Ballina Blog Faqe 9585

360° Gradë -ILIRJAN PAJO ARRESTOHET ME BURG

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -EDI RAMA REFORMA NE DREJTESI DUHET EDHE PER GJYQTAR

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Jam natyrale, e egër…”, drejtoresha e shkollës në faqet për të rritur

0

Drejtoresha e një shkolle dha dorëheqjen pasi në një faqe të rriturish u zbuluan foto të saj në poza provokuese, e veshur si nxënëse.

Michelle Copeland, 39 vjeçe, u detyrua të dorëhiqej, pasi britanikja “The Sun” zbuloi dhjetëra foto të saj në faqen “adultëork.com”, ku reklamohen shërbimet e punonjëseve të seksit.

“Jam natyrale, shoqëruese e mirë dhe shumë, shumë e prapë. Kam dëshirë të eksperimentoj përvoja të reja dhe jam e gatshme në bëj realitet fantazitë tuaja. Zakonisht bëhem shumë e prapë me të panjohurit”, thuhet në profilin e saj.

Vetë Copeland, përcjell Shekulli, e cila është grua e martuar, është shprehur se nuk e dinte sesi fotot e saj kishin përfunduar në një faqe të tillë.

Ajo jeton në zonë të qetë në West Yorks, Britani, dhe është e martuar me një këshilltar të Bashkisë së Bradfordit./a.m.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZYRTARE/ Balaj transferohet në kampionatin rus te Terek Grozny

0

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka kompletuar transferimin te ekipi rus Terek Grozny.

25-vjeçari deri më tani ka luajtur për ekipin kroat Rijeka ndërsa në sezonin e ri do të luajë në ligën ruse, në të cilën tashmë luan kosovari Bernard Berisha për Anzhin.

“Tani jam lojtar i Terek Groznyt. Faleminderit Shkumbin Qoromemetin që e bëri të mundur këtë transferim”, ka thënë Balaj në një postim në Instagram.

bekim balajbekim-balaj-edhe-zyrtarisht-n-euml-klub-t-euml-ri_hd.jpg

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata u përgjigjet pyetjeve të Tahirit, sqaron pse u caktua Aliaj

0

Gjykata e Tiranës u ka dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lidhur me procedurat e caktimit të gjyqtarit Arjan Aliaj në gjykimin e kreut të policisë, Haki Cako.

Kryetari i kësaj Gjykate, Fatri Islamaj sqaron se kërkesat penale gjatë hetimeve paraprake nuk i nënshtrohen shortit, por gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i caktuar me Urdhër të Kryetarit të Gjykatës sipas planifikimit.

pyetja tahiri

Gjykata e Tiranës konfirmon se gjyqtari i planifikuar për të zhvilluar masat e sigurimit për datën 06.06.2016 e ka qenë Adriatik Bocaj, por ai ka kërkuar përjashtimin nga masat e sigurimit për arsye serioze shëndetësore të vëllait të tij, i cili do t’i nënshtrohej një operacioni në kokë. Për këtë arsye Bocaj është zëvendësuar me gjyqtarin Arjan Aliaj.

“Theksojmë se ky zëvendësim i bërë brenda të gjithë kompetencave dhe detyrimeve që ligji i ngarkon Kryetarit të Gjykatës është bërë përpara se të paraqiteshin kërkesat e Prokurorisë për masat e sigurimit për punonjësit e policisë të paraqitura disa orë më vonë.”- thuhet në deklaratën e Gjykatës së Tiranës.

REAGIMI I PLOTE I GJYKATES SE TIRANES

Duke marrë shkak nga pyetjet publike të ngritura nga Ministri Tahiri lidhur me procedurat e caktimit të gjyqtarit Arjan Aliaj në gadishmërinë për të shqyrtuar kërkesat në fazën e hetimeve paraprake, Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sqaron opininin publik si vijon.

Bazuar në nenin 18 të Ligjit Nr. 9877 datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimit Nr. 238/1/a datë 24.12.2008 “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore” (neni 1 paragrafi 2) të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesat penale gjatë hetimeve paraprake nuk i nënshtrohen shortit por gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i caktuar me Urdhër të Kryetarit të Gjykatës sipas planifikimit. Edhe masat e sigurimit te dhëna nga gjyqtari A.Aliaj me datë 06.06.2016 ndaj shtetasve H. Çako, A. Duka dhe E. Xhelilaj në aspektin procedurial klasifikohen si kërkesa penale të paraqitura nga Prokuroria gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Në kuadër të transparencës së plotë me publikun dhe Institucionet shtetërore sqarojme se në kalendarin e planifikimeve të gjyqtarëve të gatshëm për muajin Qershor 2016 (të përpiluar në datën e 31 Maj 2016) gjyqtari i planifikuar për të zhvilluar masat e sigurimit për datën 06.06.2016 e ka qenë gjyqtari Adriatik Bocaj.

Por në mëngjesin e datës 06.06.2016 ora 08.15 min gjyqtari Adriatik Bocaj ka paraqitur një kërkesë drejtuar Kryetarit të Gjykatës ku kërkonte përjashtimin nga masat e sigurimit për arsye serioze shëndetësore të familjarit të tij. Ky gjyqtar ka venë në dijeni me shkrim Kryetarin e Gjykatës për pamundësinë për të qenë prezent në detyrë për shkak se duhet të ishte prezent në ndërhyrjen kirurgjikale në kokë të vëllait të tij dhe planifikonte që të mos jetë në gjykatë edhe në datat 07 dhe 08 Qershor.

Në këto kushte brenda të gjitha kompetencave dhe detyrimeve ligjore nga Kryetari i Gjykatës janë marrë masat për zëvendësimin e këtij gjyqtari me gjyqtarin Arjan Aliaj me urdhrin Nr. 8406 dt. 06.06.2016 ku arsyet e zëvendësimit janë cituar në këtë urdhër dhe bashkëngjitur ka dhe kërkesën e bërë nga gjyqtari A.Bocaj. Theksojmë se ky zëvendësim i bërë brenda të gjithë kompetencave dhe detyrimeve që ligji i ngarkon Kryetarit të Gjykatës është bërë përpara se të paraqiteshin kërkesat e Prokurorisë për masat e sigurimit për punonjësit e policisë të paraqitura disa orë më vonë.

Kryetari Fatri ISLAMAJ

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

VIDEO/ 10 momentet e paharrueshme në historinë e evropianëve

0

Kampionatet evropiane sjellin shumë emocione dhe gjëra të bukura, ndërsa aty futen edhe momentet më të paharruara që ka sjellë futbolli.

Goal.com ka zgjedhur dhjetë momentet më të bukura dhe të paharruara që kanë ndodhur në Kampionatet Botërore.

Nga goli i Antonin Panenkas e deri te golat e Marco van Baste, Oliver Bierhoff e Mario Balotellit, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund t’i gjeni dhjetë momentet më fantastike që i kanë ndodhur në Kampionatet Evropiane.

Goli i çmendur i Paul Gascoigne kundër Skocisë

gasa

Dikur njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Gascoign, kishte inspiruar Anglinë në vitin 1996. Ai shënoi gol fantastik kundër Skocisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=t8OlfG1dF3w?feature=oembed]

Panenka e Pirlos

pirlos panenka

Italia ishte duke humbur 2-1 në ekzekutimin e penalltive, ndërsa Andrea Pirlo me një goditje të bukur i dha zemër Italisë për ta dërguar në gjysmëfinale.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=V83xAuWbqBk?feature=oembed]

Goditja magjike e Zlatan Ibrahimovic

ibra

Në vitin 2004, Zlatan Ibrahimovic kishte shënua një gola akrobatik për ta mposhtur Italinë 1-0. Italia ishte eliminuar në fazën e grupeve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AeXKyj2ggwM?feature=oembed]

Goli i Artë i Oliver Bierhoff

oliver-bierhoff

Sulmuesi gjerman që në atë kohë luante me Udinesen u fut në lojë në pjesën e dytë ku Gjermania ishe duke pësuar humbje 1-0 nga Çekia. Ai barazoi rezultatin, ndërsa në vazhdime shënoi ‘Golin e Artë’.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Z0DjctFQwqE?feature=oembed]

Paraqitja e jetës për Mario Balotellin

mario

Konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj një botë, por sot ai nuk është fare i tubuar me Italinë për këtë kampionat. Para katër viteve ai shënoi dy herë për ta eliminuar Gjermaninë në gjysmëfinale.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KICq75scyaI?feature=oembed]

Gol i madh nga Platini

platini

Franca ishte duke humbur 2-1, ndërsa barazuan pak para fundit. Ishte Platini ai që iu dha fitoren francezëve në këtë ndeshje gjysmëfinale.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nOn7jr9fkkQ?feature=oembed]

Panenka origjinal

panenka 1

Antonin Panenka në finalen e vitit 1976 ka shënuar një penallti që do të mbetet gjithmonë në histori. Pas penalltive Çekosllovakia u shpall kampion i Evropës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Bd1Hr96IenI?feature=oembed]

Greqia shokon Evropën

greqia

Viti 2004 solli befasinë e madhe të futbollit. Greqia fitoi evropianin. Në çerekfinale ata mposhtën Francën në një ndeshje ku ishin totalisht inferior.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XJyV-PM74b8?feature=oembed]

Voleja e Van Basten

van basten

Holanda ka fituar vetëm një turne madhorë, atë të viti 1988. Në finale Marco van Basten kishte shënuar një gol fantastik me volej.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ARA133i5Oc8?feature=oembed]

Mrekullia daneze

danimarka

Danimarka ishte ftuar në vitin 1992 në kampionatin evropian pas përjashtimit të Jugosllavisë. Ata fituan evropian duke çmendur botën e futbollit. Në finale mposhtën Gjermaninë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oJ8MefDj5Uo?feature=oembed]

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Frika nga terrorizmi, Boateng nuk e merr familjen në Francë

0

Jerome Boateng nuk do të marrë me vetë familjen në stadium gjatë Kampionatit Evropian. Mbrojtësi i Gjermanisë ishte në fushën e “Stade de Francë” në Paris, më 13 nëntor 2015, kur u dëgjuan shpërthimet e bombave jashtë stadiumit dhe skuadra u detyrua ta kalonte gjithë natën në dhomën e zhveshjes.

Boateng feston fitoren e botërorit me vajzat në Brazil
Boateng feston fitoren e botërorit me vajzat në Brazil

“Familja dhe fëmijët e mi nuk do të vijnë në stadium, mendoj se rreziqet janë të mëdha. Është një mëkat që duhet të përballemi më një problem kaq të madh. Kohët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra, të cilat të bëjnë të reflektosh. Dua të përqendrohem vetëm te loja, do të ndihem më i qetë nëse familja nuk do të jetë në stadium”, u shpreh Boateng, baba i dy vajzave binjake 5-vjeçare në një intervistë për Sport Bild.

BW/d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FOTOT/ Pranë finalizimit Unaza e Vogël, Veliaj: Tirana nuk ndalet, kush pengon gabon!

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj postoi në Facebook disa foto nga aksioni i IKMT për shembjen e godinës së vjetër të INSIG, pjesë e projektit për Unazën e Vogël.

Veliaj shkruan se Tirana nuk ndalet, dhe ky është vetëm fillimi.

“Tirana NUK ndalet, kush pengon, gabon! Falëminderit kolegëve të IMT dhe Zjarrfikëses për profesionalizmin. Unaza e Vogël pranë fundit. Ky është vetëm fillimi! ‪#‎Tirana1VitNePune”, shkruan Veliaj.

13346200_10154256114126926_110813554992300781_o13340244_10154256113766926_5948499224807621323_o13392204_10154256114401926_6334879312088342574_o13340213_10154256113681926_3011234895331659792_o13392083_10154256114571926_5902914352642631770_o13392254_10154256114266926_6463970601053878974_o13416844_10154256114021926_3811005810594949859_o13403267_10154256126351926_5983993939682791176_o13417013_10154256114121926_4707761117523856235_o13404025_10154256113786926_6647338913809295583_o13418515_10154256114651926_7629194983860544268_o

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhuna, grusht fytyrës një vajze në Tiranë (VIDEO)

0

Një tjetër video dhune ndaj femrave, këtë herë në Tiranë.

Një djalë i ri duket teksa godet dhunshëm me grusht në fytyrë një vajzë të re. Ngjarja ka ndodhur diku midis Urgjencës dhe stadiumit “Selman Stërmasi”.

d.i.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=r1055Afigx0]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 08 Qershor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx