E martë, Gusht 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Europol hap zyrën në Tiranë, Lleshaj kërkon rritje të shkëmbimit të informacionit

Europol hap zyrën në Tiranë, Lleshaj kërkon rritje të shkëmbimit të informacionit

0
14

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon kur Europol do të ketë një zyrë të tij.  Në ceremoninë e hapjes së zyrës  së oficerit ndërlidhes  të Europol, Ministri i Brendshëm tha se thellimi i integrimit dhe lëvizjes së lirë na vë edhe përpara sfidave për forcimin e sigurisë.

Sandër Lleshaj: Hapja e zyrës së Europol në Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe pozitive. Në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur 160%. Tendenca vazhdon me po të njëjtin ritëm rritje. Mjafton vetëm kjo shifër për të treguar nivelin e jashtëzakonshëm që ka arritur lëvizja e njerëzve dhe mallrave.Thellimi i integrimit nuk e cënon sigurinë po e forcon atë, por me një kusht. Thellimi i integrimit duhet të shoqërohet dhe nga rritja e pandalshme  dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit dhe informacionit. Duhet të sigurojmë që kjo të mos ndodhë vetëm në nivelin e deklaratave politike por edhe praktikën e përditshme.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe Ambasadori i BE-së dhe Drejtoresha Ekzekutive e Europol.

Zjarr Tv Ad