E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet ERE miraton rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë, preken mijëra biznese...

ERE miraton rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë, preken mijëra biznese në treg të lire

0
38

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në tension 35, 20, 10, 0.4 kv.

Në mbledhjen e fundit Bordi vendosi që pas aplikimit të OSSh pjesë e OSHEE group të miratonte tarifën 1.55 lekë/kWh nga 1.5 lekë që është aktualisht. OSSh kishte kërkuar një tarifë 2.62 lekë.

Për tarifën e shpërndarjes në tension 20,10,6 kv Enti miratoi tarifë 3.99 lekë nga 3.9 lekë qe është aktualisht. OSSh kishte kërkuar në fakt një tarifë 4.14 lekë/kWh.

Për tarifën e shpërndarjes në tension 0.4 lekë tarifa e re u vendos 6.42 lekë nga 4.79 lekë/kWh që është aktualisht. Nga OSSh u kërkua 7.37 leke/kWh.

Tarifa mesatare është lënë bë fuqi ajo aktuale prej 6.69 lekë.

Rritja e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit prekin direkt bizneset në treg të lirë te cilat përveç kostove të energjisë që janë rritur deri në 4 herë do të kenë dhe kosto të reja shtesë. Tarifat do të jenë në fuqi nga 1 maji 2022 deri në fund të këtij viti./Monitor

Zjarr Tv Ad