduar edhe vetë pre e dhunës.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama në Singapor: Nuk ka pasur moment më të mirë se ky, për të investuar në Shqipëri

0

Kryeministri Edi Rama iu adresua ditën e djeshme Forumit Ekonomik në Singapor, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë.

“Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është në një proces tranzicioni ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti.

Sipas tij, në tre vitet e fundit, qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshme, duke nisur po ashtu procesin e reduktimit të borxhit publik.

Në këtë linjë shtoi se në modelin e ri ekonomik që po ndiqet, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, pasi synohet t’i jepet fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar tek rritja borxhit siç bënë qeveritë kaluara, tha ai.

Përqendrimi tek burimet e rritjes ekonomike janë, sipas Kryeministrit, edhe “harta e investimeve të huaja të mundshme në Shqipëri”, duke identifikuar fushat e interesit ku mund të shtrihet bashkëpunimi ekonomik.

“Para së gjithash, energjia. Shqipëria është një vend me një potencial shumë të lartë hidroenergjetik, por jo vetëm. Vendi ynë është shumë i pasur me naftë onshore, një vend nga ku po kalon linja e re Trans-adriatike e gazit dhe një vend ku besojmë se më herët sesa vonë, edhe gazi do të jetë një burim i rëndësishëm, sipas disa të dhënave që kemi marrë nga disa eksplorime të bëra onshore në vend. Shqipëria është një vend i pasur në minerale. Ne po shohim shumë investime në këtë sektor. Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, po shikojmë edhe një potencial të madh për investime të mëtejshme”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej, se Shqipëria është një vend fantastik përsa i përket asaj që i ofron zhvillimit të turizmit, i cili po zhvillohet shumë vit pas viti.

Lidhur me vitin e kaluar, shtoi se kemi pasur një kërkesë 25 herë më të madhe, sesa ajo që mund t’u ofroj atyre që donin të vinin në Shqipëri, pasi ka ende shumë nevojë për të investuar në infrastrukturën e hotelerisë.

“Bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit mund të jenë po ashtu shumë fitimprurës për disa arsye shumë të thjeshta: toka shumë pjellore dhe të përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale, gjë që përbën një potencial të madh për prodhimin. Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim shumë zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet akoma më shumë në nivele të ndryshme, edhe falë taksimit shumë të ulët të sektorit dhe gjithashtu, falë shumë shtysave strukturore të ofruara nga qeveria”, deklaroi Rama.

Kryeministri e konsideroi Singaporin një model frymëzues në rrugën tonë drejt zhvillimit. Dhe e mbyllur fjalën me  një apel, se të investosh në Shqipëri është një biznes shumë interesant dhe frytdhënës.​

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja në Vlorë, lirohet i riu, vëllai merr përsipër krimin

0

Lirohet njëri nga vëllezërit e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, të dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit Armando Rrapaj.

26- vjeçari Klevis Merkaj është lënë i lirë, pasi 22- vjeçari Novruz Llanaj ka marrë përsipër krimin.

Ai u la i lirë ditën e sotme, bazuar në deklarimet e Novruzit, i cili ka treguar se e ka vrarë i vetëm Rrapaj dhe se vëllai i tij nuk ka gisht.

Krimi ndodhi pak pas mesditës së të martës ku 22- vjeçari ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Dyshohet se gjithçka ndodhi për shkak se kushëriri i viktimës ngacmonte motrën e vëllezërve Merkaj. Ai ndodhej në burg dhe për pasojë ata kishin kërkuar ndërprerjen e lidhjes, por Rrapaj kishte ndërhyrë për të qetësuar gjërat, duke mbetur i vrarë.

Mësohet se e reja të cilës i dolën në krahë, ishte vajza e njerkut të vëllezërve Merkaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx