Ballina Blog Faqe 9554

Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Dhori Kulen.

0

Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Dhori Kulen.

Emra të njohur të fushës së akademisë, mësimdhënies, deputetë,  përfaqësuesit më të lartë të sekteve fetare në vend janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku bashkia e këtij qyteti ka vlerësuar me titullin më të lartë që një institucion vendor jep Dhori Kulen. Në mjediset e bashkisë së re u zhvillua ceremonia ku Kules, lindur dhe rritur në këtë qytet ju dorëzua titulli “Qytetar nderi” për kontributin e dhënë në fushën e akademisë dhe atë drejtues në një nga fakultetet më të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë. Në hapje të kësaj ceremonie u prezantua një material mbi jetën dhe veprën e Dhori Kules.

Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj i dorëzoi titullin e nderit Dhori Kule, duke e cilësuar atë madje si të vonuar.

“Një nga figurat me reputacionin dhe kontribut të çmuar në fushën e arsimit në qytetin e Beratit, Kuçovës, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës për rolin e tij si drejtues i institucioneve arsimore, forumet ekonomike dhe akademike të vendit, aktivitetin e tij studimor dhe shkencor brenda dhe jashtë vendit, botimet cilësore në fushën ekonomike, një figurë qytetare dhe intelektuale, angazhuar në jetën publike dhe politike”

Mes emocionesh Dhori Kule pasi falenderoi për titullin e konsideroi qytetin e tij të lindjes si shembullin më të mirë të bashkëpunimit qytetar, elitar, fetar që dëshmohet që nga vlerat e tij në lagjet muzeale, banesat e deri tek qytetarët e tij.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlore :homazhe per kristin qe u vra te gropa e lungo mares

0

Vlore :homazhe per kristin qe u vra te gropa e lungo mares

Stop shkeljes nga shteti. Stop manipulimeve,na siguroni jetesen. Familjare,te aferm dhe qytetare te  Vlores i jane  bashkuar  kete te shtune protestes qytetare te familjes Panajoti ne Vlore,proteste e cila kan nisur ne zonen e skeles dhe per te perfunduar me buqeta me lule dhe qirinj te ndezur ne vendin ku u aksidentua de humbi jeten Kristi Panajoti vetem 18 vjec ne lungomare,mbremjen e 26 nentorit. Ne nje aksident ku i plagosur mbeti edhe shtetasi Petraq Beja,21 vjec,drejtues i mjetit me te cilin po udhetonin dy te rinjte. Kerkojme nga shteti vetem drejtesi,ky nuk eshte aksident por vrasje me dashje,shteti te ndeshkoje fajtoret. Duhet te jemi me shume bashke,per te  cuar fajtoret tek drejtesia,dhe qe ngjarje te tilla te mos pjese e familjeve vlonjate,kane qene fjalet e thena ne proteste,e cila ka qene teresisht qytetare.

Protestes  i eshte bashkuar edhe Serxhio Martinjani,i cili eshte aksidentuar ne autostraden Tirane -Durres dhe sot nuk mund te ece. Ka mberritur nga kryeqyteti per tju bashkuar dhimbjes se familjareve dhe qytetareve te Vlores,ne kete proteste,per te kerkuar qe per ngjarje te tilla te vihet drejtesi dhe vetem drejtesi dhe pergjegjesit te marrin denimin qe duhet

Protesta ka vijuar deri ne  vendin ku ndodhi aksidenti,dhe ku humbi jeten 18 vjecari Kristi Panajoti,aty ku jane hedhur buqeta  me lule dhe jane ndezur qirinj,ndersa edhe nje here tjeter i jati  i 18 vjecarit,Renato Panajoti ka konfirmuar se me pas protestat do te  vijojne drejt institucioneve te drejtesise dhe bashkise Vlore,ndersa  protestes  i eshtte bashkuar  dhe deputeti Dashamir Tahiri

14803168191480271700makinaaaaaaaaaaaaaaa

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlorë, Beqaj: Kushte më të mira për pacientët me sëmundje të brendshme

0

Vlorë, Beqaj: Kushte më të mira për pacientët me sëmundje të brendshme
Nga sot, në spitalin rajonal të Vlorës ka dy mjedise krejtësisht të reja në shërbimin e Patologjisë. Të sëmurët kardiakë, por edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, do të mund të shërbehen më mirë për specifikat e patologjive të tyre.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli dhe Drejtorja e spitalit rajonal, Dr. Bruna Mersini, inspektuan mjediset e reja.

Në fjalën e tij, ministri Beqaj u shpreh se ka qenë këmbëngulja e drejtuesve të spitalit për të sjellë këtë risi në administrimin e pacientëve që trajtohen në shërbimin e sëmundjeve të brendshme, teksa shprehu bindjen se, edhe këto dy njësi, si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme, do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin e shërbimit të laboratorëve.

download

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Video/ Rrëfimi i një historie paranormale. Shfaqet në kamera fytyra e një fantazme

0

Një hetues i ngjarjeve paranormale përjetoi ngjarjen më të frikshme të jetës së tij gjatë kohës që u përball me një fantazmë ndërkohë që gjendej i vetëm nën një tunel të nëndheshëm.

Anthony Mark, 30 vjeç, kishte shkuar për një “vizitë” në tunelet e Drakelow afër Kidderminster, në  Worcestershire, për të eksploruar tunelet ë nëndheshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, kur regjistroi pamjen e një fantazme.

Anthony u fut në tunelet 5 km të gjatë së bashku me anëtarët e tjerë të grupit. Pasi nuk gjetën asgjë të pazakontë ai vendosi të ndahej nga grupi e të eksploronte i vetëm dhe më pas humbi.

Qarkullojnë thashetheme se disa vite më parë në tunelet e Drakelow-t kanë vdekur 7 persona si pasojë e rënies së tavanit.

Hetuesi i ngjarjeve paranormale vendosi më pas që të nxirrte një pajisje që kapte zërat e fantazmave dhe filloi të bërtiste në mënyrë që të komunikonte me shpirtrat.

Ai tha se nuk kishte parë asgjë në ato momente por kur e kishte parë videon sërish kishte vënë re një fantazmë që po qëndronte përballë tij.

“Arsyeja pse fillova ta bëja këtë gjë janë prindërit e mi. Ata kanë vdekur dhe dua të di nëse ata jetojnë diku tjetër. Shumë persona mendojnë se vdekja mbetet e tillë. Por ka disa gjëra si këto, që më bëjnë të mendoj të kundërtën, se ka diçka më shumë se vdekja.”, u shpreh Anthony.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident automobilistik në Velipojë, përplaset me murin, vdes në spital 50-vjeçari

0

Një aksident automobilistik në Velipojë, i ka marrë jetën një 50-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën kryesore në afërsi të stacionit të Policisë në Velipojë.

Viktima Pashk Çuku, 50 vjeç, banues në Velipojë, mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga, dhe më pas është përplasur me një mur anësor.
Si pasojë mbeti i plagosur rënë vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua me urgjencë për në spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Durrës, prokuroria bën rekurs kundër lirimit të Lul Berishës, cështja në gjykatën e Lartë

0

Prokuroria e Apelit Durres njoftoi pak minuta me pare se ka dorezuar sot rekurs ne Gjykaten e Larte kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, e cila vendosi lirim me kusht per te denuarin Lulezim Berisha.

Prokuroria e Apelit Durres argumenton, nder te tjera, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht per shkak te natyres se veprave te renda penale; per shkak te uljes se pajustifikuar te kohes se denimit nga gjykatat per te denuarin e burgosur per vepra te renda penale; si edhe per shkak te llogarive jo te sakta per kohen e burgimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, tronditet kur zbulon tradhtinë e burrit me të dashurën shtatzënë, ja çfarë i bën në maternitet

0

Një grua rreth të pesëdhjetave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj biznesmen kishte krijuar lidhje intime me një tjetër grua, punonjëse në kompaninë e tij. Tronditja dhe acarimi i marrëdhënies në çift ka qenë më i madh kur gruaja ka mësuar se partnerja e re e të shoqit priste një fëmijë nga ai.

Pas këtij momenti, dy gratë janë takuar disa herë. Në këto takime, mes sharjesh e ofendimesh, ato i kanë kërkuar njëra-­tjetrës reciprokisht “hiq dorë” nga biznesmeni.

Nuk bëhet fjalë për skenarin e ndonjë seriali televiziv, por për një histori të ndodhur vitin e kaluar në Tiranë.

Gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale. Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj.

Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E. ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.

HISTORIA
Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë debatit gjyqësor, e pandehura K. E. ka pretenduar se bashkëshorti i saj bashkëjetonte me të, ndërsa në deklarimet e saj shtetasja H. K. ka pretenduar se ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe se jetonin bashkë prej shumë kohësh. Vetë bashkëshorti i të pandehurës ka pranuar se ka jetuar me të pandehurën dhe se njëkohësisht ka pasur marrëdhënie edhe me shtetasen H. K. Sipas Gjykatës, kjo mënyrë jetese ka qenë edhe shkaku i krijimit të një marrëdhënieje të vështirë dhe konfliktuale midis të pandehurës K. E. dhe shtetases H. K.

Për shkak se dy femrat pretendonin bashkëjetesën me biznesmenin dhe ky i fundit kishte preferuar të mbante njëkohësisht edhe martesën, edhe marrëdhënien paralele, gjatë vitit 2015 ka pasur të paktën dy takime, si edhe komunikime telefonike apo elektronike midis të pandehurës dhe shtetases H. K. Marrëdhënia ka mbetur e tensionuar dhe ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës lënien e biznesmenit.

KANOSJA NË SPITAL
Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali. Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj. Kjo “dëshirë” e saj
është ndërprerë nga familjarët e të parës.

Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë
ambienteve të spitalit.

“Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte
burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte.

Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndalimi në Durrës, policia: Noizy bëri “të fortin”, kishte gjoba pa paguar

0

Reperi i njohur shqiptar Noizy është ndaluar në qytetin e Durrësit pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte gjoba të papaguara.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedim penal ndaj Rigers Rajku, 30 vjec, që të gjithë e njohin si këngëtarin Noizy, pasi ky eshte emri i artit qe ai perdor.

Noizy ka qënë duke udhëtuar në segmentin rrugor Ura e Dajlanit- Plepa, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, AA 517 MT. Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat, por Noizy nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Mjeti është sekuestruar.

Deklarata e policise:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit Rigers Rajku 30 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 16.12.2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa ,duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, është ndaluar nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Mjeti është sekuestruar.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet qyteti i nëndheshëm mijëra-vjeçar

0

Në vitin 1963, një turk në rajonin e Cappadocias po rregullonte shtëpinë e tij kur bëri një zbulim të pabesueshëm. Pasi ai prishi një mur në shtëpinë e tij, gjeti një dhomë sekrete, që e çoi në një tunel të nëndheshëm, i cili e drejtoi për në qytetin e humbur të Derinkuyu. Fotot e qytetit të humbur 18 kate nën tokë, tregojnë se si aty kanë jetuar rreth 20,000 njerëz dukë përfshirë dhe gjedhë.  Tunelet e nëndheshëm të qytetit janë shumë të gjatë dhe e lidhnin Derinkuyu-n me qytetet e tjera të nëndheshme përreth . Ai mendohet se është krijuar gjatë kohës bizantine në vitet 780-1180 dhe kishat, shpellat e varret përdoreshin si bunkerë masive për të mbrojtur banorët e tij nga fatkeqësitë natyrore.

Gjatë kësaj kohe, shpellat kishin rreth 600 hyrje që i lejonin njerëzit të vinin e të iknin.

3b5e228b00000578-4032200-image-a-10_1481708810763-933x445 3b5e253500000578-4032200-derinkuyu_is_an_ancient_multi_level_underground_city_discovered_-m-35_1481710501837

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhafaj:Gjykata t’i hapë rrugë Vetingut Bylykbashi:Dako, test për Edi Ramën

0

Xhafaj:Gjykata t’i hapë rrugë Vetingut Bylykbashi:Dako, test për Edi Ramën

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të dalin mbi preferencat e tyre individuale e të vendosin me integritet për ligjin e Vettingut.Kjo është ftesa që i bëri trupës së kësaj gjykate kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ndërsa kujtoi se Komisioni i Venecias ia ka bërë më të lehtë punën kësaj gjykate.
Ndërsa nënkryetari Oerd Bylykbashi tha se testi i Edi Ramës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe dekriminalizmit është shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx