E martë, Gusht 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Evi Kokalari tregon marrëdhënien që ka me ambasadoren Yuri Kim pas shpalljes...

Evi Kokalari tregon marrëdhënien që ka me ambasadoren Yuri Kim pas shpalljes ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH

0
83
Zjarr Televizion Adccccc

Aktivistja Evi Kokalari, e cila i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, foli sot në emisionin ‘Breaking’ edhe për marrëdhënien e saj me ambasadoren Yuri Kim.

Kokalari ka sqaruar se rreshtimi i saj përkrah Sali Berishës, nuk ka ndikuar fare dhe raportet e saj me ambasadoren Yuri Kim vijojnë të jenë të njëjta.

Deklarata e Kokalarit:

“Marrëdhëniet i kemi. E ndjekura në rrjetet sociale ka qenë shumë më parë dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe prezanton ata që janë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo do ndjek politikën e tyre sepse kështu duhet.

Nëse doni të lini fajin ja linin administratës së Joe Biden jo ambasadores. Me të jam takuar rastësisht pas Foltores, asnjë takim i organizuar. Ajo e di pozicionin tim dhe e di çfarë bëjë, ashtu siç respektoj unë pozicionin e saj.“- u shpreh Evi Kokalari.

Zjarr Tv Ad