Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
360° Gradë -SHERR TE IMSI CATCHER MES DOGJANIT DHE NDREUT INJORANT, DEBIL, BURGAXHI
Normale… në kotec duhet të kakarisë vetëm një gjel!!!
Edi Rama si Nard Ndoka. Nuk ka faj sepse flet shumë, e kur flet shumë edhe gabon. Nuk mjaftojnë ekranet e televizioneve, nuk mjafton që merr me vete kudo që shkon edhe karriket e kryeministrisë por duhet edhe një regji lëvizëse.
Çunat e regjisë lëvizëse nuk kanë asnjë faj se aq gjatë sa flet Rama nuk mund t’ja mbulojnë të gjitha gabimet.
Haaaaajt mirë edhe regjia lëvizëse por tani edhe live në facebook.
Ndërkohë pretendon që para zgjedhjeve të mbyllë edhe portalet On Line.
Normale… në kotec duhet të kakarisë vetëm një gjel!!!
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Operacioni me i gjatë në botë
Operacioni me i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithësej . Ka nisur me datë 4 deri ne datë 8 shkurt te vitit 1951 , në një spital të Cikagos . Pacientja Gertrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshen e saj gjatë 96 orëve , nga 280 kg ne 140 kg .
Fëmija më i rëndë në botë
Fëmija më i rëndë në botë është lindur më 1954 nga Carmelina Fdele nga Aversa . Djali i saj në ditën e lindjes peshonte 10.2 kg .
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, është betuar të hënën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai do ta marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017 nga shefi në largim i OKB-së, Ban Ki-moon. Guterres, 67 vjeç, është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor.
Ai do të bëhet shefi i nëntë i OKB-së 71-vjeçare.
Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si komisionar i lartë për refugjatë i OKB-së ka bërë që ai t’i mundë 12 kandidatët e tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm.///

Meteorologët parashikojnë të ftohtë ekstrem gjatë dhjetorit në SHBA
Meteorologët parashikojnë të ftohtë ekstrem gjatë dhjetorit në SHBA
Bora e madhe dhe temperaturat e ftohta kanë pushtuar pjesë të Shteteve të Bashkuara, teksa qindra fluturime drejt dhe prej aeroporteve në Chicago u anuluan, pas një stuhie në rajonet Upper Midwest dhe Lower Great Lakes, që më pas ju drejtuar veri-lindjes së vendit.
Një paralajmërim për stuhi u vendos në Chicago përgjatë fundjavës, pasi bora arriti deri në 25 cm lartësi, siaps raportimeve të Shërbimit Kombëtar të Motit. Qytetarët u paralajmëruan për vështirësi në ngarjen e makinave rreth qytetit, ku bora filloi që të shtunën paradite.
33 cm borë u regjistruan në disa pjesë të Michigan-it dhe 22 cm në pjesë të Minnesota-s.
Në aeroportin ndërkombëtar O’Hare, të katërtin më të ngarkuar në botë, aerolinjat tashmë kanë reduktuar numrin e fluturimeve, ndërkohë që të tjera kanë pezulluar totalisht veprimtarinë e tyre. Në aeroportin e Detroit, një nga avionët pati një rrëshqitje nga pista, por fatmirësisht, pa asnjë lëndim sipas mediave lokale.
Me ndihmën e Arktikut, vorbullës polare dhe Siberisë, meteorologët kanë paralajmëruar se dhjetori do të jetë i karakterizuar nga i ftohti i ashpër për shumicën e Shteteve të Bashkuara. Temperaturat në rënie vijnë pas periudhës më të ngrohtë tetor-nëntor që pushtoi zonat u ulëta të vendit. Dhjetori i viteve të fundit nuk ka qenë tepër i ftohtë në SHBA, por dhjetori 2016 duket të jetë më ekstremi që prej dhjetorit 2013.
Meta: Kuvendi lë për të dëshiruar partitë të fusin në lista intelektualë
Meta: Kuvendi lë për të dëshiruar partitë të fusin në lista intelektualë
“Do të dëshiroja që të gjithë forcat politike në zgjedhjet 2017 të përfaqësohen me sa më shumë intelektualë dhe akademikë në mënyrë që fuqia e mendimit të tyre të mos vijë vetëm përmes ekspertizës, por të një pjesëmarrje më aktive në vendimmarrje”.
Ky ishte mesazhi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të gjitha partitë politike gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.///
90 forca policie ne Vlore
90 forca policie ne Vlore,ne kuader te operacionit te nisur ne 12 qarqe te vendit nga uniformat blu. Operacioni ne Vlore,te angazhuar vec forcave te policise rrugorre dhe forca te FNSH,te shtrira ne kater pika te qytetit,por edhe ne Orikum ,si dhe Delvine e Sarande per qarkun e Vlores. Ne kete operacion sipas informacioneve te policise jane perfshire rreth 1200 forca ne te gjithe vendin. Aksioni i nisur ne Vlore prej ores 12 te mesdites,synon goditjen e paligjshmerise ,ne evidentimin dhe goditjen e rasteve te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Por nga informacionet e policise,fakti qe ne aksion jane pershire edhe forca te FNSH ka te beje edhe me evidentimin apo zbulimin e personave te shpallur ne kerkim per raste te ndryshme kriminale
Ne Vlore jane kater pike,ne zonat hyrese dhe dalese te qytetit,ndersa aksioni i policise eshte shtrire njekohesisht edhe ne zonen e Orikumit. Ky eshte aksioni i pare blic,konfirmojne informacionet nga policia,ndersa pritet qe situata te tilla te jene prezente gjate ketij muaji,ne prag edhe te masave per festat e fundvitit.









